News That Matters

SHQIPËRI

Rama tregon çfarë i tha Erdogan kur e takoi për herë të parë

Rama tregon çfarë i tha Erdogan kur e takoi për herë të parë

LAJME, SHQIPËRI
17\01\2022 14:47 Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama në fjalën e tij në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave të reja në Laç, tregoi disa nga momentet e veçanta për të nga takimet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai ka thënë se ishte i ndrojtur atëherë, pasi Erdoganin e kishte parë vetëm në televizor. “Dua të flas shkurt, sot dua të tregoj një episod që nuk për ta harruar kurrë nga takimi i parë fare me presidentin, i cili ishte kryeministër atëherë. Isha i ndrojtur se e njihja vetëm nga tv, dhe ju e dini që nga aty nuk duket shumë i qeshur, dhe kur u takuam më shikonte po nuk buzëqeshte, unë atëherë nuk isha bërë ende kryeministër dhe më thotë: dëgjo, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk, unë dëshiroj që të jesh vëlla...
Erdogan nis vizitën në Shqipëri, ndalesa e parë në Laç

Erdogan nis vizitën në Shqipëri, ndalesa e parë në Laç

LAJME, SHQIPËRI
17/01/2022 12:38 Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti në Shqipëri për një vizitë zyrtare disaorëshe. Ai u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama dhe një delegacion me disa ministra të kabinetit. Ndalesën e parë, Erdogani do ta ketë në Laç, ku do t’u dorëzojë vetë banorëve të qytetit çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Presidenti turk do të vizitojë edhe një familje në qytet. Pas ceremonisë së dorëzimit të shtëpive, është parashikuar edhe një ceremoni e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë. Dita e Erdogan në Shqipëri vijon me një takim mes presidentit Erdogan dhe kryeministrit Rama, ndërsa në orën 15:00, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy palëve është p...
Berisha: Basha është turpi i dheut, e pret vrima e miut

Berisha: Basha është turpi i dheut, e pret vrima e miut

LAJME, SHQIPËRI
16/01/2022 12:54 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha,është duke zhvilluar një takim me demokratë dhe intelektualë në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, ai iu bëri thirrje demokratëve që mbështesin Lulzim Bashën që të heqin dorë nga ai, sipas tij, kryetari i tanishëm i PD-së “është turpi i dheut”. Të njëjtën thirrje, Berisha e pati edhe për deputetët, ndërsa shtoi se Bashën e “pret vrima e miut nga ky revolucion që nuk ka të ndalur”. “Nuk ka ndodhur dhe nuk ndodhin kurrë në një vend të lirë zhvillime të tilla. A mundet një shtet të servirë për opozitë njeriun që e rrethon me banditë dhe policë, njeriun me të cilin ndan aferat korruptive, njeriun me të cilin i mbyll dosje krimi? Kjo s’mund të ndodhë në asnjë vend tjetër përveçse në Shqipëri. Iu drejtohem atyre demokratëve që akoma n...
Koronavirusi në Shqipëri: Një i vdekur dhe 15 në gjendje të rëndë

Koronavirusi në Shqipëri: Një i vdekur dhe 15 në gjendje të rëndë

LAJME, SHQIPËRI
01/10/2022 19:00 Një person me COVID-19 ka vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana, 77-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë janë konfirmuar edhe 793 raste të reja nga gjithsej 4996 testime të kryera. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 346 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i pandemisë. Janë 13,786 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Ç...
Meta kalon të dielën në Dajt, pozon me kuajt: Liria e tyre është frymëzuese

Meta kalon të dielën në Dajt, pozon me kuajt: Liria e tyre është frymëzuese

LAJME, SHQIPËRI
09/01/2022 23:03 Meta ndodhet në Dajt, aty ku po shijon kohën e mirë dhe ajrin e pastër. Presidenti i Shqiperisë, Ilir Meta është distancuar nga trazirat që ndodhën ditën e djeshme në kryeqytet duke vendosur që këtë fundjavë ta kalojë në një vend më të qetë. Meta ndodhet në Dajt, aty ku po shijon kohën e mirë dhe ajrin e pastër. Kreu i shtetit ka ndarë në ‘Facebook’ foto me dy kuaj, për të cilët thotë se liria që ata kanë është frymëzuese.
Bashkimi Evropian thirrje Berishës: Të shmanget dhuna

Bashkimi Evropian thirrje Berishës: Të shmanget dhuna

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
08/01/2022 13:19 Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Sali Berishës që të shmanget dhuna. “Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm”. “Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE“, thuhet në reagimin e BE-së.
Goditet me gur një protestues, Berisha: Revolucioni është i pandalshëm

Goditet me gur një protestues, Berisha: Revolucioni është i pandalshëm

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
08\01\2022 12:38 Sali Berisha është duke udhëhequr protestën para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë. Berisha para mediave deklaroi se janë paqësor, pavarësisht se xhamat e selisë tashmë janë thyer. “Jemi paqësor. Revolucioni është i pandalshëm, që do të çlirojë Shqipërinë. Dyert e shtëpisë do të hapen, nuk do të preken njerëzit. Lulzim hiq dorë nga dhuna”, deklaroi ai. Në protestë janë duke marrë pjesë qindra qytetarë. Kujtojmë se ish kryeministri Berisha, i ka lënë si ‘ultimatum’ kreut të PD, Lulzim Basha datën 5 janar, për të liruar ambientet e zyrës.
Basha: Për nesër janë mobilizuar kriminelë, PD-ja ka marrë masat

Basha: Për nesër janë mobilizuar kriminelë, PD-ja ka marrë masat

LAJME, SHQIPËRI
07/01/2022 20:20 Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se për protestën e nesërme, të thirrur nga Sali Berisha, në selinë e Partisë Demokratike, janë mobilizuar ‘kriminelë dhe trafikantë për dhunë’. Por, Basha shtoi se kjo parti ka marrë masat për t’u përballur “dhe t’u tregojë vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD-në dhe misionin e saj”. “Selia është e demokratëve pa dallim, është shtëpia e lirisë, e mendimit të lirë, shtëpia e bashkimit rreth interesit që na bashkon të gjithëve, pro meje apo kundër meje, që është largimi një orë e më parë i qeverisë se rekordeve të zeza të Edi Ramës. Por, kjo seli nuk është e nuk do të jetë han mesjetar, ku mund të hyjnë duke u kapardisur eksponentë të botës së trafiqeve dhe krimit, apo të merret peng nga ish-zyrtarë të korr...
Presidenti Meta për ndarjen nga jeta të Arben Lazes: Humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme!

Presidenti Meta për ndarjen nga jeta të Arben Lazes: Humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme!

LAJME, SHQIPËRI
06/01/2022 22:02 Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Presidentit të Klubit të Futbollit Elbasani Arben Laze. Meta e cilëson një humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv. “Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë. Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit, veçanërisht për bashkëpunimin e vendosur me qëllim vlerësimin e personaliteteve të shquara sportive të Elbasanit. Ngushëllimet më të ndjera familjes Laze, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve, ekipit të Elbasanit, ...
div.meta-author { display:none; }