News That Matters

SHQIPËRI

Shqipëri: Një i vdekur dhe 357 raste të reja me COVID-19

Shqipëri: Një i vdekur dhe 357 raste të reja me COVID-19

LAJME, SHQIPËRI
04/12/2021 17:17 Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 357 raste të reja me COVID-19 si dhe ka vdekur një person që ishte i prekur me këtë virus. Po ashtu janë shëruar edhe 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,017 që nga fillimi i pandemisë. Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 201,402, kurse i të vdekurve është 3,109 persona
Rama thotë se krahasimi i “Ballkanit të Hapur” me “Jugosllavinë e re” është absurditet

Rama thotë se krahasimi i “Ballkanit të Hapur” me “Jugosllavinë e re” është absurditet

LAJME, SHQIPËRI
02/12/2021 12:02 “Qarkullimi i lirë i qytetarëve, i mallrave dhe i kapitaleve ishte diçka e siguruar në Jugosllavi. Atëherë i bie që BE-ja na qenka Jugosllavia ndërkohë. Ky është një krahasim absurd, i panevojshëm dhe i pakuptimtë, por thjesht një lojë fjalësh për të cenuar pikërisht këtë nismë”. Kështu u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama në Kuvend, këtë të enjte, në interpelancën e thirrur nga deputeti Tritan Shehu për “Ballkanin e Hapur”. Më tej, Rama u shpreh se kjo nismë është interes kombëtar dhe publik. “Jo Rusia, jo Kina, jo dreqi dhe shejtani. Sesi mund të jetë një vizion rus apo kinez vizioni i Procesit të Berlinit, unë nuk e di. Unë di se “Ballkani i Hapur” është një njësi zbatimi e shteteve të Procesit të Berlinit. Kosova humbet një shans edhe për atë çka përbën problemi...
”Diell” nga Fifi merr vëmendjen edhe nga kryeministri Edi Rama

”Diell” nga Fifi merr vëmendjen edhe nga kryeministri Edi Rama

SHOWBIZ, SHQIPËRI
30/11/2021 11:43 Kënga e fundit e Fifit, e cila mori gjithë vëmendjen në rrjet që pas daljes së saj nga Big Brother VIP, duket se i ka pëlqyer edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Kjo meqë ky i fundit, në një postim në Instagram, ndërsa ndan peisazh të bukur me borë, nga zona malore e Valbonës, ka vënë në sfond këngën ‘’Diell’’ të Fifit. ”Valbona magjike”, shkruan kryeministri Rama, mes tjerash. https://www.instagram.com/reel/CW5FbwADkrN/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cc93e5fc-802b-4253-9347-cad3e9d8e3cd
Nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës,Pacolli: Festa e madhe e Flamurit, u pasurua me fillimin e punimeve të ndërtimit të aeroportit të Vlorës

Nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës,Pacolli: Festa e madhe e Flamurit, u pasurua me fillimin e punimeve të ndërtimit të aeroportit të Vlorës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
FaktePlus28/11/2021, 13:14 Ka filluar ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës,. Këtë e ka bërë të ditur Behgjet Pacolli. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se esta e madhe e Flamurit, u pasurua me fillimin e punimeve të ndërtimit të aeroportit të Vlorës. "Festa e madhe e Flamurit, u pasurua me fillimin e punimeve të ndërtimit të aeroportit të Vlorës, si monument i zhvillimit dhe fuqizimit ekonomik të shqiptarëve. Investim 100% i kompanisë Mabetex Group. Gëzuar!" shkroi ai https://www.facebook.com/watch/?v=359163309310449
NATO uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë

NATO uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
28/11/2021 Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) uroi sot Shqipërinë në 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. “Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë”, uron NATO përmes një fotografie të uniformës ushtarake të Shqipërisë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë po japin një kontribut domethënës në operacionet e mbështetjes së paqes të drejtuara nga NATO. Në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objek...
Ngritet flamuri kuq e zi në Tiranë

Ngritet flamuri kuq e zi në Tiranë

LAJME, SHQIPËRI
28/11/2021 11:22 Përmes një ceremonie të veçantë Tirana ngriti sot flamurin Kuq e Zi për të përkujtuar 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Ceremonia u zhvillua te Monumenti i Pavarësisë në Tiranë si dhe në sheshin Skënderbej, ku u vendosën kurora me lule. Ndërkohë qytetarë të shumtë iu bashkuan thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për vendosjen e flamurit Kuq e Zi në ballkonet e shtëpive./Top Channel/ https://www.youtube.com/watch?v=qo1xdwQNVrM
Meta uron festën e flamurit me nipin e presidentit Ibrahim Rugova

Meta uron festën e flamurit me nipin e presidentit Ibrahim Rugova

LAJME, SHQIPËRI
28/11/2021 10:44 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ua ka uruar festën e flamurit të gjithë shqiptarëve bashkë më nipin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës. “Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!”, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook. Meta me këtë shkrim ka publikuar një fotografi të tijën bashkë me nipin e Rugovës.
Sot, Shqipëria shënon 109 vjetorin e pavarësisë

Sot, Shqipëria shënon 109 vjetorin e pavarësisë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
28/11/2021 10:00 Shteti shqiptar sot shënon 109 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Me rastin e kësaj dite edhe Kosova do të mbajë disa aktivitete manifestuese.
Meta vlerësoi historianin francez, profesor Pierre Cabanes, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Meta vlerësoi historianin francez, profesor Pierre Cabanes, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

LAJME, SHQIPËRI
27/11/2021 20:12 Në prag të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti Ilir Meta vlerësoi historianin dhe arkeologun e shquar francez, profesor Pierre Cabanes, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. “Nderimi i këtij miku të madh të kombit tonë është shprehje mirënjohje dhe vlerësimi për punën e palodhur shkencore prej disa dekadash, që daton nga viti 1976, për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian”, u shpreh Meta. Ai theksoi se falënderimet për profesor Cabanes shkojnë edhe për pasurimin dhe nxitjen e marrëdhënieve të reja të bashkëpunimit shqiptaro-francez në fushën e arkeologjisë, duke kontribuar për zhvillimin cilësor të kësaj shkence në vendin tonë.Ilirologu i shquar francez, Pierre Cabanes ndodhet në Tiranë ku m...
div.meta-author { display:none; }