
Zelensky falënderon shqiptarët: Qëndrimi juaj më kujton Shën Terezën
03/05/2022. 16:43
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Shqipërinë dhe popullin e saj që është rreshtuar krah vendit të tij që po pushtohet nga Rusia.
Madje, ai ka thënë se ndihma dhe kujdesi që shqiptarët kanë treguar për ukrainasit ia kanë rikujtuar humanisten e madhe Shën Tereza e cila ka prejardhje shqiptare.
“Unë jam mirënjohës që nuk hezitoni të mendoni se kë do të mbështesni. Ju jeni padyshim në anën e lirisë dhe të së vërtetës. Faleminderit për hapat konkretë për Ukrainën, për ndihmën e mbrojtjes, për mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe për përkujdesjen që ju i bëni njerëzvë tanë, veçanërisht fëmijëve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, fëmijëve të Ukrainës, në kohë të vështira për ne më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare e cila është ...