News That Matters

SHQIPËRI

Presidenti Meta firmos lirimin nga detyra të Bajram Begaj si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve

Presidenti Meta firmos lirimin nga detyra të Bajram Begaj si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04/06/2022. 15:12 Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka firmosur lirimin nga detyra të Bajram Begajt, i propozuar nga PS për President. Presidenti Meta ka firmosur nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj. Meta deklaroi më herët se “është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”. “Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi”, njoftoi Presidenca....
“Shqipëria mbi gjithçka”, mesazhi i Begajt para se të votohet si president

“Shqipëria mbi gjithçka”, mesazhi i Begajt para se të votohet si president

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04/06/2022. 14:04 Pak orë para se të votohet si presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë një mesazh ku ndër të tjera njofton se e ka nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e kreut të Forcave të Armatosura. Teksa thekson se nuk është i mirë me fjalët dhe kërkon nga mediat që ta mirëkuptojnë në këtë pjesë, Begaj thotë se nëse votohet nga kuvendi si kreu i shtetit, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të vazhdojnë të jenë filozofia e punës së tij ashtu si në Forcat e Armatosura. “Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i...
Edi Rama: Bajram Begaj po bëhet gati për të qenë president i Republikës

Edi Rama: Bajram Begaj po bëhet gati për të qenë president i Republikës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04/06/2022. 13:58 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke vlerësuar figurën e gjeneralmajorit që propozoi dje si kandidat për kreun e shtetit, thotë se Bajram Begaj nga sot bëhet gati për të qenë presidenti i ri i Republikës. Duke kujtuar se procesi nisi me zarfet e fshehta ku socialistët dhanë propozimet e tyre për presidentin, Rama tha se janë shqyrtuar të gjithë emrat me radhë. “Unë mund të falenderoj të gjithë anëtarët e grupit parlamentar për kontributin e dhënë në këtë proces, që është jo i lehtë për shkak se bëhet fjalë për të identifikuar një figurë që duhet të përmbushë kërkesa shumë specifike, por në të njëjtën kohë për të garantuar respektin dhe moscenimin e të gjithë kandidatëve potencialë. Procesi që ne zhvilluam këtu në grup na dha të drejtë në fund, marrja e propozim...
Parlamenti voton sot Bajram Begajn për president të Shqipërisë

Parlamenti voton sot Bajram Begajn për president të Shqipërisë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04/06/2022. 10:14 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral-major Bajram Begaj, pritet të votohet sot nga parlamenti si presidenti i ri i Shqipërisë. Bajram Begaj është propozimi i Partisë Socialiste, kandidaturë që u bë publike të premten mbrëma dhe po kështu u pranua edhe nga vetë gjenerali. Brenda orës 12:00 të ditës së sotme duhet të depozitohet zyrtarisht në Kuvend emri i Bajram Begajt për postin e presidentit, shkruan tvklan.al. Ndërsa në orën 18:00 duhet të mblidhet Parlamenti në seancë plenare për të ezauruar raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit, ku Bajram Begaj pritet të zgjedhet me votat e mazhorancës. Në raundin e katërt mjaftojnë 71 vota që ai të zgjedhet në krye të shtetit. Ndërsa nga Partia Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se do ...
Rama merr çmimin prestigjioz në New York, qytetarja afgane: Është heroi ynë

Rama merr çmimin prestigjioz në New York, qytetarja afgane: Është heroi ynë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
02/06/2022. 16:07 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” gjatë qëndrimit të tij në New York. Në një darkë zyrtare, presidentja e Sesame Workshop, Sherrie Westin, e vlerësoi Ramën për mikpritjen e qytetarëve afganë. Kreu i qeverisë shqiptare tha se është një nder i madh marrja e këtij, çmimi megjithatë shtoi se “nuk arrin ende të bëjë paqe me faktin që ajo çka duhej të ishte rregulli është përjashtim”. “Më duhet t’ju them duke qenë se jemi këtu pas dyerve të mbyllura dhe nuk na dëgjon kurrkush se ajo çfarë ndjeva përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: Turp”, u shpreh Rama. Rama shpjegoi para të ftuarve se pse Shqipëria...
Shqipëria në vend numëro, publikohet raporti i OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm

Shqipëria në vend numëro, publikohet raporti i OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
02/06/2022. 11:55 Shqipëria renditet mes vendeve që nuk kanë bërë progres të mjaftueshëm në arritjen e qëllimeve për një zhvillim të qëndrueshëm, që parashikon zhvillimin shoqëror, ushqyerjen, shëndetësinë, arsimin, barazinë gjinore, por edhe ndryshimet e klimës, tranzicionin drejt energjisë së gjelbër dhe rritjen ekonomike. Në raportin e publikuar të enjten nga OKB, Shqipëria renditet i 61-ti në një listë me 163 shtete. Një sfidë madhore për Shqipërinë mbetet krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike, fusha ku progresi, sipas raportit, ka qenë i moderuar. Gjithashtu, një tjetër problem i theksuar është ai i uljes së ndotjes së ambientit, jo vetëm në tokë por edhe në det. Lidhur me këtë, dokumenti zyrtar thotë se përpjekjet kanë mbetur në vend numëro. Vlerësim i njëjtë jepet...
Vjosa Osmani në Shqipëri, i jep lamtumirën e fundit Bujar Nishanit

Vjosa Osmani në Shqipëri, i jep lamtumirën e fundit Bujar Nishanit

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
02/06/2022. 11:51 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. E shoqëruar nga një delegacion nga Kosova, Osmani u prit në hyrje të Presidencës nga Ilir Meta. Ceremonia shtetërore e përcjelljes së ish-presidentit Bujar Nishani ka nisur në orën 10:00. Figura të larta të politikës, ministra, deputetë, kanë kryer homazhet në Presidencë. Në orën 12:00 arkmorti me trupin e pajetë të Nishanit do të dalë nga Presidenca për t’u përcjellë për në banesën e tij të fundit në varrezat e Sharrës./abcnews.al
Sot i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani

Sot i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
02/06/2022. 09:02 Ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit do t’i jepet lamtumira e fundit. E enjtja në Shqipëri është shpall “Ditë zie”. Trupi i pajetë i Nishanit mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së martës. Ditën e sotme ish-presidentit do t’i bëhen të gjitha nderimet në një ceremoni shtetërore. Homazhet zyrtare për Nishanin nisin sot në orën 10:00 në Presidencë, sipas protokollit të shtetit. Pas orës 12.00 kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Bujar Nishani, ka vdekur më 28 maj 2022 në moshën 56 vjeçare. Ai ishte duke u trajtuar në një spital në Gjermani.
Ilir Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentin Bujar Nishani

Ilir Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentin Bujar Nishani

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
01/06/2022. 18:53 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar pas vdekjes me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ish-presidentin Bujar Nishani. Kjo është edhe dekorata më e lartë që jepet nga presidenti i Shqipërisë. “Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare, i akordova sot ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’, më të lartën e shtetit shqiptar”. Meta thotë se Nishani do të vlerësohet si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut. “Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit...
div.meta-author { display:none; }