News That Matters

SHQIPËRI

Reciprociteti me Serbinë, reagon Sali Berisha

Reciprociteti me Serbinë, reagon Sali Berisha

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI
21/09/2021 14:12 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, në çështjen e targave të veturës. Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka përshëndetur këtë vendim, derisa ka thënë se reciprociteti i vendosur nga Kosova u imponua nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targa të Kosovës. “Përshëndes këtë masë të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiq dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiq”, ka shkruar Berisha Postimi i plotë: Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbinë. Të dashur miq, Republika e Kosovës vendosi dje reciprocitetin me Serbinë...
“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, thirrja që përhapi panik në Golem

“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, thirrja që përhapi panik në Golem

LAJME, SHQIPËRI
20/09/2021 09:43 Një 18 vjeçar është kapur në flagrancë duke bërë thirrje që përhapën panik tek banorët dhe pushuesit në Golem. Policia sqaron se kanë nisur hetimet për 18-vjeçarin me iniciale G.A., i cili në Golem me një autoparlant ka bërë thirrje që të gjithë të dilnin jashtë se do të binte tërmet. “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, mësohet të ketë thënë disa herë i riu me autoparlant duke ngjallur panik tek banorët. Për të riun materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”./tvklan
Rama: Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Rama: Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

LAJME, SHQIPËRI
18/09/2021 12:45 Në mbledhjen e parë të qeverisë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Sipas Ramës, ato kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e FA. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se janë duke punuar me ministrin e Mbrojtjes për të krijuar një njësi të kampionëve Të Forcave të Armatosura, transmeton KultPlus. “Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e Mbrojtje j...
Sot mbledhja e parë e qeverisë “Rama 3”, këto janë vendimet që do të merren

Sot mbledhja e parë e qeverisë “Rama 3”, këto janë vendimet që do të merren

LAJME, SHQIPËRI
18/09/2021 10:52 Qeveria “Rama 3” në mbledhjen e parë pritet që të marrë disa vendime. Në një njoftim nga Kryeministria bëhet me dije se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave do të miratohet vendimi “Për bashkëqeverisjen”, për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Po ashtu do të merret vendimi për “ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”. Vendimet që pritet të merren sot në mbledhjen e qeverisë: Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së S...
The Sun: Tirana, vendi më i lirë për t’i kaluar pushimet

The Sun: Tirana, vendi më i lirë për t’i kaluar pushimet

KURIOZITETE, SHQIPËRI
18/09/2021 10:02 Gazeta britanike, “The Sun”, ka shkruar një artikull për vendet më të lira për pushime në Evropë, ku Tirana renditet e para në listë. “Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, kryesoi listën e qyteteve më të lira këtë vit, ku mesatarja e pushimit të fundjavës kushton vetëm një të tretën e pushimit në qytetet me çmimet më të larta, si Reykjavik në Islandë dhe Oslo në Norvegji”. “Në Tiranë, akomodimi i dy netëve në një hotel, një vakt në mbrëmje me verë dhe ndonjë gjë interesante, ndër artikujt dhe aktivitetet e tjera tipike të pushimeve të qytetit, do të kthejë një udhëtar mesatar vetëm 155 euro”. “Dhe nëse doni të shkoni, tani është koha për të rezervuar”, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. “I njëjti vakt me tre pjata këtu kushton mesatarisht 45 euro, që është dukshëm...
Ditën e sotme, pritet të mbahet ceremonia e betimit e qeverisë Rama 3 në presidencë

Ditën e sotme, pritet të mbahet ceremonia e betimit e qeverisë Rama 3 në presidencë

LAJME, SHQIPËRI
18/09/2021 09:41 Ditën e sotme, rreth orës 10:00 pritet të mbahet ceremonia e betimit në presidencë e qeverisë Rama 3. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i cili do të hedhë firmën i pari mbi dekretin për të drejtuar qeverinë. Më pas 16 ministrat ku 12 prej tyre janë gra. I gjithë kabineti i ri qeverisës do të mbërrijë si një grup i vetëm duke ecur nga kryeministria në drejtim të presidencës. Pas ceremonisë së betimit sipas traditës, Presidenca do të organizojë edhe një kokteil. Pas përfundimit të kësaj ceremonie e gjithë qeveria do t’i drejtohet selisë së këshillit të ministrave ku në ora 10:30 parashikohet mbledhja e parë e qeverisë Rama 3. Pritet me interes të shikohet se cilat do jenë vendimet e para të qeverisë së re të firmosura nga Edi Rama. Ditën e djeshme, kryeministri Ed...
Kurti i ka dërguar letër urimi Edi Ramës, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeministër i Shqipërisë

Kurti i ka dërguar letër urimi Edi Ramës, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeministër i Shqipërisë

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI
17/09/2021 15:18 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi Edi Ramës, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeministër i Shqipërisë. Siç thuhet në komunikatë, Kurti ka theksuar se ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe integrimin e tregut, duke hequr barrierat mes shqiptarëve. Kryeministri Kurti i uroi suksese gjatë mandatit qeverisës dhe e ftoi Kryeministrin Rama të vizitojë Kosovën për të diskutuar rreth përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive. Letra e plotë e Kryeministrit Kurti: Shkëlqesia Juaj, Me ...
Rama i përgjigjet opozitës: 400 familje jetojnë në çadra me dëshirën e tyre

Rama i përgjigjet opozitës: 400 familje jetojnë në çadra me dëshirën e tyre

LAJME, SHQIPËRI
17/09/2021 09:25 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij përmbyllëse në Kuvend në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pas mbylljes së seancës maratonë dhe votimit të qeverisë, Rama iu përgjigj opozitës, e cila braktisi sallën për akuzat e tyre ndaj të prekurve nga tërmeti. Kreu i qeverisë tha se janë 400 familje që kanë zgjedhur me dëshirën e tyre të qëndrojnë në çadër, por ndërkohë marrin edhe bonusin e qirasë. “Nuk do e kisha marrë fjalën nëse s’do kisha dëgjuar se njerëzit janë në çadra se na duheshin për të marrë votën. Sot në çadra janë 400 familje, të cilat kanë zgjedhur qysh në ditën e parë të qëndrojnë në çadër për shkak të largësisë nga qyteti dhe për shkak të afërsisë me tokën dhe gjënë e gjallë, aktivitetin e tyre bujqësor. Për 400 familjet që janë në çadra ...
Sot pritet prezantimi i programit qeverisës dhe votimi i kabinetit ‘Rama 3’

Sot pritet prezantimi i programit qeverisës dhe votimi i kabinetit ‘Rama 3’

LAJME, SHQIPËRI
16/09/2021 09:00 Kuvendi i Shqipërisë sot do të zhvillojë një seancë maratonë ku pritet që të bëhet dhe prezantimi i programit qeverisës dhe përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 3”. Në rendin e ditës është parashikuar paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave. Po ashtu pritet, gjatë seancës plenare, e cila mund të zgjasë në një afat të pacaktuar pritet që të zhvillohet një debat mbi programin politik. Seanca plenare do të ndahet në tri pjesë, ku në të parën, e cila nis në 10:00, do të prezantohet programi nga Edi Rama, në të dytë, që nis në orën 13:00, do të ngrihen pyetje nga deputetët në sallën dhe në orën 16:00 do të bëhet votimi i programit dhe qeverisë së re. Në këtë seancë parlamentare, kryeministri Rama do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve për t’i...
div.meta-author { display:none; }