News That Matters

SHQIPËRI

6 të vdekur dhe 475 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

6 të vdekur dhe 475 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI
09/10/2021 19:22Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 475 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se kanë humbur jetën tre qytetarë nga Fieri, të moshave 52-80 vjeç, një qytetar nga Kolonja 68 vjeç, një qytetare nga Lushnja 68 vjeçe dhe një qytetar nga Berati 70 vjeç. Në njoftimin e përditshëm për mediat theksohet se janë kryer 3244 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 475 qytetarë. Mësohet se 198 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Tiranë, nga 24 qytetarë në Fier, Durrës, 21 në Shkodër, 17 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Vlorë, Sarandë, nga 14 qytetarë në Elbasan, Kamëz, 12 në Berat, 10 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Krujë, nga 7 qytetarë në Kor...
Arrestohet drejtori i RTSH-së dhe tre punonjës tjerë për korrupsion

Arrestohet drejtori i RTSH-së dhe tre punonjës tjerë për korrupsion

LAJME, SHQIPËRI
09/10/2021 12:00Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit për korrupsion në tendera. Bëhet fjalë për tenderin e blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro me vlerë limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Së bashku me Gëllçin në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia. Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar liroi në maj të këtij viti nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, pasi i mabroi mandati i qëndrimit në detyrë. Këshilli Drejtuesi i RTSH votoi me 8 vota pro shkarkimit të Thoma Gëllçit, dhe miratoi që drejtimi t’i kalojë zv.drejtorit Martin Leka. Thoma Gëll...
Shkodër:Të shtëna me armë zjarri, plagoset 24-vjeçari

Shkodër:Të shtëna me armë zjarri, plagoset 24-vjeçari

LAJME, SHQIPËRI
08/10/2021 10:27 Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mushan të Shkodrës. Për pasojë është plagosur një 24-vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë forcat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të të shtënave me armë. “Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes”, njofton policia. /Tch/
Shqipëri: 7 të vdekur dhe 445 raste të reja nga covid-19

Shqipëri: 7 të vdekur dhe 445 raste të reja nga covid-19

LAJME, SHQIPËRI
08/10/2021 18:50Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërkohë që 445 të tjerë rezultuan pozitivë nga 3500 testime të kryera në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë ende 7548 pacientë aktivë me koronavirus. Rastet e reja sipas qyteteve: 192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, ...
Rama: Shpallim emergjencën energjetike, piku i krizës në mesin e vitit 2022

Rama: Shpallim emergjencën energjetike, piku i krizës në mesin e vitit 2022

LAJME, SHQIPËRI
08/10/2021 10:20Qeveria mbajti këtë të premte një mbledhje jashtë rendit, pasi ka deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u shpreh se ditën e nesërme do të prezantohet plani për të përballur këtë situatë. Rama theksoi se piku i krizës pritet të jetë në mesin e vitit të ardhshëm, ndërsa shtoi se edhe pas kësaj periudhe çmimi nuk pritet të kthehet aty ku është aktualisht. “Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit për të marrë një vendim, për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot, me këtë vendi...
7 viktima nga coronavirusi në Shqipëri

7 viktima nga coronavirusi në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI
10/05/2021 20:00Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që 617 të tjerë rezultuan pozitivë nga 3507 testime të kryera. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë ende 8396 pacientë aktivë me COVID-19. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 207, pasuar nga Shkodra me 53, Fieri 33, Lushnja 28, Elbasani 25 etj. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID shtatë qytetarë: 1 qytetare nga Kruja 41-vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43- vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59-vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62-vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79-vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të mosha...
Vetëdorëzohet në polici autori që vrau 19 vjeçaren në Tuz

Vetëdorëzohet në polici autori që vrau 19 vjeçaren në Tuz

LAJME, SHQIPËRI
04/10/2021 10:00 28-vjeçari Ilir Gjokaj, i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçares, Sheila Bakija në Mal të Zi është vetëdorëzuar në polici. Pas ngjarjes në Tuz, Gjokaj u arratis dhe u fsheh, ndërkohë që u vetëdorëzua në orët e vona të ditës së djeshme. Ai ishte i fejuar me 19-vjeçaren, kur kjo e fundit bëri kallëzim në në polici se Gjokaj po e kërcënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit dhe nuk u dënua. Mediet malazeze shkruajnë se Gjokaj e kërcënoi atë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh me dikë tjetër”. Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19 vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai/ TCH ...
Rikthehet mësimi normal në shkollat e Shqipërisë

Rikthehet mësimi normal në shkollat e Shqipërisë

LAJME, SHQIPËRI
04/10/2021 09:14 Ashtu siç u lajmërua edhe më herët nga dita e sotme procesi i mësimit në shkollat e Shqipërisë do të nisë normalisht dhe do të kthehen orët 45-minutëshe. Ndonëse, mësimi kthehet në kohën e para pandemisë, rregullat e thjeshta të distancimit, higjienës do të vijojnë të jenë në fuqi. Rikthimi i mësimit në kushtet normale erdhi pas një presioni të ushtruar nga prindërit të cilët po hasnin vështirësi me fëmijët e tyre si për çështjen e të nxënit ashtu dhe për shoqërimin e tyre apo marrjen nga shkolla. Në njoftimin e dhënë më 1 tetor, ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se deri tani janë 88% e mësuesve të vaksinuar kundër koronavirusit. Vendimi për rinisjen e shkollave në kushte normale u mor pas konsultimeve të Ministria e Arsimit zhvilloi me Ministrinë...
Shqipëri:Vaksinimi i studentëve bëhet i detyrueshëm

Shqipëri:Vaksinimi i studentëve bëhet i detyrueshëm

LAJME, SHQIPËRI
03/10/2021 14:31 Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri dha një vendim për vaksinimin e studentëve është i detyrueshëm. Sipas këtij vendimi studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit Covid-19 apo kartën e vaksinimit, për të hyrë në institucionet e arsimit të lartë, duke filluar nga data 11 Tetor 2021. Në urdhrin e mëparshëm Ministria e Shëndetësisë kishte përcaktuar se “Për studentët që nuk paraqesin Certifikatën e Vaksinimit COVID-19, drejtuesit e Institucioneve të Arsimit Universitar të marrin masa për ofrimin e studimit në platforma alternative, duke filluar nga 11 Tetori”. Nëpërmjet këtij urdhri, studentët që nuk do vaksinoheshin do kishin mundësi që të bënin mësim online. Por me ndryshimin që iu bë këtij dokumenti më 27 Shtator, i cili mban firmën e Ministres së Shëndetësi...
Misteri i tragjedisë që tronditi Tiranën

Misteri i tragjedisë që tronditi Tiranën

LAJME, SHQIPËRI
03/10/2021 09:45 Një ngjarje mjaft e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, në zonën e Gjykatës së Tiranës, afër rrugës Myslym Shyri. Një vajzë e re, me ngjyrë, doli e mbytur në gjak në hyrjen e një Pallati duke kërkuar ndihmën e banorëve që ndodheshin aty. E reja dërgohet me urgjencë në spital por humbet jetën sapo mbërrin. Vetëm pas pak çastesh një i ri hidhet nga kati i tetë i të njëjtës ndërtesë dhe humb jetën në vend. Ai e kishte ndjekur për pak kate vajzën në zbritjen e saj pastaj ishte kthyer në apartament dhe ishte hedhur nga ballkoni i katit të tetë. Policia ne vendngjarje Tronditja që dha ngjarja ishte e madhe. Çfarë kishte ndodhur në atë pallat të rastësishëm ku dy të dashuruarit kishin vendosur të takoheshin për herë të fundit në jetën e tyre të shkurtër? Sipas informaci...
div.meta-author { display:none; }