News That Matters

SHQIPËRI

Shqipëria në kërkim të konsensusit për presidentin e ri

Shqipëria në kërkim të konsensusit për presidentin e ri

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
17/05/2022. 16:45 Skena politike në Shqipëri është përfshirë në diskutime për zgjedhjen e presidentit të vendit, pas dështimit këtë javë për të zgjedhur në këtë pozitë një figurë unifikuese në rundin e parë. Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD), por as partitë më të vogla të kësaj skene nuk kanë paraqitur asnjë kandidaturë për presidentin e ri në rundin e parë të zgjedhjes në Kuvend të hënën, më 16 maj. Kjo seancë e posaçme ka zgjatur vetëm 5 minuta, ku është konstatuar mungesa e kandidaturave. Seanca e radhës për zgjedhjen e presidentit është thirrur më 23 maj dhe deri më tani nuk ka shenja për një konsensus që do të mundësonte zgjedhjen e përbashkët të presidentit të Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë ka afat ligjor për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit deri në 60 ...
Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
16/05/2022. 15:40 Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi deklaron se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Varheyli tha se tani Shqipëria është gati për një hap të tillë. Këto deklarime ai i bëri pas takimit me ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka. “Sot në mëngjes me Ministrin e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Ne theksuam se Shqipëria i përmbushi të gjitha kushtet e Këshillit. Tani Shqipëria është gati të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Ne mbështesim mbajtjen e IGC-së së parë gjatë Presidencës Franceze të Këshillit”- tha Varheyli. Ministrja e Jashtme shqiptare do të zhvillojë edhe një takim me homologun e saj italian Luigi di Maio. Më pas do të marrë pjesë në drekën e punës...
Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo të hënën në Tiranë

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo të hënën në Tiranë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
15/05/2022. 15:13 Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, vendin tonë të hënën pritet ta vizitojë ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. Gazetari Top Channel , Muhamed Veliu mëson së zoti Pompeo vjen më ftesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Në kryesinë e kuvendit pritet të mbahet një aktivitet nga ku Pompeo do të jetë folësi kryesor. Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës. Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021....
Kuvendi i Shqipërisë nuk e voton rezolutën për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë

Kuvendi i Shqipërisë nuk e voton rezolutën për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
12/05/2022 12:33 Rezoluta në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” është rrëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë. 51 deputetë votuan kundër kësaj rezolute. Pas votimit, Sali Berisha mori fjalën në Kuvend dhe i akuzoi deputetët e mazhorancës se ‘votuan sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiq’. “Shqipëria anti shqiptar të tillë si Edi Ramën nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë burrave dhe fëmijëve te pafajshëm të Bosnjes. Votuat duke shkelmuar mbi jetën e mbi 100 mijë shqiptarëve në Kosovë. Po çfarë mund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantësh. Ç’mund të presësh nga skllavi i Aleksandër Vuçiç? si mund të silleni si kope? Si mund të bëni ju shqiptarë një votim të tillë. Berisha publikisht në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penaliz...
Raundi i parë i votimeve në Kuvend për Presidentin e ri të Shqipërisë do të mbahet më 16 maj

Raundi i parë i votimeve në Kuvend për Presidentin e ri të Shqipërisë do të mbahet më 16 maj

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
10\05\2022 16:23 Më 16 maj do të mbahet raundi i parë i votimit në Kuvend për Presidentin e ri të Shqipërisë, sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve pas takimit në mesditën e sotme. 10 maji ka shënuar zyrtarisht nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidenti të ardhshëm të vendit. Gjithashtu, Konferenca e Kryetarëve e përbërë nga përfaqësues nga mazhoranca dhe opozita vendosi datën 15 maj, si afatin për dorëzimin e kandidaturave për President të Republikës. Gjithashtu mbledhja e parë e komisionit të ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave do të kryhet më datë 16 maj, ora 10:00, ndërsa raporti do kalojë më pas në seancën plenare të pasdites, e parashikuar për në orën 17:00 Propozimi u bë më herët gjatë mbledhjes nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila apelo...
Tiranë: Vetura godet një çift dhe foshnjën e tyre tremuajshe në karrocë

Tiranë: Vetura godet një çift dhe foshnjën e tyre tremuajshe në karrocë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
08/05/2022 16:01 Një çift me foshnjën e tyre tremuajshe po kalonin vijat e bardha në Rrugën e Kavajës në Tiranë, teksa janë përplasur nga një makinë. Me semaforin që iu jepte përparësi, çifti po kalonte në anën tjetër, por një mjet me shpejtësi të lartë mbi 100 kilometra në orë, i goditi ata. Gruaja V. K., 43 vjeçare dhe burri A. K., 48 vjeëar, bashkë me foshnjën ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes, ndërkaq policia bëri të ditur se grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch
Rama për raportet me serbët: Duhet të rritemi dhe t’i harrojmë rrëmujat e së shkuares

Rama për raportet me serbët: Duhet të rritemi dhe t’i harrojmë rrëmujat e së shkuares

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
06/05/2022 10:48 Duke folur në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane, kryeministri Edi Rama u ndal mes të tjerash edhe tek marrëdhënia me vendet e rajonit. Kryeministri kujtoi fjalët e gjyshes së tij, teksa theksoi se fqinjët nuk mund t’i zgjedhim. Rama tha se duhet të rritemi dhe të harrohen rrëmujat e së shkuarës, siç e quajti ai, duke iu referuar kështu marrëdhënies së shqiptarëve me serbët. “Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, ‘komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjeshtë një makth. Ne jemi këtu për të qëndruar. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu. Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri tjetrin. Të mos har...
Presidenti i ri i Shqipërisë, shtyhet nisja e procesit të zgjedhjes më 10 maj me propozim të opozitës

Presidenti i ri i Shqipërisë, shtyhet nisja e procesit të zgjedhjes më 10 maj me propozim të opozitës

LAJME, SHQIPËRI
04/05/2022 15:10 Konferenca e Kryetarëve në Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen për nisjen e procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri. Në fund, pas dakordësisë mes kryetarit të grupit të Partisë Socialust, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeajt në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, u vendos që mbledhja e sotme të mbyllet pa vendimmarrje dhe të vijohet më datë 10 Maj për të shënuar nisjen e procesit të zgjedhjes së presidentit. Ndërkohë Balla propozoi që më datë 16 të zhvillohet raundi i parë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit. Më herët, PS kishte propozuar që dita e sotme, pra data 4 maj të konsiderohej si fillimi i procesit të zgjedhjes së presidentit dhe për rrjedhojë, raundi i parë i votimit të jetë data 10 Maj. Por Enkelejd A...
11 fëmijë heronjsh dhe dëshmorësh në Shqipëri marrin statusin “Në përkujdesje të Republikës”

11 fëmijë heronjsh dhe dëshmorësh në Shqipëri marrin statusin “Në përkujdesje të Republikës”

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04/05/2022 14:12 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u dorëzoi sot 11 fëmijëve të parë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, me mirënjohjen e thellë për prindërit e tyre që dhanë jetën për mbrojtjen e jetës së të tjerëve. Në fjalën e rastit, Rama tha se prindërit e fëmijëve që marrin këtë status jetojnë në kujtimet e familjeve të tyre dhe të gjithë shoqërisë. “Ata lanë pas edhe amanetin e heshtur për ne që të mos t’ju lëmë juve për asnjë çast vetëm. Ky takim i sotëm është për ta shpallur publikisht të përmbushur këtë amanet që u kthye në zotimin tonë dhe u bë ligji i parë i mandatit të tretë”, tha Rama. Kryeministri shtoi se “kujtimi i tyre i paharrueshëm u bë shtysa jonë e madhe se Republika jonë nuk i lë vetëm fëmijët e heronjve dhe dëshmorëve të saj”. “Asnjë gjë nuk e ...
div.meta-author { display:none; }