News That Matters

SHQIPËRI

Kancelari i Gjermanisë kërkon nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE

Kancelari i Gjermanisë kërkon nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
28\03\2022 19:24 Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropiane me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak se vonesat në këtë drejtim, do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor të ndjeshme ndaj ndikimit të jashtëm. Kështu deklaroi të hënën kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz. “Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë se BE-ja duhet të shtyjë përpara me reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, tha Scholz gjatë një konference për media pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson. Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokuan në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgari, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut. Sofja kërkoi që fillimisht ...
Nisin konsultimet për zgjedhjen e presidentit në Shqipëri

Nisin konsultimet për zgjedhjen e presidentit në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
28/03/2022 12:48 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla u shpreh sot se PS ka nisur konsultimet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se PS si udhëheqëse e këtij procesi për arsye se ka shumicën në parlament është e hapur për konsultime me grupet e tjera parlamentare dhe deputet e Kuvendit të Shqipërisë në mënyrë që procesi i zgjedhjes së presidentit të jetë sa më gjithëpërfshirës. Balla ka shtuar se ai bashkë me deputetët Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri janë mandatuar nga grupi parlamentar i PS-së për të udhëhequr procesin e konsultimeve. Balla tha gjithashtu se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri nisin jo më vonë sesa 60 ditë nga data...
Berisha rikthehet në PD: Marr përsipër problemet e krijuara nga drejtimi i Bashës

Berisha rikthehet në PD: Marr përsipër problemet e krijuara nga drejtimi i Bashës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
25\03\2022 19:43 Nga selia e Partisë Demokratike ku shkoi pas rreth tre muajsh, Sali Berisha, bëri thirrje për bashkimin e demokratëve dhe t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit. Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha pranoi se Partia Demokratike ka kaluar në një krizë të rëndë. Por, problemet e shkaktuar nga drejtimi i ish-kryetarit Lulzim Basha që nga shtatori i vitit 2021, Sali Berisha tha se merr përsipër që t’i japë zgjidhje. “T’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohemi për interesin më të madh të vendit. Sot PD është parti e të gjithë demokratëve, prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar. Nuk mohohet se partia kaloi një krizë për shërimin e të cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribuojë. Pas 6 Marsit kam marrë takime të përditshme me kryetarë t...
Berisha bllokon foltoren e Kuvendit në Shqipëri

Berisha bllokon foltoren e Kuvendit në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
24\03\2022 14:54 Ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Berisha kërkoi të marrë fjalën, pas akuzave të ministrit Damian Gjiknuri. Ky i fundit e akuzoi Berishën se la një kufomë energjitike. Ndërkohë, nënkryetarja Ermonela Felaj refuzoi t’i japë fjalën Berishës, pasi sipas saj është jashtë radhe “Nuk ke të drejtë të marrësh fjalën për replikë. Liro foltoren”, tha Felaj. Kujtojmë se në Kuvend po zhvillohet mocioni me debat, i kërkuar nga Partia Demokratike lidhur me krizën e çmimeve. Mocioni është parashikuar të zgjasë 3 orë.
Meta: Shqiptarët i janë mirënjohës veprës dhe përkushtimit të Albright

Meta: Shqiptarët i janë mirënjohës veprës dhe përkushtimit të Albright

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
23/03/2022 22:52 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se me hidhërim të thellë ka mësuar për ndarjen nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ajo mishëronte në mënyrë të përkryer vlerat më të shkëlqyera të demokracisë amerikane. “Me personalitetin e saj të jashtëzakonshëm, Zonja Albright fuqizoi rolin e gruas në politikë dhe frymëzoi gratë kudo në botë për lidership dhe barazi në vendimmarrje. Roli i saj për çlirimin e Kosovës dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë ishte jetik dhe mbetet historik, duke i dhënë fund dhunimit dhe spastrimit etnik të shqiptarëve nga regjimi kriminal i Millosheviqit, në momentet më kritike për ta dhe të ardhmen e Ballkanit. Shqiptarët i janë ...
Një vjet qeveria Kurti 2

Një vjet qeveria Kurti 2

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
22/03/2022 10:20 Sot është bërë një vjet që kur erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje. Qeveria Kurti më 22 mars 2021 mori 67 vota për dhe 30 kundër. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në zgjedhje për shkak se kishte probleme me ligjin, por partia e tij Lëvizja Vetëvendosja fitoi mbi 50 për qind të votave, duke ia mundësuar kështu që së bashku me votat e garantuara të deputetëve të pakicave ta formojë pa probleme qeverinë Kurti 2, njofton Klankosova.tv Kurti në vitin 2019 ishte zgjedhur kryeministër, por, vetëm pas 50 ditësh qeverisje, ai me një mocion mosbesimi u rrëzua nga partneri i atëhershëm qeverisës LDK-ja. Lëvizja Vetëvendosje u rikthye në qeverisje duke e rritur numrin e deputetëve në 58 nga 29 sa ...
Lulzim Basha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike

Lulzim Basha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
21\03\2022 18:33 Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. “Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD-së”, u shpreh Basha. Basha tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e PD-së, i angazhuar për të ardhmen e partisë. “Kjo nuk është një tërheqje, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë”, tha Basha. Vendimi u mor gjatë një mbledhje të Kryesisë së PD-së, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve të PD-së. Vendimi i Bashës vjen pas rezultatit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD doli e treta në 5 nga 6 bashki. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, disa nga personalitetet më të rëndësishme të PD-së që e përkrahnin Bashën si Grida Duma, Ervin Salia...
Bllokimi i rrjeteve sociale në Rusi, Ministria e Jashtme e Shqipërisë me njoftim për shtetasit e saj që ndodhen atje

Bllokimi i rrjeteve sociale në Rusi, Ministria e Jashtme e Shqipërisë me njoftim për shtetasit e saj që ndodhen atje

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
19\03\2022 19:08 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur çasjen në profilet e saj në Facebook dhe Twitter. Në njoftim thuhet se shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit +7 929 968 05 38 Për të kontaktuar me Ambasadën, mund të përdorni adresën e postës elektronike: [email protected] Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar n...
Shqipëria pritet të bëhet me bazën e parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria pritet të bëhet me bazën e parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
19\03\2022 13:29 Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Shqipëria u zgjodh nga NATO për ndërtimin e një baze taktike ajrore në rajon dhe në janar të vitit 2022 filloi puna në terren për realizimin e projektit për modernizimin e Bazës Ajrore në Kuçovë, për ta shndërruar atë në një bazë taktike të NATO-s. Në atë që pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, është paraparë të vendoset një mori aeroplanësh modernë luftarakë. Bazat ushtarake në Shqipëri të trashëguara nga regjimi komunist janë disa, ndërkohë vitet e fundit në qendër të vëmendjes është rikthyer Baza Ajrore e Kuçovës. Aleanca e NATO-s ka ndarë rreth 50 milionë euro për rindërtimin dh...
Berisha: Rusët më ofruan 4 miliardë dollarë investime në këmbim të refuzimit të TAP-it

Berisha: Rusët më ofruan 4 miliardë dollarë investime në këmbim të refuzimit të TAP-it

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
19\03\2022 13:20 Sali Berisha ka reaguar për mediat pas deklaratës së tij se i ishte ofruar një shumë e majme parash për të hequr dorë nga TAP-i. Ndërkohë, të premten, ambasada ruse reagoi duke pyetur Berishën se sa para kishte kërkuar ai nga Gazprom. Në reagimin e fundit, Berisha ka publikuar një mesazh për të cilin ai pretendon se i ka ardhur nga presidenti i Gazprom për të hequr dorë nga TAP-i, vendim pas të cilit do të kishte një investim prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman. “Lidhur me deklaratën time të djeshme për përpjekjet korruptive të Gazpromit pranë meje për të sabotuar TAP, ambasada ruse në Tiranë ka reaguar sot duke pyetur: Sa lekë kërkoi zoti Berisha që Gazpromi nuk i mblodhi dot? Lidhur me këtë reagim, tipik provokativ të stilit sovjetik...
div.meta-author { display:none; }