News That Matters

SHQIPËRI

KE reagon pas deklaratës së Ramës, mbështet të drejtën e shqiptarëve për të protestuar

KE reagon pas deklaratës së Ramës, mbështet të drejtën e shqiptarëve për të protestuar

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
18/03/2022 09:49 Qytetarët në Shqipëri dhe më gjerë kanë shqetësime legjitime për rritjen e çmimeve, tha Komisioni Evropian. Reagimi e KE-së vjen pas deklaratës së Kryeministri Edi Rama se një zyrtar i Brukselit kishte thënë se protestat i shërbenin Rusisë dhe kishte pyetur se kush i organizonte ato, raporton Euractiv. Këtë deklaratë Rama e bëri pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell. Shqiptarët kanë mbi një javë që protestojnë për rritjen e çmimeve të karburanteve, energjisë dhe ushqimeve, duke kërkuar lehtësime të ndryshme fiskale. Qeveria ka marrë disa masa, por ka thënë vazhdimisht se protestat janë të turpshme dhe po i shërbejnë Kremlinin. “Qytetarët në Shqipëri, si dhe në pjesën tjetër të Ballkanit...
Infantino-Dukës: Të vazhdojmë punën në avancimin e futbollit në Shqipëri

Infantino-Dukës: Të vazhdojmë punën në avancimin e futbollit në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
16/03/2022. 21:32 Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Presidentin e rizgjedhur të Federatës së Futbollit të Shqipërisë Armand Duka me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit për një mandat 4-vjeçar. Përmes një telegrami urimi, Presidenti Infantino i shpreh urimet më të sinqerta Presidenti Duka, duke e falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri. Ndër të tjera Presidenti i FIFA-s i uron edhe anëtarëve të sapo zgjedhur të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së sa më shumë suksese në të gjithë sfidat që janë përpara. Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino drejtuar Presidentit të FSHF-së, Armand Duka: I nderuar Pr...
Rama: Këshilli i BE-së të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Rama: Këshilli i BE-së të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
15\03\2022 13:50 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje sot Këshillit të Bashkimit Evropian të çelë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE sa më parë, sepse po kalon shumë kohë duke premtuar e duke mos mbajtur premtimet. Pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell, Rama tha se temë e bisedimeve dypalëshe ishte edhe çështja e çeljes së bisedimeve për integrimin e Shqipërisë në BE. “Unë mbetem aty ku kam qenë edhe më parë. Kjo është një çështje e BE-së. Komisioni Evropian në mënyrë të përsëritur e ka thënë se Shqipëria duhet të ulet në tryezë për të nisur bisedimet për anëtarësim. Këshilli i BE-së nuk ka arritur dot ta bëjë këtë për shkak të një bllokimi së fundmi të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Kjo nuk është diçka që e kemi ne në dorë”, th...
Vuçiq thotë se do të lejojnë eksportimin e grurit në Shqipëri

Vuçiq thotë se do të lejojnë eksportimin e grurit në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
14\03\2022 19:41 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të lejohet eksportimi i grurit në Shqipëri, pasi vendi i tij ka mjaftueshëm. Në një intervistë për Dnevni Avaz , Aleksandar Vuçiq foli për krizën në Ukrainë, nëse Serbia do të ndalonte eksportin e grurit në vendet e rajonit nëse Ballkanin e pret një krizë e re ekonomike. “Natyrisht, ne kemi grurë mjaftueshëm për Serbinë, dhe më shumë se sa na mjafton, por është e kotë të thuhet se na mjafton diçka dhe se të tjerët nuk e kanë, sa për këtë Serbia do të jetë e hapur. Tashmë i ka marrë kërkesat e para nga Shqipëria dhe ne po punojmë për to. Por nëse thoni se Serbia do ketë bukë dhe Bosnja dhe Hercegovina jo, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë”, tha Vuçiq. “Njerëzit duhet ta dinë, çfarëdo që të thonë për mua, ç...
Rama: Nga sot çmimet e naftës në Shqipëri do të kalojnë në filtrin e transparencës

Rama: Nga sot çmimet e naftës në Shqipëri do të kalojnë në filtrin e transparencës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
12/03/2022 10:55 Pas rritjes së çmimit të naftës, në Shqipëri u krijua Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit. E prej sot në Shqipëri çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shtuar se nuk do të lejojnë abuzimin në kurriz të qytetarëve. “MIRËMËNGJES dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve. Ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama. Kryeministri Rama të premten takoi furnizuesit e naftës para të cilëve tha se problemi nuk është me çmimin sa me produ...
Rama: Pas pandemisë do të përballojmë edhe krizën energjetike

Rama: Pas pandemisë do të përballojmë edhe krizën energjetike

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
10/03/2022 09:49 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot një video ku tregohet puna e stafit mjekësor për përballimin e pandemisë së coronavirusit dhe ka shtuar se me të njëjtin vullnet e durim do të përballohet edhe kriza energjetike. Ai ka theksuar se sistemi shëndetësor u përball me peshën e pandemisë dhe se falë angazhimit dhe vetëmohimit të stafit kjo sfidë u arrit të përballohej. “Mirëmëngjes, dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjetike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka th...
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 123 vota rezolutë për mbështetjen e Ukrainës

Kuvendi i Shqipërisë miraton me 123 vota rezolutë për mbështetjen e Ukrainës

LAJME, SHQIPËRI
07/03/2022 22:20 Kuvendi i Shqipërisë me 123 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi një rezolutë me të cilën mbështet sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane. Sipas dokumentit të rezolutës të publikuar nga Kuvendi, Shqipëria dënon agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e Rusisë të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar. Njëkohësisht përmes rezolutës nxitet dhe mbështetet veprimtaria diplomatike dhe masat e marra nga qeveria shqiptare, në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës dhe të parimeve të sigurisë evropia...
Rezoluta për Ukrainën, Basha: Kosova të anëtarësohet në NATO dhe OKB

Rezoluta për Ukrainën, Basha: Kosova të anëtarësohet në NATO dhe OKB

LAJME, SHQIPËRI
07/03/2022 20:30 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë kërkoi miratimin e një tjetër rezolute që PD i ka propozuar Kuvendit në lidhje me Kosovës. Basha u kërkoi autoriteteve shqiptare që të bëjnë gjithçka që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe OKB. “Të miratojmë sa më parë projekt-rezolutën tjetër që PD i ka propozuar këtij Kuvendi. Projekt-rezoluta ka të bëjë me derdhjen e toksinave në rajon, ku ndodhet i vetmi vend europian që ka refuzuar sanksionet kundër Rusisë dhe vazhdon të përkëdhelë agresorin gjakatar të Moskës diktatorin Putin”. “Dhe ne nuk mund të mjaftohemi me deklarata. Është detyra jonë t’i kërkojmë autoriteteve shqiptare të bëjnë gjithçka për t’i shërbyer paqes e sigurisë në rajon duke miratuar draft rezolutën”. “Kosova të an...
Në ditën e mësuesit, nënkryetari Tahiri nderon me mirënjohje ish- veteranin e arsimit të ndjerin Vesel Shabani

Në ditën e mësuesit, nënkryetari Tahiri nderon me mirënjohje ish- veteranin e arsimit të ndjerin Vesel Shabani

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
07/03/2022 19:19 Me rastin e 7 Marsit “Ditës së Mësuesit”, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, gjatë ditës së sotme ndau mirënjohje për ish- veteranin e arsimit shqip, ushtar, në shtigjet e lirisë, të ndjerin Vesel Sefer Shabanin. Këtë mirënjohje si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë shumëvjeçar në fushën e arsimit dedikuar të ndjerit Veseli, e ka pranuar djali i tij Skender Shabani. Nënkryetari Tahiri, theksoi se përmes kësaj dite ne i kujtojmë të gjithë mësimdhënësit që me punën, guximin dhe vetë sakrificën e tyre lanë gjurmë e bënë histori në arsimin shqip në Kosovë.
Rusia shpall Shqipërinë shtet jomiqësor

Rusia shpall Shqipërinë shtet jomiqësor

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
07/03/2022 15:17 Qeveria e Rusisë e ka miratuar një listë të shteteve jomiqësore në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria. Sipas TASS në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Mikronezinë, Zelandën e Re, Singaporin dhe Tajvanin, shkruan Abcnews.al. Arsye për këtë hap të ndëmarrë nga shteti rus janë sanksionet që këto shtete i kanë ndërmarrë për t’iu kundërpërgjigjur për sulmet në Ukrainë. Madje, Rusia ka vendosur që të marrë masa kundër këtyre shteteve. Qeveria vuri në dukje se sipas këtij dekreti, ...
div.meta-author { display:none; }