News That Matters

SHQIPËRI

Rama vazhdon me mesazhe kundër luftës në Ukrainë

Rama vazhdon me mesazhe kundër luftës në Ukrainë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
28\02\2022 16:17 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur sot ditën me një mesazh kundër luftës në Ukrainë nëpërmjet një fotoje të veçantë në Facebook. Në foto shihet një fëmijë që i kundërpërgjigjet në mënyrën e tij një mjeti ushtarak. Prej ditësh, Rama shpërndan mesazhe të ngjashme për të shprehur kundërshtinë e tij ndaj luftës dhe mbështetjen për Ukrainën që prej 5 ditës është duke u përballur me një sulm ushtarak nga Rusia. Luftimet në Ukrainë vazhdojnë, ndërkohë që sot po mbahen bisedimet midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë pranë kufirit me Bjellorusinë.
Shqiptarja bashkë me djalin ikin nga Ukraina, kosovari u bën konak në Gjermani

Shqiptarja bashkë me djalin ikin nga Ukraina, kosovari u bën konak në Gjermani

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
26/02/2022 14:22 Shqiptarja Neli Supur nga Ukraina, së bashku me djalin e saj të vogël, pas fillimit të luftës në Ukrainë, vendosi të largohej nga vendi ndërsa burri i saj shkoi në luftë. Ndërkaq kosovari, Sheip Pacolli, i cili së bashku me familjen jeton në Gjermani, pasi dëgjoi thirrjen e Nelit nga ekrani i Top Channel, shkoi në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël. Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bën me dije se është takuar me Nelin dhe Ervinin. “Më në fund u takuam me Nellin. Nelli është e lodhur pak por tash është mirë edhe djali Ervini i vogël është shumë mirë dhe në duar të sigurta. Mos e kontaktoni Nellin sepse telefoni si bën, as interneti. Tani u nisëm nga Medyka Poloni dhe po vazhdojmë për Gjermani”, shkroi ai. Neli ka veç një l...
Shqipëria nis një kontigjent special ushtarësh drejt Kosovës

Shqipëria nis një kontigjent special ushtarësh drejt Kosovës

LAJME, SHQIPËRI
25/02/2022 16:56 Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se do të nisin drejt Kosovës një kontingjent ushtarësh në kuadër të misionit të KFOR-it. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, teksa ka takuar ushtarërt para nisjes, raporton Express. “Pas tërheqjes dhe përmbylljes së misionit në Afganistan, ne u angazhuam se do të vazhdojmë pjesëmarrjen në operacione të NATO-së dhe ndërkombëtare në përgjithësi. Dhe ky është rasti, ne po materalizojmë, shtimin e prezencës tonë në KFOR, për herë të parë çojmë në këtë mision, misionin KFOR 1, një kontingjent special të veçantë të djemve dhe vajzave më të mirë që ne kemi në forca të armatosura”, ka thënë ministri Peleshi. Peleshi thotë se në këto ditë kur paqja dhe siguria globale po sfidohet nga ...
Presidenti, Ilir Meta, dekoron me titullin “Naim Frashëri” gazetarin Bedri Sadiku

Presidenti, Ilir Meta, dekoron me titullin “Naim Frashëri” gazetarin Bedri Sadiku

LAJME, SHQIPËRI
19/02/2022 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar me titullin më të lartë “Naim Frashëri” gazetarin shqiptar Bedri Sadiku. Mbrëmjen e sotme, në një-vjetorin e vdekjes së tij, është kujtuar puna dhe veprimtaria e tij katër dekadëshe, ku mes tjerash u tha se Sadiku punoi në treva të ndryshme shqiptare duke informuar popullin shqiptar në kushte jo të zakonshme. Këshilltari i Ilir Metës, Flamur Gashi tha se Bedri Sadiku dhe kolegët e tij, ishin zë ndryshe i gazetarisë në Shqipëri. “Bedri Sadiku së bashku me një grup të gazetarëve të Kosovës, ishin një zë ndryshe të gazetarisë në Shqipëri. Edhe Rilindja ishte ndryshe dhe ishte rilindje në Shqipëri. Rilindja i mblodhi të gjithë veprimtarët e Kosovës dhe ishte udhërrëfyese e kohës së presidentit Ibrahim Rugova. Duke marrë për bazë të ...
NATO mbështet Shqipërinë në proceset e prokurimit të Forcave të Armatosura

NATO mbështet Shqipërinë në proceset e prokurimit të Forcave të Armatosura

LAJME, SHQIPËRI
18/02/2022 16:32 Prokurimet më domethënëse të Forcave të Armatosura shqiptare për mjete, pajisje, armatim dhe shërbime do të kryhen nga Agjencia e NATO për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA). Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi një vizitë në selinë e kësaj agjencie në Luksemburg, ku u prit nga menaxherja e përgjithshme e NSPA, Stacy Cummings. Pasi i uroi mirëseardhjen, Cummings vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm që NSPA ka me Shqipërinë dhe që kulmon me projektin e Bazës Ajrore në Kuçovë. Nga ana e tij, ministri Peleshi gjithashtu veçoi projektin e transformimit dhe modernizimit të bazës ajrore të Kuçovës, ku NSPA luan një rol tepër të rëndësishëm. Bazuar edhe në suksesin e këtij projekti, ministri Peleshi diskutoi me Cummings mbi mundësi të reja bashkëpunimi me NSPA. Ndër...
14 vjetori i pavarësisë – Shqipëria nis të lëshojë lejet biometrike për qëndrim 5 vjeçar për shtetasit e Kosovës

14 vjetori i pavarësisë – Shqipëria nis të lëshojë lejet biometrike për qëndrim 5 vjeçar për shtetasit e Kosovës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
17\02\2022 13:41Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se Shqipëria ka nisur lëshimin e lejeve biometrike të qëndrimit për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Shqipëri, si rrjedhojë e një marrëveshje të nënshkruar në mbledhjen e fundit të dy qeverive më 26 nëntor të vitit të kaluar në Elbasan. Në një postim në Facebook, Rama ka shtuar se dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat që merret përmes platformës e-Albania është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një leje pune. “Dy kartat e para iu dorëzuan Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë”, ka thënë Rama, duke shtuar se procedura bëhet nëpërmjet një aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente. Në pamjet e publikuara nga Rama, dy të rinjtë nga Kosova pr...
Tirana, kryeqyteti shqiptar mbulohet me flamurin e Kosovës

Tirana, kryeqyteti shqiptar mbulohet me flamurin e Kosovës

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
17/02/2022 10:10 Bashkia Tiranë është mbuluar e gjitha me flamurin e Kosovës. Ky veprim u bë në nder të përvjetorit të 14-të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Është kryebashkiaku Erion Veliaj ai i cili ndau në Facebook videon e vendosjes së flamurit në faqen e Bashkisë. “Dashni nga Tirana”, shkruan Veliaj përkrah videos.
Rama në OKB: Të drejtat e njeriut prioritet i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

Rama në OKB: Të drejtat e njeriut prioritet i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
15\02\2022 13:39 Kryeministri Edi Rama ka folur në pritjen e organizuar me rastin e fillimit të mandatit të përkohshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York. Rama ka theksuar se detyra e një vendi të vogël si Shqipëria është që të kontribuoj për paqen. “Kjo është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspiratat tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë”, ka thënë Rama. Ai ka shtuar se e drejta ndërkombëtare dhe të drejta e njeriut janë prioritete të Shqipërisë në mandatin e saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Rama ka theksuar se Shqipëria nuk i sjell fuqi materiale Këshillit të Sigurimit,...
Rama sot në SHBA, takon Blinken dhe merr pjesë në samitin e OKB

Rama sot në SHBA, takon Blinken dhe merr pjesë në samitin e OKB

LAJME, SHQIPËRI
13/02/2022 15:21 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme. Në vizitën 4 ditore, është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, më 15 shkurt në Uashington. Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G. Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare, do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.
Shqipëria thirrje qytetarëve të saj: Largohuni nga Ukraina sa më parë!

Shqipëria thirrje qytetarëve të saj: Largohuni nga Ukraina sa më parë!

LAJME, SHQIPËRI
12/02/2022 13:41 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë të shtunën i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Ukrainë të largohen sa më parë nga ky shtet, si dhe të mos udhëtohet drejt tij. Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme ka publikuar për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Ukrainë dy numra telefoni ku mund të kontaktojnë për asistencë. Ata gjithashtu ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Grupi i xhirimit i televizionit Top Channel, i cili prej disa ditësh ka raportuar nga Ukraina për situatën atje, largohet me avion drejt Stambollit në orën 15:00. NJOFTIMI 🔴 Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. ...
div.meta-author { display:none; }