
Kryetari Hamza me bashkëpunëtorët nderojnë dëshmorët e kombit
28 Nëntori shënon një ditë të veçantë, ku me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë u kurorëzua përpjekja e sakrifica shqiptare për liri dhe mëvetësi, shkruan Mitrovica SOT.
Në nder të kësaj dite, kryetari i komunës, Bedri Hamza, me nënkryetarin Tahiri dhe bashkëpunëtorë të tjerë dhe përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nderuan dëshmorët, të cilët sakrifikuan gjënë më të shrenjtë - jetën - për kombin.
Fillimisht ata vizituan për homazhe te varri i heroit Isa Boletini, për të vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës e pastaj edhe në varret e dëshmorëve në Prekaz.
Postimi nga komuna:
Kryetari Hamza nderon heronjtë dhe dëshmorët e kombit për festën e 28 Nëntorit
Për nder të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit, Pavarësisë së Shqipëri...