News That Matters

SHQIPËRI

Në fund të nëntorit bëhen bashkë dy qeveritë shqiptare

Në fund të nëntorit bëhen bashkë dy qeveritë shqiptare

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI
20/10/2021 15:29 Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët në fund të muajit nëntor të këtij viti. Në këtë mbledhje që do të zhvillohet në Durrës, do të rikalohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani mes palëve. Në total, bëhet fjalë për rreth 86 marrëveshje. Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e dy qeverive. E fundit, u organizua në Tiranë në fillim të tetorit 2020, kur kryeministër i Kosovës ishte Avdullah Hoti./A2
E konfirmuar: Shqipëria në hapësirë në muajin mars 2022, Rama publikon pamjet e satelitëve

E konfirmuar: Shqipëria në hapësirë në muajin mars 2022, Rama publikon pamjet e satelitëve

LAJME, SHQIPËRI
20/10/2021 12:55 Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se sateliti ‘Albania 1’ do të lëshohet në hapësirë në muajin mars ndërsa sateliti ‘Albania 2’ do të lëshohet në hapësirë në muajin qershor të vitit 2022. Në videon e publikuar nga Rama shihen pamjet e lëshimit të Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. “Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.” dëgjohet të thotë Rama. ” Pra jemi këtu. “Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë. “Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë. Kryeministri Edi R...
Disa nga qytetet që kanë konsumin më të lartë të drogës në Shqipëri

Disa nga qytetet që kanë konsumin më të lartë të drogës në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI
19/10/2021 20:12 Shqipëria nuk është më vetëm një vend tranzit për drogat e forta, por edhe një strehë në zgjerim për përdoruesit e tyre. Emisioni “Unpublished” ka hulumtuar mbi përdorimin e kokainës në vendin tonë. Kokaina klasifikohet ndër lëndët narkotike të luksit, edhe për shkak të çmimit të saj të lartë, ndryshe nga drogat e tjera si hashashi p.sh. Por asgjë nuk po i ndal të rinjtë shqiptarë t’i hyjnë rrugës së konsumit të kokainës. Raportuesja për Shqipërinë në Evropë e përdorimit të lëndëve narkotike, mjekja toksikologe Esmeralda Thoma, e veçon përdorimin e kokainës duke e kategorizuar me fjalët, epidemia e re. “Momentalisht dhe për vendin tonë dhe për SHBA dhe Europën Perëndimore po flitet të paktën këto 3-4 vitet e fundit, po flitet për një epidemi kokaine, pra përdorimi i ...
Edi Rama hap llogari në TikTok

Edi Rama hap llogari në TikTok

LAJME, SHQIPËRI
19/10/2021 11:22 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hapur llogari zyrtare edhe në TikTok. Pas aktivitetit të tij në Facebook dhe Instagram, Rama tashmë poston edhe në rrjetin i cili u bë më i përdoruri gjatë pandemisë. Kryeministri shqiptare ka ndarë disa video me ndjekësit në TikTok, të cilat po i promovon edhe në Instagram.
Një i vdekur dhe një i plagosur në rrugën Lezhë-Shkodër

Një i vdekur dhe një i plagosur në rrugën Lezhë-Shkodër

LAJME, SHQIPËRI
19/10/2021 10:50 Një aksident i ndodhur në orët e para të mëngjesit përgjaku sërish aksin Lezhë-Shkodër. Dy automjete u përplasën kokë më kokë në afërsi të fshatit Dajç ku mbeti i vdekur një person dhe i plagosur rëndë një tjetër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./ TCh
Gërvalla në Tiranë, i kërkon Xhaçkës më shumë koordinim për qasjen ndaj Serbisë

Gërvalla në Tiranë, i kërkon Xhaçkës më shumë koordinim për qasjen ndaj Serbisë

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI
18/10/2021 13:19 Më shumë bashkëpunim dhe koordinim të të gjithë vendeve të rajonit ndaj politikave agresive serbe, këtë e ka kërkuar Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në takimin me homologen e saj Olta Xhaçkën në Tiranë. Nga ana tjetër, Xhaçka deklaroi se Kosova do të jetë gjithnjë në prioritetet e Shqipërisë, ndërsa shtoi se përparësi momentale është angazhimi në nismat rajonale. “U angazhuam për zbatimin e plotë të marrëveshjes mes dy ministrive të Jashtme, mbi bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme nëpërmjet harmonizimit të aksioneve, diplomacisë mbi arritjen e objektivave strategjikë kombëtarë, ku përparësi mbetet anëtarësimi i Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe në organizatat ndërkombëtare. Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah...
Tërmet në Shqipëri, qytetarët të frikësuar dalin jashtë shtëpive

Tërmet në Shqipëri, qytetarët të frikësuar dalin jashtë shtëpive

LAJME, SHQIPËRI
17/10/2021 10:43 Tërmeti është ndjerë 52 km në veriperëndim të Tiranës dhe 6 km në veri të Lezhës. Tërmeti ishte i magnitudës 5 të shkallës rihter, me qendër në Lezhë, por është ndjerë edhe në Tiranë dhe zonat përreth. Nuk dihet ende nëse ka dëme apo të lënduar, por raportohet se lëkundjet janë ndjerë shumë në Lezhë, ku njerëzit të panikosur kanë dalë jashtë shtëpive të tyre.
Vdes gazetari i njohur nga Shqipëria

Vdes gazetari i njohur nga Shqipëria

LAJME, SHQIPËRI
16/10/2021 12:40 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, Artjan Tepelena. “Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve! Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion. Të prehet në paqe”, ka shkruar ai në Facebook.
Konflikt për tavolinë në lokal, pezullohen dy mësueset në Tiranë

Konflikt për tavolinë në lokal, pezullohen dy mësueset në Tiranë

LAJME, SHQIPËRI
12/10/2021 10:04 Ministria e Arsimit në Shqipëri ka pezulluar nga detyra dy mësueset e përfshira në konfliktin e ditës së djeshme pranë shkollës “Andon Zako Cajupi”. Menjëherë pasi ka konfirmuar zyrtarisht nga organet kompetente përfshirjen e dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi” në ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen urgjente të komisionit të etikës për vlerësimin e rastit në fjalë. Në njoftimin e saj publik Zyra Arsimore thekson se: “Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cënojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucione...
Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë

Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë

LAJME, SHQIPËRI
10/10/2021 10:17 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe për dialogun që po zhvillohet mes tyre për arritjen e një marrëveshje finale. Rama tha për televizionin spanjoll RTVE se procesi i pajtimit nuk mund të jetë plotësisht i qetë dhe pa tensione. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë. “Tensionet janë pjesë e këtij procesi. Ne nuk mund të presim që një proces paqeje të përparojë qetësisht dhe pa tensione. Këtu lajmi i mirë është se tensionet lindin por edhe treten pasi të dy palët, sidoqoftë, komunikojnë dhe përpiqen të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe sepse kemi ...
div.meta-author { display:none; }