News That Matters

SHQIPËRI

Rama: Më 28 nëntor nis ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

Rama: Më 28 nëntor nis ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

LAJME, SHQIPËRI
28/10/2021 20:08 Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë të ditur se më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë, do të hapet kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Projekti i aeroportit të Vlorës është shtyrë disa herë dhe për këtë qeveria ka thënë se ka ndodhur si pasojë e krizave të shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia. Në Facebook, Rama bëri të ditur edhe se më 29 nëntor hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit. Këtë njoftim, kryeministri e bëri më herët gjatë kësaj të enjteje në Kuvend, duke e marrë këtë projekt si shembull përse, sipas tij, Partneriteti Publik Privat është në të mirë të qytetarëve. “Nuk kompleksohem fare nga çfarë thoni ju. Por faktet flasin dhe më 29 nëntor hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit, me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit, për shkak të përbërjes g...
Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohet 19 vjeçari në Kukës

Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohet 19 vjeçari në Kukës

LAJME, SHQIPËRI
27/10/2021 10:26 Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm në drejtim të Kosovës, me destinacion vendet e BE-së. “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Rrugore të Autostradës Kalimash-Morinë, kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së. Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Tiranë”. “Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij tip “Hyundai”, emigrantë...
Tiranë: Burri rrah gruan, ajo hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës

Tiranë: Burri rrah gruan, ajo hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës

LAJME, SHQIPËRI
26/10/2021 14:34 Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona gjatë ditës së djeshme, ndërsa 2 të tjerë u proceduan për vepra të ndryshme penale. Dy nga të arrestuarit janë vëllezër. Atyre iu vunë prangat pasi qenë dëshmitarë të një momenti kur një person qëlloi me grusht policin, por kur u pyetën për identitetin e tij, refuzuan të bashkëpunojnë. Ndërkohë, një 33-vjeçar u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. E frikësuar nga dhuna, ajo është hedhur nga ballkoni i banesës duke pësuar dëmtime trupore. E reja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i një 56-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, Forca e Posaçme “Shqiponja” gjeti dhe sekuest...
Meta reagon për helmimin masiv në Krujë

Meta reagon për helmimin masiv në Krujë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
26/10/2021 11:33 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas helmimit masiv nga uji I pijshëm në Krujë. Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se kjo gjendje duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia. “Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia. Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin! Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe...
Krujë: 320 persona helmohen nga uji i pijshëm

Krujë: 320 persona helmohen nga uji i pijshëm

LAJME, SHQIPËRI
26/10/2021 11:22 320 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm në Krujë. Nga mbrëmja e kaluar dhe deri më tani kanë kërkuar asistencë mjekësore pranë spitalit për mjekim 150 persona, ndërsa nga dita e diel dhe deri mbrëmjen e djeshme, 173 qytetarë janë paraqitur në spital. Në total numri i të prekurve nga ky helmim, ende pa shkak, ka shkuar në 320. Pacientët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Ata pohojnë se kanë pirë ujë nga ai që i vjen në çezma. Ndërkohë ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura. Policia e Krujës ka ngritur një grup pune për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut të...
Meta dekoron Prof. Dr. Eqrem Zenelaj me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Meta dekoron Prof. Dr. Eqrem Zenelaj me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

LAJME, SHQIPËRI
25/10/2021 15:55 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarin e tij në “Facebook” ka njoftuar se sot ka vlersuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Eqrem Zenelaj. “Një prej tyre është padyshim edhe Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, studiues i palodhur dhe produktiv për pasqyrimin e drejtë të historisë së popullit shqiptar, shkencëtar i albanologjisë dhe personalitet me virtyte të larta njerëzore, të cilin pata nderin ta vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. shkroi ai Po ashtu Meta tha se shembulli i Prof. Dr. Zenelaj dhe i shumë studiuesve të tjerë, në të gjithë trevat shqiptare, duhet të shërbejë si frymëzim për studiuesit e rinj, që të hedhin dritë mbi historinë dhe të kaluarën tonë. Postimi i plotë: 📚🇦...
Rama: BE po turpërohet, Kosova ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave

Rama: BE po turpërohet, Kosova ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
25/10/2021 13:03 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave “BE-ja duhet të pranojë se po turpërohet me mbrojtësit e saj më të vendosur, ndërkohë që përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme kolaterale si ajo e Bullgarisë. E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, që ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar edhe emrin, dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tani janë më pak të lirë të udhëtojnë se më parë, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së, thotë kryeministri Edi Rama në një editorial për politico.eu, transmeton KosovaPress. ”Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në Samitin e vitit 2003 Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Selanik, n...
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI
24/10/2021 12:06 Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë mëngjesin e kësaj të diele. Mësohet se epiqendra ka qenë në Himarë, ndërsa thellësia e tij është përllogaritur vetëm 2 km. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale dhe persona të lënduar. Kujtojmë se javët e fundit vendi ynë ka regjistruar lëkundje të herëpashershme sizmike, ku më e forta u përllogarit disa ditë më parë në Lezhë. Tërmeti që ra në orët e mbrëmjes në Lezhë ishte 5.0 i shkallës Rihter dhe frikësoi banorët, të cilët kanë dalë me shpejtësi nga shtëpitë e tyre. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, por fatmirësisht nuk u raportuan dëme materiale, apo persona të lënduar
Presidenti i Shqipërisë u uron fundjavë të mbarë qytetarëve përmes një video

Presidenti i Shqipërisë u uron fundjavë të mbarë qytetarëve përmes një video

LAJME, SHQIPËRI
23/10/2021 16:43Presidenti i Shqipërisë,Ilir Meta, përmes në video nga një dasëm ku shihet një atmosferë festive, u ka dëshiruar të gjithë qytetarëve fundjavë të mbarë. "Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë atmosferë festive, sot nga një dasmë e jashtëzakonshme e një familje patriotike të Nikaj-Mërtur" shkroi ai Po ashtu ai shkroi që të gëzohen dhe të shtohen shqiptarët kudo. Postimi i plotë:  
Lulzim Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo

Lulzim Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo

LAJME, SHQIPËRI
23/10/2021 14:43 Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se ka diskutuar për tre muaj rresht me Sali Berishën për të gjetur një zgjidhje pas shpalljes “non-grata” nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo. Për tre muaj jam takuar me të. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që nuk e dëmtonte atë dhe as PD-në. Prita që këtë betejë ta bënte personale, për të mos penguar PD-në”. “Kur nuk veproi atëherë mora vendimin në favor të PD-së dhe demokratëve e mbi të gjitha në interes të Shqipërisë. Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani jam unë problemi. Nuk kam ndërmend t’i përgjigjem gënjeshtrave flagrante që thuren ndaj meje”, tha Basha./ A2 CNN...
div.meta-author { display:none; }