News That Matters

SHQIPËRI

Numri i kosovarëve që u evakuuan nga Izraeli

Numri i kosovarëve që u evakuuan nga Izraeli

BOTË, LAJME, SHQIPËRI
Dyzet shqiptarë – mes tyre shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut – u evakuuan mbrëmjen e së dielës nga Izraeli në Shqipëri, bëri të ditur Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë. Izraeli shpalli gjendje lufte, pasi u sulmua nga militantët palestinezë të Hamasit më 7 tetor. Në përgjigje, ushtria izraelite nisi bombardimin nga ajri të Rripit të Gazës. Mbi 1.000 njerëz u raportuan të vrarë nga të dyja palët. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë tha se evakuimi i 40 shqiptarëve është bërë pas kërkesës së tyre për t’u larguar nga Izraeli. Zyrtarë të saj konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se në mesin e tyre janë dy nga Kosova dhe nëntë nga Maqedonia e Veriut. “Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Avivi...
Evakuimi nga Izraeli, mbërrin avioni i parë në Rinas me 40 pasagjerë, ka edhe nga Kosova

Evakuimi nga Izraeli, mbërrin avioni i parë në Rinas me 40 pasagjerë, ka edhe nga Kosova

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës, në mesin e tyre ka edhe kosovarë. Ministria për Evropën e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njofton se avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë. Pasagjeratë janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani “Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për t...
Bonita Luxury Resort merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2023

Bonita Luxury Resort merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2023

KOSOVË, KULTURË, LAJME, SHQIPËRI
Bonita Luxury Resort, një resort i njohur i vendosur në zemër të Shqipërisë, është duke marr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2023. Eventi njihet si një nga panairet më të mëdha të turizmit në rajon. Panairi Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2023 është një ngjarje që synon promovimin e turizmit dhe tërheqjen e më shumë vizitorëve në vend.Si një nga resortet kryesore luksoze në Shqipëri, Bonita Luxury Resort është krenare të shfaqë resortin dhe shërbimet e saj të jashtëzakonshme në panair. Gjithashtu, Bonita Luxury Resort do të ofrojë zbritje ekskluzive për vizitorët e panairit. Kjo është një mundësi e rrallë për mysafirët që të perjetojnë eksperiencë luksoze, ndërsa shijojnë të gjitha që ofron resorti. Në përgjithësi, Panairi Ndërkombëtar i Turizmit – Koso...
Nazmi Jakurti u rizgjodh kryetar i Federatës së Sindikatave në Oberargau

Nazmi Jakurti u rizgjodh kryetar i Federatës së Sindikatave në Oberargau

BOTË, KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Federata e sindikatave Oberaargau (GBO) ka mbajtur dje në Langenthal asamblenë e saj vjetore. Një pikë e rëndësishme në rendin e ditës ishte zgjedhja e bordit të OBSH-së dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e për Parlamentin Nacional, që mbahen më 22 tetor 2023.I gjithë bordi është rizgjedhur. Kështu, kryetari i mëparshëm i GBO-së, Nazmi Jakurti, u rizgjodh unanimisht, shkruan albinfo.ch duke ju referuar një komunikate të dërguar nga GBO. Jakurti ka udhëhequr me sukses GBO-në për 12 vitet e fundit dhe ka punuar pa u lodhur për të drejtat e punëtorëve në rajon. Veç kësaj, komuniteti shqiptar e njeh Nazmi Jakurtin si aktivist të shquar, sidomos për angazhimin e tij prej mëse 20 vitesh në Lidhje n Shqiptare në Botë, në krye të së cilës është prej tashmë disa vitesh. Gjithashtu, GBO ka vendosur...
Me të vërtetë mbrëmje e shqiptarëve sonte, të gjithë fitimtar

Me të vërtetë mbrëmje e shqiptarëve sonte, të gjithë fitimtar

BOTË, KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, SPORT, Storiet Kryesore
Performancë e shkëlqyer e të gjithë shqiptarëve sonte në “AUDI DOME” të Munichut. Mbrëmja e boksierëve shqiptarë nisi mënyrë fenomenale me fitoren e Valon Ahmetit me nokaut. Kjo u pasua me triumfin e Kushtrim Tahirukaj kundër boksierit gjeorgjian. Por nuk mbaroi me kaq, boksieri Armend Xhoxhaju tregua fantastik duke e mposhtur Zoltan Sera, me një nokaut të fuqishëm. Ai e nokautoi Seran, në raundin e tretë. Boksieri tjetër shqiptar Shefat Isufi e ka mbrojtur me sukses titullin e tij të botës në kategorinë gjysmë të rëndë. Ai triumfoi ndaj boksierit argjentinas Hernand David Perezin, pas 12 raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve. Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft , ka triumfuar ndaj çekut Vaclav Tojacek. James Kraft fitoi me nokaut teknik në raundin e tretë. Kjo ishte fi...
Bajram Mjeku: Gjenerali pa epaleta

Bajram Mjeku: Gjenerali pa epaleta

KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
"Gjenerali pa epaleta Sekretari i Princ Widit, Heaton Armstrong në librin e tij fort interesant "Princ Vidi: Shqipëria, gjashtë muaj mbretëri", portreton shumë gjëra interesante dhe të panjohura deri së voni, që kur u themelua shteti shqiptar.Duke përshkruar anarkinë në shtetin e sapothemeluar në gjashtë muajt e qeverisjes së princit Wilhelm Wied, sekretari Armstrong thotë se gjatë kësaj kohe të shkurtër e të nderë dhe midis shumë udhëheqësve intrigantë e mediokër shqiptarë, besimin e mbështesnim vetëm tek dy burra; në Isë Boletinin dhe në toger Meleq Frashërin.Armstrong thotë se Isa Boletini qëndronte në vijën e parë së bashku me luftëtarit e tij dhe të vetmet fjalë që nxirrte nga goja ishin "Po" dhe "Jo", derisa qëndronte i heshtur dhe nuk nxirrte asnjë fjalë tjetër! P. S. Kjo...
Tërmeti i fortë “shkund” Shqipërinë, lëkundjet ndihen në disa qytete

Tërmeti i fortë “shkund” Shqipërinë, lëkundjet ndihen në disa qytete

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI
Një tërmet i fortë është regjistruar këtë mbrëmje në Tiranë në orën 22:37 minuta. Bëhet me dije lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit. Paraprakisht, sipas EMSC, tërmeti raportohet se ishte me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje pak minuta më vonë, në orën 22:45. Momentalisht nuk dihet nëse ka dëme.
Kompania e famshme zvicerane “Franck Muller” prodhon orë me portretin e Skënderbeut

Kompania e famshme zvicerane “Franck Muller” prodhon orë me portretin e Skënderbeut

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Kompania zvicerane e orëve, “Franck Muller” ka nxjerrë në shitje një model të orëve. Kësaj radhe prodhuesi ia ka dedikuar heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Në qendër të orës figuron portreti i Skënderbeut me ngjyrë të arit gjersa në prapavijë është vendosur shqiponja kuqezi. “Senatus”, e përshkroi Skënderbeun si heroi kombëtar shqiptar për rezistencën ndaj Perandorisë Osmane. Ndryshe, ky model është prodhuar vetëm 25 copë prej çelikut inox dhe 50 copë prej titanit të zi gjersa nuk dihet ende çmimi i saj.
Konferenca që mbetet gjithmonë në zemrat e shqiptarëve

Konferenca që mbetet gjithmonë në zemrat e shqiptarëve

KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Konferenca e Bujanit ishte një moment i paharrueshëm për popullin e Kosovës, sepse u afirmua e drejta jonë për vetëvendosje deri në shkëputje nga Jugosllavia.Konferenca që zgjati nga 31 dhjetori 1943 deri më 2 janar 1944, mblodhi 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha klasat dhe shtresat shoqërore të Kosovës, kryesuar nga personalitete me autoritet si Fadil Hoxha, Rifat Berisha dhe Pavle Joviçeviq.Në këtë konferencë, u diskutuan problemet me të cilat po përballeshim në luftën tonë të pandërprerë kundër pushtuesve nazi-fashizmit dhe në fund, u miratua rezoluta që bënte thirrje për lirinë tonë dhe të drejtën e vetëvendosjes.Rezoluta tradhëtisht u pezullua nga regjimi komunist jugosllav në Prizren me 1945, e ne mbetëm nën sundimin serb dhe të shtypur nga hegjemonia jugosllave.Si një ish-ushta...
Deputetja ukrainase, mesazh Kosovës: Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet

Deputetja ukrainase, mesazh Kosovës: Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet

BOTË, LAJME, OPINIONE, SHQIPËRI
Deputetja opozitare ukrainase, Inna Sovsun, ka dalë në mbështetje të hapur për Kosovën pas situatës së tensionuar në veri të vendit. Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se Serbia është ajo që po e përshkallëzon konfliktin me Kosovën. “Në këto momente të tensionuara, kur Serbia edhe një herë po përshkallëzon konfliktin me Kosovën, unë shpreh qartë mbështetjen time për kosovarët”, shkroi Sovsun. Mesazhin, deputetja ukrainase ia dedikoi presidentes Vjosa Osmani dhe shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusarit, duke kërkuar nga to që të mos iu nënshtrohen “shantazheve perandorake”. Mimoza Kusari, Vjosa Osmani, Ukraina qëndron me Kosovën. Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet. Mos iu nënshtroni shantazheve perandorake”, përfundoi ish-zv/mibistrja e Arsimit, Inna Sovsun. ...
div.meta-author { display:none; }