News That Matters

SHQIPËRI

Morën kupën e fitores me vete, 450 italianë largohen nga Shqipëria përmes portit të Durrësit

Morën kupën e fitores me vete, 450 italianë largohen nga Shqipëria përmes portit të Durrësit

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
26/05/2022. 11:50 450 tifozë italianë janë larguar menjëherë pas ndeshjes me traget nga porti i Durrësit. Pas fitores së Ligës së Konferencës një pjesë e tifozëve kanë nxituar të kthehen me autobusët e vënë në dispozicion për kthimin e tyre nga Tirana në portin e Durrësit ku një traget i ka pritur. Ai u nis drejt portit italian në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm dhe po lundron drejt brigjeve të Barit së bashku me entuziazmin e fitores. Finalja e madhe europiane solli një rritje abuzive të çmimeve, kryesisht të hoteleve dhe të shërbimit taksi. Ky i fundit u 5-fishua dhe kapi vlerën 100 euro nga Durrësi në Tiranë./TCH
ShBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtri

ShBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtri

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
25/05/2022. 16:16 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj deklaroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka akorduar një buxhet grant Shqipërisë, prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse. Pas një takimi në Pentagon me Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë amerikane, Mark Milley, gjenerali Begaj për Zërin e Amerikës tha se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim ushtarak dhe një zyrë për koordinimin e buxheteve. “Ne kemi një zyrë bashkëpunimi ushtarak me Shtetet e Bashkuara, e cila gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare dhe kjo zyrë koordinon të gjitha buxhetet, të cilat jepen nga shteti amerikan për të ndihmuar forcat e armatosura shqiptare. Këto buxhete ndahen në dy kategori. Një buxh...
Arrestohet nga policia shqiptare ballisti Ismail Morina

Arrestohet nga policia shqiptare ballisti Ismail Morina

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
25/05/2022. 12:14 Ballisti Ismail Morina është arrestuar sot në Kukës, nga autoritetet e “Rilindjes”. Këtë e kanë bërë të ditur nga vetë faqja zyrtare e Ismail Morinës në Facebook. “Persekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga Beogradi i Miladinve ndaj shpirit të lirë”, është thënë në njoftimin e faqes së tij, transmeton Klankosova.tv. Për arrestimin e tij ka reagimin e tij ka reaguar kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama. “Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares tonë Ismail Morina. Kërkoj lirimin e tij urgjent”. “Me urdhër të Edi Ramës arrestohet sapo vuri këmbën në dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin qe lëshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Bulet...
“Radoi Ylberi” sot vizitoi aeroportin e Kukësit

“Radoi Ylberi” sot vizitoi aeroportin e Kukësit

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
23/05/2022. 21:56 Sot “Radio-Ylberi” vizitoi aeroportin e Kukësit. Ndërsa gjatë kohës së qëndrimit nuk kushte asnjë udhëtar. E sipas informative udhëtimet për Basel dhe Zyrich bëhen çdo të shtune, ku nga këto informata jo zyrtare ng data 1 qērshor udhëtime do ketë çdo ditë për qytetet e Evropes. Kurse Aeroporti I Kukësit është një aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Aeroporti i Kukësit mban emrin e ish presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në vitin 2002. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 3 aeroplane. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontro...
Berisha zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike

Berisha zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike

LAJME, SHQIPËRI
22/05/2022 22:36 Pas një procesi votimi prej 12 orësh, anëtarët e PD-së kanë votuar në 108 qendra votimi në të gjithë vendin, ku fitues u shpall ish-lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha. Pjesëmarrja në votim ka qenë mjaft e lartë një shifër e vështirë për t’u krahasuar me proceset e shkuara për sa kohë askush në PD nuk kishte të dhëna të sakta të anëtarësisë. Berisha sfidoi sërish një vit pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA-ja, duke konfirmuar përmes votës rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike, rikthim që rrezikohet nga një vendim gjykate. Nga ana tjetër, edhe kandidati tjetër Ibsen Elezi u tregua i vendosur, krahas kritikave mbi parregullsitë e procesit dhe nuk u tërhoq nga gara. Në të gjitha vendet ku ka mbaruar numërimi i votave është shpallur fitues Sali Beris...
Shqipëria blen raketa Javelin për ta forcuar ushtrinë

Shqipëria blen raketa Javelin për ta forcuar ushtrinë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
22/05/2022. 13:16 Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka thënë të shtunën se autoritetet shqiptare kanë blerë raketa anti-tanke Javelin për të forcuar mbrojtjen. Peleshi ka thënë se Shqipëria ka nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, Lockheed Martin, pa dhënë hollësi për numrin e raketave të blera, sa kanë kushtuar dhe kur do të arrijnë në Shqipëri, transmeton agjencia e lajmeve “Associated Press”. Sipas tij, blerja e raketave është pjesë e procesit për modernizim të ushtrisë. Më herët gjatë kësaj jave, Lockheed Martin ka thënë se ushtria amerikane ka nënshkruar dy kontrata për raketat Javelin dhe pajisje tjera në vlerë të 309 milionë dollarëve. Në këto kontrata është thënë se janë përfshirë më shumë se 1,300 raketa për financim të ushtrisë ukrainase teksa lufton me...
Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë

Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
21/05/2022. 12:53 Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka konfirmuar një kërkesë të bërë nga Shqipëria pranë kompanisë amerikane “Lockheed Martin” në lidhje me një porosi për raketa moderne antitank “Javelin”. “Është në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes se kapaciteteve tona që Shqipëria ka ne raport me NATO-n. Është e vërtetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë të rritjes së kapaciteteve të FA-së, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit tonë. Nuk është se ka lidhje me ndonjë kërcënim që të mos krijojmë panik, ne jemi një vend në NATO e kemi zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare, jemi një vend i mbrojtur. Ne do të vazhdojmë të ndjekim ritmin e NATO-s për t’u forcuar si pjesë e një aleance mbrojtëse. ...
Michel në Tiranë: Shqipëria ka përmbushur kushtet për anëtarësim

Michel në Tiranë: Shqipëria ka përmbushur kushtet për anëtarësim

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
20/05/2022. 16:16 Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ato duhet të fillojnë sa më shpejt që është e mundur, ka thënë të premten në Tiranë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Sipas tij, pas situatës së krijuar nga lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian po shikon mundësi për ta përshpejtuar këtë proces. “Duhet t’i japim energji të reja procesit të integrimit për të krijuar stimuj të rinj për reforma dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit. Po punojmë që të japim rezultate konkrete. Po bëjmë përshpejtimin e integrimit”, tha ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai u ndal edhe te ideja e një unioni të ri politik të propozuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Mac...
Michel pritet me ceremoni shtetërore nga Rama

Michel pritet me ceremoni shtetërore nga Rama

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
20\05\2022 11:46 Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë. Ai është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në ambientet e kryeministrisë me anë të një ceremonie shtetërore. Në orën 11:15 pritet që Michel dhe Rama të dalin në një konferencë për mediat. Presidenti i KiE prej ditësh ndodhet në Ballkan në kuadër të një turi ku në fokus janë proceset integruese të vendeve që kërkojnë anëtarësimin në BE. Ndërkohë kryeministri Rama vijon të këmbëngulë se nëse nuk ka një vendim pozitiv për negociatat deri në Qershor, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për anëtarësim në BE

Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për anëtarësim në BE

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
19\05\2022 15:46 PE miraton raportin për Shqipërinë, Santos: Koha për të avancuar në negociata Raporti për procesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian u miratua me shumicë dërmuese në Parlamentin Evropian, njoftoi raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos. Duke sjellë tabelën e votimit, ku kanë votuar pro 519 deputetë nga 599 deputetë, Santos theksoi se është koha për të kaluar në negociata të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. “Raporti im për procesin e aderimit të Shqipërisë në BE sapo u miratua nga seanca plenare e Parlamentit Evropian me shumicë dërmuese. Evropa nuk mund të zhgënjejë popullin shqiptar dhe një vend që është përpjekur të zbatojë të gjitha hapat e nevojshëm për pranimin. Koha për të kaluar në negociata formale”, shkroi Santos. Raportuesja e ...
div.meta-author { display:none; }