News That Matters

SHQIPËRI

Në këtë gjendje ndodhet varri i Shotë Galicës në Fushë Krujë

Në këtë gjendje ndodhet varri i Shotë Galicës në Fushë Krujë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
10\04\2022 16:35 Në një gjendje jo fort të mirë ndodhet varri i Shotë Galicës në Fushë Krujë. Nga pamjet e publikuara nga njeriu i afërt i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci, shihet hapësira përreth varrit të heroinës, e mbuluar me ujë pas reshjeve të shiut. “Sot, me nipat në nderim të Shotë GALICËS, në Fushë Krujë! Mbeta pa koment nga ambienti përreth! Nipat vërejtën zemërimin tim dhe nuk më bënë asnjë pyetje”, ka shkruar Merovci në Facebook.
Princ Leka president i ri i Shqipërisë?

Princ Leka president i ri i Shqipërisë?

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
09/04/2022. 20:17 Në media dhe radhët e politikës qendra e vëmendjes janë tashmë emrat kandidat për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Së fundmi Top Channel ka hedhur për diskutim një kandidat surprizë për postin e presidentit të ardhshëm, por që sipas televizionit ka ‘siguruar’ mbështetjen e ndërkombëtarëve. Deri më tani bëhet fjalë për Leka Zogun e ri, që siç kujton TCH ka pasur një takim surprizues pak kohë më parë me zyrtarët amerikanë Reeker dhe Yuri Kim. Pikërisht për këtë, emri i Leka Zogut duhet marrë në konsideratë për mbështetjen që gëzon tek ndërkombëtarët për kreun e shtetit thuhet në kronikën që vijon si më poshtë: “Dhe nga ndërkombëtaret mund të vijë një emër, i cili është kaq i njohur, sa shumë vetë mund të habiten që e kanë pasur para syve dhe nuk e kanë ku...
Rama njofton rritjen e çmimit të energjisë: Së shpejti do të vendosim

Rama njofton rritjen e çmimit të energjisë: Së shpejti do të vendosim

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
09\04\2022 17:03 Në Kongresin e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama ka njoftuar rritjen e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë më shumë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se së shpejti do të vendoset një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë. “Ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë se janë më të pasur, për të mos lejuar që pensionistët tanë të kenë një dhimbje koke të shtuar, për shkak të faturës së energjisë, por 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund dhe nuk do të vazhdojmë t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje siç bëjmë për pensionistët, mësuesit e punonjësve të zakonshëm në shtet a privat, siç bëjmë për 95% të...
Shqipëria planifikon të marrë me qira dy anije për prodhimin e energjisë

Shqipëria planifikon të marrë me qira dy anije për prodhimin e energjisë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
06/04/2022 08:48 Shqipëria planifikon të marrë me qira dy anije gjeneruese të energjisë për t’u ankoruar në Vlorë për të ndihmuar në lehtësimin e krizës energjetike në vend, ka thënë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Pavarësisht kostove të larta, Ministrja Balluku deklaroi pas një takimi të Komitetit të Energjisë se Shqipëria nuk do të ketë mungesë energjie. Marrëveshja për marrjen me qira të dy anijeve u finalizua me mbështetjen e Ambasadës të SHBA-ve në Tiranë dhe në bashkëpunim me kompaninë amerikane Excelerate Energy, e cila po punon për vënin në punë të termocentralit të Vlorës. Ministrja tha se “termocentralet lundrues” do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës do të vihet në funksion. Lexo po ashtu: Resh...
Rama: Njihen pensionet e shqiptarëve në Kanada

Rama: Njihen pensionet e shqiptarëve në Kanada

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
05/04/2022 23:11 Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kanada. Duke nisur nga data 1 gusht 2022 hyn në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Sipas Ramës kjo marrëveshje u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet. Postimi i Ramës: SUPERLAJM😍 🇨🇦Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë 🇨🇦🤝🇦🇱 Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet😊...
Balluku: Pista e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës po merr formë

Balluku: Pista e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës po merr formë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
01\04\2022 22:16 Ditë më parë kanë filluar punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Punimet kanë filluar pikërisht në zgjerimin e pistës së saj e cila do të ketë një hapësirë prej 3 kilometrash. Makineritë e shumta tashmë kanë filluar te zgjerojnë dhe hapin vendin që më pas të fillohet me pjesët tjera. Këtu pritet të punësohen rreth 1 000 punëtor. Aeroporti i Vlorës do të kushtojë plot 104 milion euro dhe do të jetë, shtëpia e kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania”. Veç kompanisë së Pacollit, për ndërtimin e Aeroportit do të angazhohen dhe dy kompani të tjetra, YDA – Group dhe 2A Group SH.PK. Fitues i këtij projekti gjigand është kompania e biznesmenit shqiptar, ish presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli “Mabetex”. “Jam i lumtur që baza e këtij kosnorciumi është një kompani e f...
Studiuesja gjermane: Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Studiuesja gjermane: Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
01\04\2022 18:30 Studiuesja gjermane, Suzana Starikov përmes një postimi në Twitter thotë se kryeministri shqiptar, Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Ajo ka shkruar se ShBA ka insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Sipas saj, kandidatë ishin Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Katja Kalas. “Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se ShBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov. https://twitter.com/Intetyst/status/150968549650243...
Shqipëria shënon 13-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Shqipëria shënon 13-vjetorin e anëtarësimit në NATO

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
01\04\2022 13:43 Shqipëria shënon sot 13-vjetorin e anëtarësimit në NATO, mes një procesi reformimi dhe modernizimi të Forcave të Armatosura, por edhe aspekteve të tjera që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Më 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare. Paraqitja...
Qeveria shqiptare premton garanci sovrane për furnizimin me produktet bazë

Qeveria shqiptare premton garanci sovrane për furnizimin me produktet bazë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
30\03\2022 13:54 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, ku theksoi se qeveria në kuadër të përpjekjes për të minimizuar pasojat e krizës do t’i mbështesë ata me garancinë sovrane. Në një video të publikuar në Facebook, Rama tha se garancia sovrane do të ndihmoj furnizuesit e ushqimeve të marrin kredi me garanci të plotë të shtetit në mënyrë që të marrin edhe më shumë furnizim për ta pasur për çdo rast në afatgjatë. “Kjo garanci sovrane është që të gjitha ata që janë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit të kenë mundësi të investojnë dhe shpenzojnë siç duhet. Kjo rezervë ekstra është dhe shtetërore në të njëjtën kohë, ju do ta përdorni siç përdorni zakonisht rezervat, por ...
div.meta-author { display:none; }