News That Matters

SHQIPËRI

Sot votohet në gjashtë bashki të Shqipërisë

Sot votohet në gjashtë bashki të Shqipërisë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
06/03/2022 11:52 654,538 qytetarë të Shqipërisë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë e Vlorës, Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Lushnjës dhee Rrogozhinës mes kandidatëve të PS-së, PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK. Të zgjedhurit nga këto votime do të kenë një mandat njëvjeçar. 10,134 persona votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të këto bashki do të jenë 941 qendra votimi të hapura nga ora 07:00-19:00. Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vlorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të ...
Kryeministri Rama publikon pjesë nga biseda telefonike me presidentin Zelensky

Kryeministri Rama publikon pjesë nga biseda telefonike me presidentin Zelensky

LAJME, SHQIPËRI
05/03/2022 13:13 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi sot bisedën telefonike që ka pasur me presidentin ukrainas, Wolodymyr Zelensky, ndërsa tha se presidenti i Ukrainës e falënderoi për gjithçka që Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Evropën e për mbarë botën, duke u nisur nga roli si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit. Rama i cili postoi një video të shkurtër nga biseda telefonike me Zelenskyn theksoi se i ka shprehur presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë. “Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falënderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Evropën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës...
Takimi i jashtëzakonshëm i NATO-s, Shqipëria bën thirrje për të bërë më shumë për çështjen e Ukrainës

Takimi i jashtëzakonshëm i NATO-s, Shqipëria bën thirrje për të bërë më shumë për çështjen e Ukrainës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04\03\2022 17:18 Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka mori pjesë sot në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, ku u fol për pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Në një njoftim në Facebook, Xhaçka ka thënë se në emër të Shqipërisë ka bërë thirrje për të bërë më shumë për çështjen e Ukrainën. “Diskutuam mbi rritjen e mbështetjes së vendeve aleate për Ukrainën dhe si NATO të forcojë më tej mbrojtjen e territorit aleat”, ka shtuar Xhaçka. Në një njoftim për shtyp në përmbyllje të takimit, ku morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se “agresioni i Rusisë ka krijuar një normalitet të ri për sigurinë tonë, ku parimet themelore kontestohe...
Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Mbi 100 avionë mbrojnë hapësirën tonë ajrore

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Mbi 100 avionë mbrojnë hapësirën tonë ajrore

LAJME, SHQIPËRI
04/03/2022 08:00 Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar një video nga reagimi i NATO-s ndaj pushtimit rus në Ukrainë deri tani. Peleshi thekson se, deri tani mbi 100 avionë janë duke mbrojtur hapësirën ajrore të Shqipërisë. “Aktivizimi i planeve të mbrojtjes, dislokimi i Forcës së Reagimit të NATO-s, mbi 100 avionë janë duke mbrojtur hapësirën tonë ajrore, mbi 120 anije aleate që mbrojnë në det dhe dërgimi nga aleatët e NATO-s të trupave dhe pajisjeve për të mbrojtur krahun tonë lindor”, janë disa nga masat që NATO ka marr ndaj pushtimit rus thekson Peleshi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se numri i ushtarëve që Rusia ka dislokuar brenda dhe përreth Ukrainës është mbi 100 mijë dhe se kemi parë që në dy ditët e fundit ka dërguar një numër të...
Meta dhe Osmani takohen në Maltë: Kosova sa më parë në NATO

Meta dhe Osmani takohen në Maltë: Kosova sa më parë në NATO

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04/03/2022 08:54 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj shqiptar, Ilir Meta, janë takuar në Maltë. Lajmin e ka bërë të ditur Meta, përmes një postimi krah Osmanit në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Meta u shprehi lumtur për takimin me Osmanin dhe tha se Kosova duhet të jetë sa më parë pjesë e NATO-s. “Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej. Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore. Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, ...
Kryetari Hamza merr pjesë në 578 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

Kryetari Hamza merr pjesë në 578 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

LAJME, SHQIPËRI
03/03/2022 13:22 Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, z.Pjerin Ndreu dhe kryetarit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon z.Erion Veliaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka qenë pjesë e manifestimit kushtuar 578 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ku së bashku me kryetar të komunave të Kosovës, kryetar të bashkive në Shqipëri dhe kryetar të bashkive të rajonit e cilësuan si shumë të rëndësishme këtë ngjarje për historinë e kombit tonë. Kryetari Hamza e ka vlerësuar si nder të madh ftesën dhe pritjen e z.Ndreu dhe z.Veliaj duke ofruar mundësi bashkëpunimi ndër institucional, në projektet që do të ndodhin së shpejti në Tiranë, në kryeqytetin evropian të rinisë, përgjatë vitit 2022.
Çifti nga Ukraina strehohet në Tiranë për t’i shpëtuar luftës: Nuk e pritëm që lufta do fillonte

Çifti nga Ukraina strehohet në Tiranë për t’i shpëtuar luftës: Nuk e pritëm që lufta do fillonte

LAJME, SHQIPËRI
01/03/2022 14:22 Është 26 vjeç dhe quhet Mikhail. Me të nisur lufta në Ukrainë, mori të dashurën e tij dhe bashkë me të u nis drejt Shqipërisë për t’i mbijetuar sulmeve ruse. Vajza është ende e tronditur dhe e ka të vështirë të rrëfejë para kamerave atë çfarë ka ndodhur, por Mikhail na tregon si ia dolën të arratisen, nga Kievi drejt qytetit të Lvivit. “Unë vendosa të shkoja në Lviv sepse informacionet në internet nuk ishin të mira sepse thuhej që diçka do ndodhte. Dhe e ndjeva që tani është koha të largohem, por nuk e pritëm që lufta do fillonte. Ne dëgjuam zhurmat e bombave në Lviv dhe vendosëm të linin vendin, kështu që morëm trenin dhe shkuan në Budapest, dhe pas Budapestit erdhëm në Shqipëri”, rrëfen ai pë Euronews Albania. Pjesa tjetër e familjes së tij po qëndron në Ukrainë. Asht...
Meta dekreton ligjin për doganën e përbashkët me Greqinë

Meta dekreton ligjin për doganën e përbashkët me Greqinë

LAJME, SHQIPËRI
01/03/2022 13:33 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi ligjin për ngritjen e pikës së përbashkët doganore me Greqinë. “Kjo marrëveshje shkon në funksion të ndërmarrjes së masave të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare nga ana e të dyja autoriteteve, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionit të paligjshëm, trafikimit të drogave, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, si dhe krimeve të rënda”, thuhet në njoftimin e Presidencës shqiptare. Gjithashtu, Presidenti dekretoi edhe ligjin e ekstradimit të personave mes Shqipërisë dhe Spanjës. “Kjo marrëveshje synon plotësimin e kuadrit juridik në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën penale dhe lehtësimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve, ndërmjet...
Edi Rama takon Boris Johnsonin

Edi Rama takon Boris Johnsonin

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
28/02/2022 20:42 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po qëndron për vizitë zyrtare në Londër, ku po merr pjesë në samitin vjetor për investime në Ballkanin Perëndimor. Ai ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson. Me siguri se një nga temat që kanë diskutuar të dy është edhe lufta në Ukrainë dhe potencial që ka Shqipëria për investime.
div.meta-author { display:none; }