News That Matters

SHQIPËRI

A duhet të rikthehet dënimi me vdekje në Shqipëri? Flet Edi Rama

A duhet të rikthehet dënimi me vdekje në Shqipëri? Flet Edi Rama

LAJME, SHQIPËRI
17/11/2021 12:04 Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së dhjetëra njerëzve pas ngjarjes së rëndë në Fier se në Shqipëri duhet të rikthehet dënimi me vdekje. Kreu i qeverisë u shpreh se dënimi me vdekje nuk mund të rikthehet, pasi është një çështje civilizimi dhe ka treguar që nuk i parandalon ngjarje të tilla të rënda. Rama shtoi se problem në Shqipëri nuk është legjislacioni, pasi sipas tij është më i ashpri, por papërgjegjshmëria e trupave gjykues. “Unë e kuptoj reagimin me emocione shumë ekstreme të momentit nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë, por çështja e dënimit me vdekje është e adresuar kohë më parë si çështje e civilizimit tonë nga të gjitha vendet e BE-së dhe më gjerë dhe në adresimin e saj ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e pa...
Rama kërkon ndëshkim  ndaj autorit që vrau tetë vjeçarin në Fier

Rama kërkon ndëshkim ndaj autorit që vrau tetë vjeçarin në Fier

LAJME, SHQIPËRI
17/11/2021 09:22 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vrasjes së tetë vjeçarit në Fier nga fqinji i tij. Rama ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe ka kërkuar ndëshkim maksimal për kryesin e kësaj vepre kriminale. “E pangushëllueshme për prindërit, familjen e të afërmit dhimbja e humbjes tragjike të vogëlushit Mateo, nga Grecallia e Fierit, e cila tronditi mbarë shoqërinë pasditen e djeshme. Reagimi i menjëhershëm dhe shpejtësia e kapjes së autorit nga Policia e Shtetit, duhet medoemos të pasohen nga ndëshkimi më ekstrem i drejtësisë për autorin e barbarisë tronditëse. Asgjë nuk e shlyen humbjen dhe lehtëson peshën e kësaj barbarie mbi zemrën e mendjen e nënës, babait e familjarëve të vogëlushit, por duke u shprehur atyre ngushëllimet më vëllazërore, presim me padur...
Kishin humbur në Valbonë, policia shpëton dy turiste gjermane

Kishin humbur në Valbonë, policia shpëton dy turiste gjermane

BOTË, LAJME, SHQIPËRI
16/11/2021 08:10 Një aventurë në Valbonën e bukur, por që mund të shndërrohej në tragjedi për dy gra gjermane, nënë dhe bijë. Dy gjermanet, të moshës 70 dhe 43 vjeçare, kishin kaluar ditën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit, por me ardhjen e mbrëmjes kishin humbur rrugën. Menjëherë kishin nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh dy turistet gjermane u gjetën me shëndet të plotë në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”./ A2 CNN
Nishani sulmon ashpër Lulzim Bashën

Nishani sulmon ashpër Lulzim Bashën

LAJME, SHQIPËRI
15/11/2021 11:44 Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar ashpër Lulzim Bashën pas urimit që kreu i demokratëve bëri për Kosovën për zgjedhjet lokale që u zhvilluan në mënyrë demokratike, trasmeton "Radio-Ylberi" Sipas Nishanit, Basha nuk i ka mbetur aspak dinjitet dhe bën sikur nuk e kupton që në Kosovë, LDK, partia simotër e PD, u rikthye fuqishëm në zgjedhjet e fundit vetëm pas një viti në opozitë. “Lulzim Basha uron Kosovën për “leksion demokracie”! Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu? Si mundet të flas për vlera demokracie dikush që nuk ka as minimumin e vlerës së demokracisë, autori i minimit të institucioneve dhe pa pikën e dinjitetit politik??? Lulzim Basha bën sikur nuk kupton që në Kosovë, partia simotër e PD-së, LDK vetëm në më pak se një vit pas d...
Edi Rama uron Ramën për fitoren në Prishtinë

Edi Rama uron Ramën për fitoren në Prishtinë

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
15/11/2021 08:30 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar fitoren në zgjedhjet lokale kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunë e Prishtinës. Përmes një reagimi në Twitter, Rama duke i uruar suksese Përparim Ramës në detyrën e re që do të marrë, thotë se është realitet sfidues fakti që Prishtina do të drejtohet nga një arkitekt. “Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, shkruan Rama. Fitoren në zgjedhjet lokale, kandidatit të LDK ia ka uraur dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Urime nga zemra për fitoren në Prishtinë, mezi pres që të përveshim mëngët për t...
Shqipëri:Tri viktima,  dhe 587 raste të reja nga COVID-19

Shqipëri:Tri viktima, dhe 587 raste të reja nga COVID-19

LAJME, SHQIPËRI
13/11/2021 Tre qytetarë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2986. Në 24 orët e fundit janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 587 qytetarë. Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku Tirana mban rekord me 4,460 raste dhe pasohet nga Fieri me 865. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi. Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar ...
Rama premton rritje page prej 32 për qind për të gjithë mësuesit gjatë mandatit të tretë qeverisës

Rama premton rritje page prej 32 për qind për të gjithë mësuesit gjatë mandatit të tretë qeverisës

LAJME, SHQIPËRI
13/11/2021 11:33 Në buxhetin për arsimin është reflektuar rritja e pagave për mësuesit në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama theksoi se projeksioni i mandatit të tretë qeverisës është që pagat të rriten pa diskutim deri në 32%, por mundësisht të realizohet objektivi i rritjes së tyre prej 40%. “Dua të theksoj se së pari në projekt/buxhetin e 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. Tanimë jemi të vetëdijshëm se sa shumë e impaktojnë jetën tonë dhe sa shumë ndërhyrjen në planet tona, ngjarje, që imponojnë ndryshim rrënjësor të tyre. Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e impaktit të familjeve të prekura dhe p...
Rama tregon kur duhet të merret doza e tretë e vaksinës antiCOVID

Rama tregon kur duhet të merret doza e tretë e vaksinës antiCOVID

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
12/11/2021 09:27Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë informacion në lidhje me kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e tretë antiCOVID. Bëhet fjalë për katër kategori. Së pari janë të gjithë të gjithë personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike, më pas personelet shëndetësore, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara. Por kur duhet të merret doza e tretë? Në videon shpjeguese që ka shpërndarë Rama, thuhet se doza “booster” duhet marrë jo më herët se gjashtë muaj pas dozës së dytë.  
Tiranë:Dy të vdekur pas një aksidenti

Tiranë:Dy të vdekur pas një aksidenti

LAJME, SHQIPËRI
11/11/2021 09:12 Një aksident me dy viktima është regjistruar gjate orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident dhe një prej pasagjerëve në automjet. Policia bën me dije se viktimë ka mbetur shoferi, Luan Cenollari, ndërsa po ashtu ka humbur jetën si pasojë e përplasjes edhe pasagjeri 69 vjeç, Ali Bejo. Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër është identifikuar me emrin Emirjan Doko, 30 vjeç. Ky person ka qenë shoferi i mjetit “Citroen” që ka shkaktuar aksidentin. Paraprakisht dyshohet se ai ka qenë i alkoolizuar dhe ka qarkulluar me shpejtësi duke kaluar rrugën me semafor të kuq. Nga kontrolli i mjetit i është gjetur një ...
div.meta-author { display:none; }