News That Matters

SHQIPËRI

Putin uron presidentin e ri të Shqipërisë

Putin uron presidentin e ri të Shqipërisë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
11/06/2022. 14:23 President i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në mesazhin që është bërë publik nga ambasada ruse në Shqipëri, thuhet se Putin i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore. Kujtojmë, Begaj është zgjedhur president i Shqipërisë gjatë javës së kaluar.
Rama: ‘Ballkani i Hapur’ është një njësi e zbatimit të ‘Procesit të Berlinit’

Rama: ‘Ballkani i Hapur’ është një njësi e zbatimit të ‘Procesit të Berlinit’

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
11/06/2022. 11:38 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ‘Procesi i Berlinit’ dhe ‘Ballkani i Hapur’ nuk janë dy nisma konkurruese ndaj njëra-tjetrës, por dy nisma komplementare. Rama tha se Procesi i Berlinit, i cili do të rinisë me ardhjen në krye të Kancelarisë në Gjermani, Olaf Scholz, është një nisëm në nivel parimor për të vendosur piketat dhe objektivat lidhur me vendet e rajonit të Ballkanit, ndërsa nisma ‘Ballkani i Hapur’ është njësia e saj e zbatimit, duke i bërë marrëveshjet të prekshme për njerëzit. “Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballk...
Qeveria e Shqipërisë ndan një milionë euro ndihmë financiare për Ukrainën

Qeveria e Shqipërisë ndan një milionë euro ndihmë financiare për Ukrainën

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
10/06/2022. 16:28 Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të japë ndihmë humanitarë në shumën prej 1 milionë euro për Ukrainën. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave. Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro. Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështe...
“Do ta ndërtojmë së bashku”- Rama prezanton krah Abazoviç projektin e urës mbi Bunë

“Do ta ndërtojmë së bashku”- Rama prezanton krah Abazoviç projektin e urës mbi Bunë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
09/06/2022. 17:54 Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar së bashku me homologun e Malit të Zi Dritan Abazoviç, projektin e ndërtimit të urës mbi lumin Bunë në zonën kufitare mes Ulqinit dhe Velipojës. Kryeministri Rama e cilësoi ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore si një simbol të bukur të vizionit të bashkëpunimit mes dy vendeve. “Së pari e mbi të gjitha jemi këtu për të ndarë ju projektin e ndërtimit të urës mbi lumin Bunë në zonën kufitare mes Velipojës dhe Ulqinit. Tashmë ajo do të zhvillohet si projekt i detajuar dhe së bashku do ta ndërtojmë”, tha Rama Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit tha se ura do të shkurtojë një distancë shumë të madhe dhe do të ketë një gjatësi prej 310 metra. Kostoja është vlerësuar të jetë 9 milion euro. Kryeministri Rama sqaroi se në gusht përfundon ...
Zjarr në Ishullin e Sazanit, digjen pisha e shkurre në “Plazhin e Gjeneralit”

Zjarr në Ishullin e Sazanit, digjen pisha e shkurre në “Plazhin e Gjeneralit”

LAJME, SHQIPËRI
05/06/2022 18:12 Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakë të mëdha këtë të dielë. Zjarri ka rënë në pjesën lindore të ishullit në vendin e quajtur ‘Plazhi i Gjeneralit’ ku janë djegur pisha e shkurre. Forcat e Rojes bregdetare si dhe Administrata e zonave të mbrojtura po punojnë për shuarjen e flakëve. Kjo është e dyta herë brenda një harku kohor të shkurtër teksa mbrëmjen e së premtes në ishull , nga pakujdesia u dogjën pisha dhe bimësi./Vizion+
Kurti uron Begajn: Sfidat e kombit lehtësohen sa herë punojmë bashkë

Kurti uron Begajn: Sfidat e kombit lehtësohen sa herë punojmë bashkë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
05/06/2022. 10:31 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj. “E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri”, ka thënë Kurti. “Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, shtoi ai.
Rama: I kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme

Rama: I kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04/06/2022. 19:54 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas zgjedhjes president të Bajram Begajt. Ai ka thënë se Shqipëria tashmë ka një president normal. “I kemi dhënë shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, të humanizmit dhe patjetër edhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”, është shprehur ai. Rama është shprehur se zgjedhja e presidentit, nuk ishte një proces i lehtë. “Ishte një proces aspak i lehtë, kemi arritur të japim jetë një procesi. Është figurë e identifikueshme me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës. Dhe shembullin e një burri të qetë normal e të arsyeshëm.” Ndryshe, Bajram Begaj është zgjedhur president me 78 kanë votuar pro Begajt, katër kundër dhe një abstenim....
Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë

Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04/06/2022 19:07 Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në këtë proces kanë marrë pjesë 83 deputetë. Begaj është votuar pro tij, nga 77 deputetë. 5 deputetë kanë qenë kundër. 1 votë ka shkuar abstenim. Opozitarët e pranishëm në sallën e Kuvendit, votuan kundër kësaj kandidature për shkak se besojnë që socialistët shkelën rregulloren e Kushtetutës, pasi një ushtarak në detyrë aktive nuk mundë të dalë kandidat për President.
div.meta-author { display:none; }