News That Matters

SHQIPËRI

Nishani komenton deklaratën e  Bashës

Nishani komenton deklaratën e Bashës

LAJME, SHQIPËRI
09/11/2021   20:00 Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka thënë se “Vendi duhet kthyer në shinat e demokracisë”. Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Basha ka të drejtë, por për këtë thekson ai ka vetëm një rrugë. Sipas Nishanit, kjo nis me hapin e parë, të çlirimit të opozitës nga pengmarrja e Lulzim Bashës në interes të regjimit monokratik të Edi Ramës. Postimi i plotë: Lulzim Basha deklaron se: “Vendi duhet kthyer në shinat e demokracisë”. Po, kjo është nevojë e domosdoshme, por kjo nis me hapin e parë, të çlirimit të opozitës nga pengmarrja e Lulzim Bashës në interes të rregjimit monokratik të Edi Ramës. Kthimi i lirisë, të drejtës, votës, integritetit, dinjitetit tek Partia Demokratike si i vetmi mekanizë...
Rama zbulon se çfarë do të sjellë sateliti i parë

Rama zbulon se çfarë do të sjellë sateliti i parë

LAJME, SHQIPËRI
09/11/2021 15:05 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me Policinë e Shtetit mbi buxhetin e vitit 2022, tregoi se si do të përfitojë ky institucion nga sateliti i parë i lëshuar në orbitë. “Keni dëgjuar dhe keni parë shumë gallatë me satelitët. Nuk ka gjë të keqe që njerëzit të qeshin, sepse shëndet është e qeshura. Por, me satelitin e parë që do të hedhim në Mars, do të kemi të dhëna në kohë reale përditë dhe policia nuk do të jetë më e varur nga fakti sa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë, por do të varet vetëm nga mbledhja e të dhënave”, tha Rama. Kryeministri shqiptar shtoi: “Po ashtu, policia do të ketë të dhëna në kohë reale për atë që është lufta e përbashkët: ndotja e mjedisit. Vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave janë krime mjedisore dhe polici ...
Grenell pritet nga Meta në Tiranë

Grenell pritet nga Meta në Tiranë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
09/11/2021 13:43 Ish-Emisari i SHBA-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell është pritur në Tiranë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Meta e ka falënderuar atë për angazhimin për forcimin e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe Amerikës. “Është gjithmonë kënaqësi ta kesh në zyrë në Shqipëri, Richard Grenell”. “Angazhimi dhe mbështetja e për për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe SHBA-së është për mirënjohje të thellë”, është shprehur Meta. Meta pret Grenellin në zyrë një ditë pasi që analisti politik serb, Dushan Janjiq, tha se Serbia e paguan atë nga 100 mijë dollarë në muaj për fushatë, gjë të cilën ai e mohoi më pastaj.
Meta takon Santos: Të liberalizohen sa më parë vizat për Kosovën

Meta takon Santos: Të liberalizohen sa më parë vizat për Kosovën

LAJME, SHQIPËRI
09/11/2021 11:15 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti këtë të hënë në një takim raportuesen për Shqipërinë, eurodeputeten Isabel Santos. “Kënaqësi të takohesha me Raporteren për Shqipërinë, Eurodeputeten Isabel Santos. Vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Europian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi”, ka shkruar Meta në Facebook. Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Evropian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë, e në këtë kontekst, në takimin me Santos Presidenti u shpreh se “është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk ...
Pacolli: Më 24 nëntor dorëzojmë shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë

Pacolli: Më 24 nëntor dorëzojmë shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
09/11/2021 08:26 Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ndërtimet e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë janë drejt fundit. Pacolli mes tjerash bëri të ditur se më 24 nëntor do të dorëzohen shtëpitë për familjet e prekura. Tani po përfundon edhe rregullimi i jashtëm, shëtitoret, trotuaret dhe hapësirat e gjelbra. “Më 24 të këtij muaji dorëzohen shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Jemi pranë fundit! Shtëpitë kanë përfunduar, tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapësirat e gjelbërta dhe mbjelljen e drunjve dekorativ etj. Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, bashkëpunuesit dhe të gjithë a...
Presidenti Meta vlerëson me Dekoratën “Nderi i Kombit” gazetarin, z.Ferdinand Samarxhi

Presidenti Meta vlerëson me Dekoratën “Nderi i Kombit” gazetarin, z.Ferdinand Samarxhi

LAJME, SHQIPËRI
08/11/2021 00:09 Presidenti i Republikës, Ilir Meta me propozimin e të gjithë krerëve të bashkësive fetare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, vlerësoi sot gazetarin dhe publicistin e mirënjohur, zotin Ferdinand Samarxhi, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Me anë të një ceremonie të veçantë solemne ku ishin të pranishëm krerët e të gjitha bashkësive fetare, akademikë, profesorë, gazetarë, sipërmarrës, bamirës e shumë personalitete të tjera, Kreu i Shtetit i akordoi vlerësimin e lartë me motivacionin: “Për punën gjysmëshekullore plot përkushtim të rrallë, me dinjitet e integritet, për pasqyrimin e realiteteve të kohës, sfidave të saj. Njeriut që frymëzon besimin tek Zoti, tek harmonia, bashkëjetesa fetare, në mbrojtje të virtyteve njerëzore dhe në shërbim të atdheut dhe kombi...
Tërmet në Tiranë

Tërmet në Tiranë

LAJME, SHQIPËRI
08/11/2021 10:01 Një tërmet me magnitudë 3.0 rihter është ndjerë mëngjesin e sotëm në pjesën qendrore të Tiranës. Sipas EMSC epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km nga Elbasani në afërsi të Krrabës, ndërsa lëkundja është ndjerë edhe në Tiranë. Në muajt e fundit janë ndjerë një sërë lëkundjesh në vendin tonë, ku më e forta ishte ajo e datës 21 shtator./Abcnews.al
Presidenti Meta viziton Bashkinë arbëreshe Palazzo Adriano

Presidenti Meta viziton Bashkinë arbëreshe Palazzo Adriano

LAJME, SHQIPËRI
07/11/2021 21:49 Presidenti i Shqipërisë,  Ilir Meta u ndal në Bashkinë Palazzo Adriano, ku zhvilloi një takim me autoritetet më larta lokale, si dhe u përshëndet me dhjetëra banorë arbëreshë, që kishin dalë për ta pritur përzemërsisht në sheshin kryesor të qytetit. Duke shtuar se ndihet i lumtur që është në vendin e personaliteteve të shquara italiane me origjinë arbëreshe si: Francesco Crispi, Kryeministri i Italisë; Giuseppe Crispi, autori i monografisë së parë mbi gjuhën shqipe; Gavril Dara i Riu, politikani dhe poeti i shquar si dhe të shkrimtarëve të parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Presidenti i Republikës vuri në dukje se: “Këtu ndërthuren më së miri tradita e bukur e artit arkitektonik të arbëreshëve të parë me kulturën, letërsinë dhe kinemanë italiane.”   Postimi i plotë:  ...

Vdes biznesmeni i njohur shqiptar

LAJME, SHQIPËRI
06/11/2021 13:04 Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare pas një sëmundje të rëndë Haki Sinani. Haki Sinani ishte një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Shqipëri, themelues dhe Administrator i kompanisë së njohur “Hidrosanitare Sinani”. Homazhet do të zhvillohen pranë ambienteve të kompanisë ditën e diel ora 10:00 – 12:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të bëhet të dielën ora 12:00, në Shijak.
Rama fton të pavaksinuarit të marrin vaksinën

Rama fton të pavaksinuarit të marrin vaksinën

LAJME, SHQIPËRI
06/11/2021 11:44 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në postimin e zakonshëm të mëngjesit, iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të vaksinohen kundër COVID-19. Rama shkruan se vaksinimi duhet të bëhet jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe për të mos u ndodhur jashtë aksesit nëse situata në dimër do të imponojë rregulla të reja. Ky paralajmërim i kreut të qeverisë, për ata që nuk janë vaksinuar, vjen pas deklaratave të mëparshme të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Më herët në parlament ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu la të kuptojë se Shqipëria do të vendosë “green pass” për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera. “Si hyhet në një restorant, bar, në Europë. A futet me Greenpass? Po, do e vendosim dhe ne, e vendosëm dhe në universitete. Për ...
div.meta-author { display:none; }