News That Matters

SHQIPËRI

Gjermania ia njeh edhe Shqipërisë patentë shoferët

Gjermania ia njeh edhe Shqipërisë patentë shoferët

LAJME, SHQIPËRI
11/02/2022 14:00 Veç Kosovës, Gjermania njeh edhe patentët shoferët e Shqipërisë. Këtij lajmi i është gëzuar kryeministri shqiptar, Edi Rama. “LAJM I MIRË – Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, ka shkruar Rama.
“Jam Ilir Meta, o super budallenj”

“Jam Ilir Meta, o super budallenj”

LAJME, SHQIPËRI
09/02/2022 13:13 “Ta harrojnë të gjithë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjithë ata rilindës vendas e ndërkombëtarë, mavi dhe blu, se do të varrosin “de facto” pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pafund. Ata do të marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë iu jap fjalën. Jam Ilir Meta, u them atyre, o super budallenj”. Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp, të kësaj të mërkurë. Ndër të tjera, ai tha se do të organizojë edhe një festë më 24 korrik, kur i përfundon mandati, duke mos e llogaritur aspak vendimin që mund të japë Kushtetuesja për shkarkimin e tij. “Më 24 korrik do të bëjmë një festë të gjithë së bashku dhe pastaj aty është populli i 2 marsit, i cili është shtuar shumë kohët e fundit....
Rama: Rusia nuk është vend armik, por kemi ndarje të qarta

Rama: Rusia nuk është vend armik, por kemi ndarje të qarta

LAJME, SHQIPËRI
05/02/2022 16:22 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvlerësoi letrën e mbërritur në adresë të qeverisë shqiptare nga ajo ruse, ku shprehej e shqetësuar për rritjen e tensioneve politiko-ushtarake në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë. “Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje shumë të qartë në këtë pikë. E gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e Partisë Demokratike. Nuk ka lidhje fare me ne dhe me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Është një zhurmë brenda tij katundi, mes të marrëve që kanë marrë peng qytetarët e mirë dhe të arsyeshëm demokratë”, tha Rama. Letra në fjalë, i është dërguar disa qeverive europiane dhe asaj amerikane e kanadeze. Ajo u quajt nga Sali Berisha si një kërcënim i Rusisë për Shqipërinë, që sipas tij, vjen...
Departamenti Amerikan i Shtetit: Shpallja “non grata” për Berishën nuk ka kthim pas

Departamenti Amerikan i Shtetit: Shpallja “non grata” për Berishën nuk ka kthim pas

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
29\01\2022 21:29 Ditën e enjte në një debat televiziv në “Opinion”, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim kishte dizinformuar shqiptarët me postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht. Ai përmendi si shembull se kjo ka ndodhur sipas tij në tri-katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit deklaroi për RTSH se vendimet për shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën. “Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si ...
Ilir Meta thirrje politikës: Mos na përzë nga UEFA e FIFA

Ilir Meta thirrje politikës: Mos na përzë nga UEFA e FIFA

LAJME, SHQIPËRI, SPORT
25/01/2022 18:02 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar nga politika të qëndrojë larg sportit dhe të mos e rrezikojë Shqipërinë me përjashtim nga UEFA e FIFA. Reagimi i Metës vjen pas eksplozivit që shpërtheu mbrëmë në shtëpinë e kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në fillim të marsit për president të FSHF-së. “Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini? Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit!”, ka shkruar Meta në rrjetet sociale.  
Sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

SHQIPËRI, SPORT
24/01/2023 21:42 Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se i është sulmuar faqja zyrtare nga hakerët dhe është mbyllur më pas. Tutje në njoftimin e saj, FSHF-ja e ka dënuar këtë sulm që, sipas saj, është me prapavijë politike, njofton Klankosova.tv. “Në një ngjarje të paprecedent, uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerët dhe është mbyllur sot, pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre. “Në çastet që po flasim, faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike”. “FSHF-ja dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më par...
Sot shënohet 103 vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit

Sot shënohet 103 vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
24/01/2022 24 janari shënon 103 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit. Njëri nga autorët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë vdiq 3 vite e një ditë pas, bashkëpunëtorit të tij Isa Boletini. Qemali u lind më 16 janar të vitit 1844 në qytetin e Vlorës në Shqipëri dhe ishte diplomat, politikan, rilindas, burrë shteti dhe njëri nga themeluesit e Shqipërisë moderne. Ai në fakt ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më pas shërbeu si kryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm i Shqipërisë gjatë periudhës 1912-1914. Hemorragjia cerebrale e goditi më atë më 23 janar dhe si pasojë paralizimi. Për të përballuar sëmundjen nuk patën dobi as mjekimi i doktor Leone Pernossi dhe të konsulentëve, prof. Silvestrini dhe prof. Righetti. Varrimi i burrit të shquar në Vlorë, që konsider...
Meta publikon foton me mikun e vjetër

Meta publikon foton me mikun e vjetër

LAJME, SHQIPËRI
23/01/2022Presidenti Ilir Meta nuk ngurron të ndajë me ndjekësit në rrjete sociale aktivitetet e tij të përditshme, sidomos gjatë fundjavës. Shpeshherë e kemi parë teksa publikon foto ose video, duke përshëndetur nga vende të ndryshme të Shqipërisë qoftë në zona malore apo ato bregdetare. Por këtë herë presidenti ka zgjedhur të ndajë një nga momentet me mikun e tij berber, ku po kujdeset për prerjen e flokëve, duke paralajmëruar se është gati për fillimin e një jave të re. Duket se shoqëria me berberin dhe presidentin Meta është e gjatë, gati 20-vjeçare, pasi bashkangjitur fotos së publikuar Meta shkruan: Me Detin festuam sot 20-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit tonë! Gati për një javë të re!’  
Mbyllen shkollat në Shqipëri

Mbyllen shkollat në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI
20/01/2022 | 13:30 Ministrja e Arsimit në Shqipëri Evis Kushi ka njoftuar se do të mbyllin shkollat nga java e ardhshme. Përmes një postimi në Facebook, Kushi ka njoftuar se kjo mbyllje po bëhet për shkak të temperaturave tepër të ulëta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Ajo ka shtuar se orët e humbura do të zëvendësohen. “Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius. Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas n...
Ambasadorja e SHBA-së tregon se kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Berishën

Ambasadorja e SHBA-së tregon se kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Berishën

LAJME, SHQIPËRI
19/01/2022 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, deklaroi se shpallja non grata e Sali Berishës erdhi pasi u mblodhën prova nga shumë institucione amerikane. “Nuk është vetëm DASH-i. Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI-ja, CIA. Përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet. Së pari, për të mbledhur faktet dhe pastaj për të shqyrtuar faktet dhe pastaj ndërtimi i një dosjeje që Sekretari i Shtetit të ketë besim ta nënshkruajë”, u shpreh ambasadorja. Kim sqaroi se procesi për shpalljen non grata të dikujt merr vite dhe nuk bëhet brenda ditës e as nga një individ i vetëm. “Më shumë se 200 persona janë dizenjuar nga Departamenti i Shtetit për përfshirje në korrupsion domethënës. Të gjitha ato raste kalojnë një proces shumë rigoroz shqyrtim...
div.meta-author { display:none; }