News That Matters

SHQIPËRI

Rama ironizon BE-në: Shpresoj që Ukraina të mos mbetet kandidate për 117 vjet

Rama ironizon BE-në: Shpresoj që Ukraina të mos mbetet kandidate për 117 vjet

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
25/06/2022. 19:44 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh i lumtur që Ukrainës iu dha statusi i vendit kandidat nga Bashkimi Evropian, por tha se ukrainasit nuk duhet të krijojnë shumë iluzione. Gjatë një fjalimi në Forumin Evropian Wachau, për temën “Ruajtja e së ardhmes së Evropës dhe zgjerimi i BE-së”, zhvilluar në Vjenë të Austrisë, Rama theksoi se Shqipëria ka tetë vjet që është vend kandidat dhe shpreson që për Ukrainën të mos jenë 117 vjet. “Jemi shumë të lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat, por shpresoj që ukrainasit të mos kenë shumë iluzone për atë që morën. Morën një ilaç kundër depresionit, që është mirë për moralin dhe për hormonet, për një farë kohe. I duhet të përballet me realitetin me të cilin përballet Maqedonia e Veriut. Shpresoj që ukrainasit ...
Rama s’ndalet me kritika ndaj BE-së: Mbledhjet e Brukselit, depresive

Rama s’ndalet me kritika ndaj BE-së: Mbledhjet e Brukselit, depresive

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
25/06/2022. 15:51 Kryeministri shqiptar, Edi Rama, mori pjesë këtë të shtunë së bashku me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”. Ai nuk i ndali kritikat ndaj Bashkimit Europian, pasi të enjten nuk u votua për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas vetos së Bullgarisë. Rama u shpreh se çështja është përtej vetos së Bullgarisë, pasi sipas tij, kjo situatë ka ardhur kur Rusia po lufton me Ukrainën dhe dimri nuk duket i sigurt. Rama tha se BE-ja duket se është bërë më e bashkuar pas luftës, por sipas tij, Putin flitet se mund të jetë i sëmurë, por edhe mund të mos jetë, ndërsa BE-ja, sipas Ramës, nuk është e shëndetshme. “Në këtë kryqëzim, ku disa prej shkallëve shkojnë l...
Rama për France 24: Statusi i kandidatit është si një lloj pilule kundër depresionit

Rama për France 24: Statusi i kandidatit është si një lloj pilule kundër depresionit

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
25/06/2022. 00:00 Kryeministri shqiptar Edi Rama statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian e përshkruan “si një lloj pilule kundër depresionit për të rritur moralin e vendeve”. Rama, në një intervistë për France 24, ku komentoi samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor tha se e ndjente “të drejtë të njihte ukrainasit si një komb që po bëjnë shumë për ne, se si ata parandalojnë avancimin e kundër-reformës më të frikshme në botë që Putin dëshiron të vendosë”. Ai tha se nuk është Shqipëria që ka bërë një proces të ngadaltë drejt BE-së, por është kjo e fundit që ka ngadalësuar përparimin për këtë proces. Rama theksoi se nuk është i frustruar, por tha se është i trishtuar nga dështimi i BE-së për të përmbushur premtimin e dhënë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Nuk është Shqipër...
Rama i përgjigjet Bullgarisë: Hiqni veton ose më duroni mua

Rama i përgjigjet Bullgarisë: Hiqni veton ose më duroni mua

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
23/06/2022. 12:16 Kryeministri shqiptar Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, që e kritikoi për mënyrën e të folurit. Përmes një postimi në Twitter, Rama ka shkruar se edhe ai vetë ka problem me mënyrën se si Bullgaria zgjidh çështjet dypalëshe duke përdorur BE-në. E në këtë aspekt, kryeministri shqiptar i ka kërkuar Bullgarisë që të heqë veton ose, siç thotë vetë, “të durojnë sjelljen e tij”. “Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit. E drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet bilaterale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO. Miq, hiqeni veton ose më duroni mua. Dhe meqë ra fjala, miq të dashur bullgarë më lejoni t’j...
Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Shqipëria t’i nisë negociatat për anëtarësim në BE

Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Shqipëria t’i nisë negociatat për anëtarësim në BE

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
21/06/2022. 14:00 Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE). Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama, Marin ka theksuar rëndësinë e integrimit në BE, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjitha Ballkanit pasi t’i kenë përmbushur kriteret. “Finlanda është mbështetëse afatgjate e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Duam të shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE pasi t’i kenë përmbushur kriteret. Përparësia jonë është të nisim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa asnjë vonesë. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Shqipëria ka një zë të fortë edhe globalisht. E vlerësojmë rolin ...

Abazoviq tregon se kur përfundon ndërtimi i urës që lidh Ulqinin me Velipojën

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
18/06/2022. 16:16 Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka dhënë informacione të reja lidhur me urën që pritet të ndërtohet e që do të lidh Ulqinin dhe Velipojën. Kjo urë për të cilën janë pajtuar bashkë me Edi Ramën, do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve nga 73 kilometra në vetëm një të vetëm. Gjithashtu, gjatësia e urës do të jetë 310 metra. Ajo do të jetë 17 metra e gjerë dhe do të ketë dy korsi trafiku, secila nga 3 metra e 75 centimetër, gjithashtu do të ketë trotuare nga 2 metra në secilën pjesë dhe shteg për biçikleta me gjerësi 1 metër e 25 centimetër. Siç ka shkruar Abazoviq, ura pritet të përfundoj në vitin 2024.
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
17/06/2022. 22:19 Një tërmet është ndjerë rreth orës 19:00 në qytetin e Durrësit në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në qarkun e Durrësit. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 i shkallës rihter, sipas Qendres për Informim rreth Tërmeteve në Evropë (CSEM).

Vizita në Ukrainë, Rama dhe Abazoviq takohen me Zelenskyn

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
15/06/2022. 17:47 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka publikuar pamjet e takimit me kryeministri shqiptar Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Dy kryeministrat shqiptar janë takuar me presidentin ukrainas dhe më pas kanë mbajtur edhe një tryezë të përbashkët. “Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic”, shkroi Presidenti ukrainas në rrjetin social. Më herët, kryeministri Edi Rama kishte publikuar pamje nga vizita e tij në Ukrainë. Ramën e shoqëron ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, Drejtori i Komunikimeve Endri Fuga dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlament...
Ambasadori i Shqipërisë në OKB u përgjigjet akuzave të diplomatit rus: Haradinaj s’u fsheh

Ambasadori i Shqipërisë në OKB u përgjigjet akuzave të diplomatit rus: Haradinaj s’u fsheh

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
15/06/2022. 11:41 Në seancën e sotme në Këshillin e Sigurimit për institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kundër krimeve të luftës, ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha, solli shembullin e luftërave në ish-Jugosllavi si shembull i nevojës për institucione që ndëshkojnë kriminelët e luftës. Ai bëri thirrje që puna e drejtësisë të vazhdojë dhe të mos ketë afate skadimi, por nënvizoi edhe një pikë tjetër. Veprimi i drejtësisë ndaj krimeve të luftës nuk do të ketë sukses, nëse vazhdohet me glorifikimin e kriminelëve, kur udhëheqës politikë përpiqen të manipulojnë historinë dhe të pretendojnë se krimet madhore në vende si Vukovar, Srebrenicë, Reçak etj nuk kanë ndodhur. Në fund, duke iu përgjigjur aludimeve nga pala ruse për përfshirje të Shqipërisë dhe s...
Rama: Lajm i mirë, “Sunny Hill” vjen në Tiranë

Rama: Lajm i mirë, “Sunny Hill” vjen në Tiranë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
14/06/2022. 20:30 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë zhvendosjen e “Sunny Hill”, nga Prishtina në Tiranë. Rama theksoi se në javën e parë të gushtit, Dua Lipa me të ftuarit e saj do të ndriqojnë netët e kryeqytetit. “Lajm i mirë, Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S’ka si Tirona jo”, ka shkruar Rama.
div.meta-author { display:none; }