News That Matters

SHQIPËRI

“Më kishte marrë malli”, Rama i dërgoi një arkë me libra Thaçit në Hagë

“Më kishte marrë malli”, Rama i dërgoi një arkë me libra Thaçit në Hagë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
01/06/2022. 10:02 I ndodhur në qelinë e burgut të Haglendenit në Hagë prej dhjetorit të 2020, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka patur si vizitor disa ditë më parë kryeministrin shqiptar Edi Rama. Pas bashkëbisedimit që ka zgjatur pak më shumë se dy orë, Edi Rama ka pohuar se ka kuptuar se Hashim Thaçi është edhe më i bindur për pastërtinë dhe domosdoshmërinë e krijimit të UÇK-së. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama ka dhënë detaje të tjera në lidhje me takimin që ka pasur me ish-presidentin Thaçi. Rama ka treguar se arsyeja që ka vizituar Thaçin në Hagë është se e kishte marrë malli. Blendi Fevziu: Cila ishte arsyeja që vizitove Hashim Thaçin në Hagë? Edi Rama: Tek ai formulari që unë plotësova, pyetja ishte se...
Sa orë qëndroi Rama në Hagë me Thaçin?

Sa orë qëndroi Rama në Hagë me Thaçin?

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
01/06/2022. 09:58 Disa ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar në Hagë, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Pas bashkëbisedimit që ka zgjatur pak më shumë se 2 orë, Edi Rama ka pohuar se ka kuptuar se Hashim Thaçi është edhe më i bindur për pastërtinë dhe domosdoshmërinë e krijimit të UÇK-së. Ndërkohë, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama ka dhënë detaje të tjera në lidhje me takimin që ka pasur me ish-presidentin Thaçi. Rama ka treguar se arsyeja që ka vizituar Thaçin në Hagë është se e kishte marrë malli. Blendi Fevziu: Cila ishte arsyeja që vizitove Hashim Thaçin në Hagë? Edi Rama: Tek ai formulari që unë plotësova, pyetja ishte se cila është arsyeja dhe unë shkruajta “më ka marrë malli”. Arsyeja ishte se më kishte marrë malli. Blendi Fevziu: E sh...

Seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë mbahet të shtunën

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
31\05\2022 22:22 Presidenti i ri i Shqipërisë do të zgjidhet pasditen e së shtunës, me shumë gjasë vetëm me votat e socialistëve. Konferenca e Kryetarëve, që caktoi datën e raundit të katërt të votimit, pas dështimit të 3 raundeve të para pa asnjë kandidat, u shoqërua me debate. Enkelejd Alibeaj nuk u përfshi në diskutime për këtë çështje, duke e thënë qartë se e bojkoton atë pas dështimit të negociatave me mazhorancën, ndryshe nga Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj, që përsëriten pse shumica nuk e kishte seriozisht kur kërkoi të zgjedhin së bashku një kandidat konsensual. Por Fatmir Mediu e akuzoi pikërisht Alibeajn, që udhëhoqi negociatat me socialistët se e ktheu në qesharak procesin e zgjedhjes së presidentit, duke mos u dakordësuar për të sjellë një kandidat. Përgjigjen ia dha ...
Trupi i pajetë i Nishanit përmes Merdarës dërgohet në Shqipëri

Trupi i pajetë i Nishanit përmes Merdarës dërgohet në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
31/05/2022. 15:50 Trupi i pajetë i ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani, do të dërgohet për në Shqipëri përmes pikës kufitare në Merdare. Klan Kosova mëson se kortezhi hyn në Kosovë në ora 18:00 dhe në ora 19:30 hyn në Shqipëri rreth orës 19:30 nga pika kufitare e Morinës. Më 20 prill të këtij viti, ish-presidenti shqiptar u shtrua me urgjencë në Sanatoriumin e Tiranës, për shkak të komplikimeve shëndetësore pas infektimit me COVID-19, derisa më 23 prill u transferua në Gjermani. Bujar Nishani, shërbeu si president i Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 dhe mandati i tij përfundoi në korrik të vitit 2017-të. Ai ishte një ndër figura kryesore të Partisë Demokratike në Shqipëri.
Lirohet nga burgu Ballist Morina

Lirohet nga burgu Ballist Morina

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
31/05/2022. 14:56 Është liruar nga burgu fansi i njohur Ballist Morina. Morina ishte arrestuar para disa ditësh pas nga Gjykata e Durrësit kishte një urdhëarrest për armëmbajtje pa leje. Ai ishte i dënuar për këtë vepër me pesë muaj e 12 ditë burgim. Sipas Abcnews.al gjykata ka vendosur pesë muaj shërbim të sprovës ndaj superfansit. Ai mbahet mend për dronin “Autochtonous” në mes të Beogradit në ndeshjen Serbi – Shqipëri më 14 tetor 2014.
Shqipëria e merr më 1 qershor Presidencën e Këshillit të Sigurimit

Shqipëria e merr më 1 qershor Presidencën e Këshillit të Sigurimit

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
30/05/2022. 10:58 11 qershori 2021 për Shqipërinë ishte një datë historike pasi u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-s. Një vit më pas, pikërisht më 1 qershor 2022, për 30 ditë Shqipëria do të mbajë presidencën e Këshillit. Në New York në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit do të jetë kryeministri Edi Rama dhe ministria e punëve të jashtme Olta Xhaçka. Një tjetër datë historike për vendin tonë që në këto 12 muaj si anëtare e këshillit ka ngritur zërin e argumentit fuqishëm kundra brutaliteteve ruse në Ukrainë. Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah ShBA-së në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën. Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB tregon përgjegjësinë e madhe natyrshëm dhe pr...
Ndërroi jetë në Gjermani, trupi i pajetë i ish-Presidentit mbërrin të martën në Tiranë

Ndërroi jetë në Gjermani, trupi i pajetë i ish-Presidentit mbërrin të martën në Tiranë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
29/05/2022. 20:28 Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani pritet të mbërrijë të martën, në 31 qershor, në Shqipëri. Të martën pritet që të mbahen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Ish-kreu i Shtetit, Bujar Nishani ndërroi jetë një ditë më parë në një spital në Gjermani, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikacioneve nga Covid 19. Prej më shumë se një muaj, ish-Presidenti u transferua nga spitali Shefqet Ndroqi në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-Presidenti ra në gjendje kome dhe pësoi vdekje të trurit, fatkeqësisht një gjendje shëndetësore e pakthyeshme për ish-Presidentin./TCH/
Ilir Meta për vdekjen e ish presidentit Nishani:Me trishtim dhe hidhërim mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani

Ilir Meta për vdekjen e ish presidentit Nishani:Me trishtim dhe hidhërim mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
28/05/2022. 23:00 Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur ngushëllime per vdekjen e ish Presidentit Bujar Nishani. Përmes një postimi ne facebook ai ka thënë se më trishtim dhe hidhërim ka marr lajmin për ndarjen nga jeta të ish Presidentit Nishani Postimi i plotë: Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe! Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt. I paharruar kujtimi i President Nishanit! Të prehet në paqen e merituar!...
Kush ishte Bujar Nishani?

Kush ishte Bujar Nishani?

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
28/05/2022. 17:04 Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Nishani u lind më 29 shtator 1964 në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988, teksa studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Më pas studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004 ndërsa në vitin 2005 mori titullin “Master”, në Studimet Evropiane, në Shkollën e Studimeve Evropiane, pranë Universitetit të Tiranës. Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdh...
Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
28/05/2022. 14:26 Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vdekur. Disa media në Shqipëri raportojnë se Nishani ishte i shtruar në gjendje shumë të vështirë në një spital në Gjermani tash e disa muaj. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit shqiptar u përkeqësua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i la.
div.meta-author { display:none; }