News That Matters

SHQIPËRI

Shqipëria siguron pilulën kundër COVID-19

Shqipëria siguron pilulën kundër COVID-19

LAJME, SHQIPËRI
05/11/2021 13:00 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Shqipëria ka siguruar nëpërmjet instrumentit të BE blerjen dhe futjen në vendin tonë të barnave kuruese ndaj COVID-19, nga Kompaina Merck dhe Pfizer-Biontech, për cilat po pritet dhe certifikimi nga EMA. ”Kompania Merck e ka nxjerrë ka përfunduar fazën e tretë, trial e fazës së tretë dhe tashmë Britania e Madhe e ka miratuar që është Mulnopiraviri. Ne kemi bërë kontaktet direkte me Merck-un ndërkohë që jemi duke kontaktuar dhe kemi bërë takimet e para. Kemi kontaktuar kemi marrë kontakte me kompaninë Merck kemi marrë kontakte me kompaninë Pfizer dhe Pfizer është duke prodhuar dhe është në fazën e tretë të studimit të një bari”, tha Manastirliu. Manastirliu theksoi se Shqipëria ka bërë po...
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI
04/11/2021 08:40 Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri. Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 3.5 Rihter ka rënë pranë Golemit në orën 02:03 të mëngjesit. Lëkundja është ndjerë dhe në rrethina, ndonëse nuk ka qenë shumë e fortë dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëme, shkruan A2
Meta: Italia, partner strategjik i Shqipërisë

Meta: Italia, partner strategjik i Shqipërisë

LAJME, SHQIPËRI
02/11/2021 13:23 Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot është takuar në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio. Meta përmes një postimi në Facebook shkruan se Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës evropiane. Sipas tij, komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali një urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Shënimi i presidentit Meta: Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesur – Bota pas Pandemisë së COVID-19″. Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë evropiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me ...
Merret një vendim për babain që dyshohet se dhunoi vajzën e tij 6-vjeçare në Shqipëri

Merret një vendim për babain që dyshohet se dhunoi vajzën e tij 6-vjeçare në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI
02/11/2021 13:00 Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg Rajmond Kunorën, i cili dhunoi vajzën 6-vjeçare, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. 27-vjeçari u arrestua ditë më parë, pas denoncimit të Spitalit Pediatrik Nënë Tereza në Tiranë, pasi panë të miturën me shenja dhune. Nëna e 6-vjeçares së dhunuar në Kamëz nga babai, në një intervistë ekskluzive në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel një ditë më parë, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Babai i të miturës, Rajmond Kunora dhunoi vajzën në mënyrë makabre duke i rrezikuar edhe jetën. Vajza ka dëmtime të brendshme të organeve dhe të nxira në organet gjenitale. Ajo tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ku po merr mjekim. Dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me vajzën, ndërsa pritet rezultati i eksperti...
Sot nis vaksinimi me dozën e tretë në Shqipëri

Sot nis vaksinimi me dozën e tretë në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI
01/11/2021 10:22 Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës së COVID-19 për personat mbi 60 vjeç ka nisur sot në Shqipëri. Vaksinimi me dozat e treta do të bëhet kryesisht me të njëjtën vaksinë, por mund të ketë edhe kombinime. Po ashtu, nga sot, ftohen të vaksinohen edhe fëmijët mbi 16 vjeç dhe ata 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit. Vaksinimi i fëmijëve do të bëhet me lejen e prindërve. Këto vendime u bënë publike nga Komiteti Teknik i Ekspertve në mbledhjen e 22 tetorit, ndërsa propozimi ishte bërë pak ditë më parë nga Komiteti i Imunizimit. Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës dhe vaksinimi i fëmijëve janë praktika që po ndiqen tashmë edhe nga shumë vende të tjera të zhvilluara, për të penguar përhapjen e COVID. Ndërkohë numri total i vaksinimeve të kryera në vend...
Tërmeti në Shqipëri, banorët kërkojnë ndihmë nga shteti

Tërmeti në Shqipëri, banorët kërkojnë ndihmë nga shteti

LAJME, SHQIPËRI
31/10/2021 10:44 Në Bulqizë ka shkuar në 62 numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti i mëngjesit të së premtes, i cili ishte me magnitudë 4.5 të shkallës rihter. Banorët atje kërkojnë çadra. Bulqiza vijon të përballet me lëkundjet e tërmetit. Brenda 48 orëve jatë fundit në shënuar 7 lëkundje te tjera, ku i fundit ishte i ditës së sotme me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter. Ndërkohë nga lëkundja e fuqishme e mëngjesit të së premtes, e cila ishte me magnitudë 4.5 Rihter, numri i banesave të dëmtuara ka shkuar në 62 në të gjithë Bulqizën. Zamira Jakimi nga fshati Shtushaj në Bulqizë, thotë se qëndrimi në banesë është i pasigurt, ndaj kërkon ndihmën e autoriteteve për një çadër. “Kishim frikë, dolëm përjashtë. Duam një çadër, nuk kemi ku të rrimë. Kemi frikë. Jemi 6 anëtarë në familje, th...
Edhe duhani do të shtrenjtohet

Edhe duhani do të shtrenjtohet

LAJME, SHQIPËRI
30/10/2021 | 07:43 Paketat e cigareve, por edhe të gjithë nënproduktet e tjera të duhanit, do të shënojnë rritje të akcizës në pesë vitet e ardhshme, teksa në listën e taksimit është përfshirë tashmë edhe shisha apo nargjileja. Në 5 vjet, akciza do të rritet gjithsej me 5 lekë në vit/paketë, ose 25 lekë për të gjithë periudhën. Paketa fiskale e vitit 2022 parashikon ndër të tjera disa ndryshime në ligjin ”Për akcizën” dhe konkretisht sa u takon produkteve të duhanit do të ndjekë politikën e viteve të fundit, ku nga 2018 e në vazhdim ka pasur rritje çdo vit. Relacioni që shoqëron draftin nënvizon se niveli aktual i akcizës së cigareve prej 6500 lekë/1000 copë, është larg nivelit minimal të parashikuar në Direktivë dhe pikërisht arritje drejt këtij niveli. “Për këtë qëllim dhe me synimin ...
Shkon për të arrestuar zyrtarë të shtetit, policin shqiptar “s’e mbajnë këmbët”, rrëzohet te shkallët

Shkon për të arrestuar zyrtarë të shtetit, policin shqiptar “s’e mbajnë këmbët”, rrëzohet te shkallët

LAJME, SHQIPËRI
29/10/2021 11:28 SPAK ka qenë sot në Bashkinë e Durrësit, ku janë arrestuar disa zyrtarë për shkelje në një tender 70 milionë lekë. Bëhet me dije se u arrestuan 9 persona, mes tyre edhe përfaqësues së kompanive që merrnin pjesë në tendera. Mirëpo, në Bashkinë e Durrësit, policisë nuk i janë mbajtur këmbët. Një efektiv policie është rrëzuar nga shkallët, në momentin që ka qenë duke shkuar të furgoni. Efektivi është rrëzuar dhe është ngritur me shpejtësi, por kamera e ka filmuar. Ai është futur më pas në furgon dhe është larguar. https://www.youtube.com/watch?v=Fxv1rr6pEww
Një tjetër lëkundje tërmeti ka tronditur Shqipërinë

Një tjetër lëkundje tërmeti ka tronditur Shqipërinë

LAJME, SHQIPËRI
29/10/2021 12:55 Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe thellësia ishte vetëm 2 km. Lëkundjet u ndjenë 58 km në verilindje të qytetit të Tiranës, si dhe 14 km në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut. Mëngjesin e sotëm, Bulqiza u trondit nga lëkundje tërmeti, më e forta me magnitudë 4.7 që shkaktuan dëmtime në disa shtëpi. Punonjës të njësisë administrative Shupenzë, në një deklaratë raportuan se deri më tani janë lajmëruar për dëmtimin e 4 shtëpive, kryesisht ne fshatrat Homesh, Shtushaj, Kovashic, ndërsa kanë nisur punën në terren për verifikimin e shkallës së dëmtimeve. “Pranë njësisë administrative Shupenzë sot erdhën 4 lajmërime që ka dëmtime të lehta ose të rënda në 4 shtëpi të ndryshme në 4 fshatra të ndryshme. Sot bashkë me administratorin dhe dy shoq...
div.meta-author { display:none; }