News That Matters

SHQIPËRI

Vuçiq, Rama e Zaev tashmë janë akomoduar në Elbasan

Vuçiq, Rama e Zaev tashmë janë akomoduar në Elbasan

LAJME, SHQIPËRI
20/12/2021 21:29 Ndërkohë që në Tiranë mbahej protestë kundër iniciativës ‘Open Balkan’ dhe vizitës Aleksandër Vuçic në Shqipëri, kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim në Elbasan me Vuçiq dhe Zaev. Kryeministri i Shqipërisë dhe dy liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar në një darkë jo zyrtare pritshmërinë për ‘Open Balkan’. “Diskutime të rëndësishme se si të vazhdojmë progresin, lidhjet dhe bashkëpunimin e shpejtë dhe të fortë”, shprehet Vuçiq. Rama,Vuçiq dhe Zaev para darkës në një restorant në periferi të Elbasanit shihen të ulur përballë një tryeze mbi të cilën qëndron një tavolinë shahu. Përveç tre liderëve të vendeve që deri tani janë bërë pjesë e iniciativës ‘Open Balkan’ në takim ka marrë pjesë dhe Dimitar Kovaçevski që pritet të jetë pasardhësi i Z...
Rama: Dikur më bëtë hero, sot tradhtar – Ballkani i Hapur është interes strategjik i krejt kombit shqiptar

Rama: Dikur më bëtë hero, sot tradhtar – Ballkani i Hapur është interes strategjik i krejt kombit shqiptar

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
20\12\2021 19:04 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përsëritur edhe një herë se Ballkani i Hapur është një nismë në interes të të gjithë shqiptarëve, duke hedhur poshtë akuzat se ajo i shërben vetëm Serbisë. Duke iu përgjigjur në Facebook një komentueseje nga Kosova, Rama tha gjatë vizitës së fundit në Beograd, kryeqyteti serb ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe ata që dogjën njërin, u arrestuan nga Policia. “E vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë”, tha...
Berisha rendit arsyet pse duhet të protestohet në Tiranë kundër “Ballkanit të Hapur”

Berisha rendit arsyet pse duhet të protestohet në Tiranë kundër “Ballkanit të Hapur”

LAJME, SHQIPËRI
20/12/2021 12:44 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë të ditur katër arsyet se ose duhet të protestohet sot në Tiranë kundër “Ballkanit të Hapur” dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Berisha, ka thënë se duhet të protestohet kundër Vuçiqit, pasi ai nuk ka kërkuar falje për krimet që Serbia i ka bërë ndaj shqiptarëve. Tutje, ish-lideri i PD-së ka deklaruar se Rama është bërë kukul e Vuçiqit. Këto janë arsyet që Sali Berisha i ka thënë për protestën e 20 nëntorit: Vuçiq është ministër i Millosheviqit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjek politikën e shefit të tij!Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet...
Sot protesta kombëtare e thirrur nga Berisha

Sot protesta kombëtare e thirrur nga Berisha

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
20/12/2021 10:30 Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të pritet me protestë pasditen e sotme në Tiranë. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar mbajtjen e protestës kombëtare në orën 16:00. Berisha bën me dije se protestuesit do të mblidhen fillimisht në selinë e Partisë Demokratike dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë. Lideri i PD-së shkruan se protesta do të zhvillohet kundër “mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit anti-kombëtar Rama-Vuçiç”. Ndërkohë, sipas procedurave Policia do të marrë në mbrojtje delegacionet e huaja që do të mbërrijnë në kryeqytetin shqiptar. Po ashtu, sipas ligjit policia do të marrë masa gjatë kohës që do të mbahet protesta para Kryeministrisë, ndërsa Garda do të marrë në mbrojtje objektet e rëndësisë së veçantë në Tiranë, sipas proto...
Berisha mesazh Ramës nga Selia Blu

Berisha mesazh Ramës nga Selia Blu

LAJME, SHQIPËRI
18/12/2021 22:02 Berisha u shpreh se Partia Demokratike kaloi krizën më të thellë të saj duke rikthyer standartet e lirisë. “Unë u them këtyre zotërinjve se PD kaloi krizën më të thellë e kaloi atë duke rikthyer standartet e lirisë. Të mos sillen më si njerëz pa vizion politik, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë zyrtar tek unë. Kam pasur vlerësim të madh. Tjetër është zyrtar e tjetër është politikan…Ndryshon edhe gjykimi. Deputeti është i detyruar të gjykojë politikisht. Të mos bëhen instrumente të një skenari më i turpshëm në historinë e Shqipërisë. I di qëndrimet e tyre, por referendumi është një apel i madh për ndërgjegjen e tyre politike..” Ndërsa nuk munguan dozat e ironisë për kryedemokratin Lulzim Basha, ish-kryeministri iu drejtua edhe kryeministrit Edi Rama të cilit i tha se ...
Nis referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës

Nis referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
18/12/2021 10:08 Nga një anë kryedemokrati, Lulzim Basha, mbledh sot delegatët e Kuvendit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër, ish-kryeministri, Sali Berisha, zhvillon referendumin për të ratifikuar shkarkimin e Bashës. Ndërkaq, procesi i votimit ka nisur në të gjitha degët e PD në rrethe. Votimi do të zgjasë deri në orën 17:00 dhe të drejtë vote kanë 75 mijë demokratë. Me logo dhe vulë të re, fleta e votimit i jep dy mundësi demokratëve, të konfirmojnë ose jo me referendum largimin e kryedemokratit. Për drejtimin e referendumit është ngritur edhe një komision zgjedhor i kryesuar nga Albana Vokshi, me anëtarë Ervin Minarollin, Eno Bozdon, Edit Harxhin dhe Keltis Krujën. Ky referendum zhvillohet për të ratifikuar vendimin që mori Kuvendi i thirrur nga Berisha më 11 dhjetor. Ndërkaq, prite...
Shqipëria, luftë të fuqishme kundër terrorizmit

Shqipëria, luftë të fuqishme kundër terrorizmit

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
17/12/2021 12:18 Në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin në botë, thuhet se Shqipëria vazhdoi mbështetjen e fuqishme të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2020. Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri mund të vijë nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria dhe përpjekjet e simpatizantëve të ISIS-it për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë. Gjithashtu përmenden aktivitetet e sponsorizuar nga Irani drejtuar grupit opozitar iranian Mujahedeen- (MEK), që janë të strehuar në Shqipëri. Shqipëria, thuhet në raport, përndjek aktet terroriste, duke përfshirë financimin, ndalimin e transaksioneve nga persona nën sanksione nga Kombet e Bashkuara. Raporti vëren bashkëpunimin e ngushtë të Njësisë së Policisë së shtetit Kundër Terrorizmit dhe p...
Vuçiq viziton Tiranën më 20 dhjetor në kuadër të “Open Balkan”

Vuçiq viziton Tiranën më 20 dhjetor në kuadër të “Open Balkan”

LAJME, SHQIPËRI
16/12/2021 12:42 Presidenti serb Aleksander Vuçiq do ta vizitojë Tiranën më 20 dhe 21 dhjetor në kuadër të iniciativës rajonale “Open Balkan”. Takimi do të organizohet nga kryeministri Edi Rama dhe në të do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Takimi paraprak i “Open Balkan” është mbajtur në nëntor në Beograd dhe në atë takim Vuçiq pat deklaruar se në takimin e radhës në Tiranë do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi lidhur me lejet e punës, shkruan b92, transmeton Gazeta Express. Marrëveshja nënkupton lejen e punës që lëshohet nga tri shtetet pjesëmarrëse të “Open Balkan” dhe do të jetë valide në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut.
Shtetasit e Shqipërisë tash e 11 vjet udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së

Shtetasit e Shqipërisë tash e 11 vjet udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
15/12/2021 10:48 Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian. Më 8 nëntor të vitit 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i hapi rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në 27 vendet e zonës Shengen. Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike./TCh
Tiranë:Persona të maskuar grabisin postën, largohen me biçikleta

Tiranë:Persona të maskuar grabisin postën, largohen me biçikleta

LAJME, SHQIPËRI
15/12/2021 10:40 Filiali i Postës Shqiptare në Babrru të Tiranës është grabitur, mëngjesin e së mërkurës, nga dy persona të maskuar. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre./A2/
div.meta-author { display:none; }