News That Matters

SHQIPËRI

Shqipëria heq tarifat doganore për mallrat nga Kosova, Serbia e Maqedonia e Veriut

Shqipëria heq tarifat doganore për mallrat nga Kosova, Serbia e Maqedonia e Veriut

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
06/07/2022. 13:27 Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë tarifat doganore për mallrat që kalojnë përmes pikave kufitare shqiptare të cilat e kanë origjinën e tyre nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Vendimi vjen në vazhdën e angazhimeve të vendit në procesin e Ballkanit të Hapur dhe ndihmën që shtetet anëtare duhet t’i japin njëra-tjetrës në krizën e çmimeve të larta. Edhe pse Kosova nuk është pjesë e kësaj nisme, Ministria e Financave ka vendosur përjashtimin e saj në bazë të marrëveshjeve që dy vendet kanë për heqjen e barrierave doganore me njëra- tjetrën. Tarifat për parkimin e automjeteve, shtypshkrimin ose vulosjen e mallrave dhe peshimin e tyre do të bëhen zero. Tarifat aktuale janë 6 euro për parkimin, 7 euro lekë për peshimin dhe 50 cent për vendosjen e plumbçes ...
Rutte për Ramën: Drejtuesi me më përvojë në rajon që ka marrëdhëniet më të mira me të gjithë

Rutte për Ramën: Drejtuesi me më përvojë në rajon që ka marrëdhëniet më të mira me të gjithë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04/07/2022. 21:15 Mark Rutte, kryeministër i Holandës, ka pritur sot në takim homologun e tij të Shqipërisë, Edi Ramën. Rutte ka thënë se Rama është lideri me më përvojë në rajon, i cili ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet. “Po ta shihni rajonin për momentin, drejtuesi me më përvojë që ka marrëdhëniet më të mira me të gjithë është ky burri që ka sot ditëlindjen”, ka shtuar ai. Ai madje tha se bashkëpunimi në mes të Holandës dhe Shqipërisë është i shkëlqyeshëm dhe se miqësia e tyre është e jashtëzakonshme. “Bashkëpunimi mes dy vendeve tona është i shkëlqyer, miqësia midis neve dyve është e jashtëzakonshme dhe sot do të jetë një mundësi për të ndërtuar më shumë mbi këtë miqësi”, ka thënë Rutte në një konferencë për medie, shkruan Klankosova.tv Kryeministri Rutte po ashtu t...
Rama: Po flasim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

Rama: Po flasim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04/07/2022. 21:12 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media me homologun e tij holandez, Mark Rutte, foli në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai u shpreh se janë duke folur për nisjen e bisedimeve për këtë anëtarësim. “Mendoj që është e rëndësishme, nuk po flasim për t’u bërë anëtarë të BE-së, për t’u bërë pjesë javën tjetër, muajin tjetër, apo vitin tjetër. Po flasim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, ajo çka kemi mësuar në këtë proces është se nuk ka të bëjë me një datë, ka të bëjë me ndërtimin e institucioneve të forta, demokratike dhe me ndërtimin e një mjedisi të besueshëm demokratik, të një demokracie realisht funksionale”, tha Rama. Tutje, ai tha se BE-ja dhe KE-ja janë burim dije i mënyrës se si ndërtohet një shtet funk...
Edi Rama feston sot ditëlindjen

Edi Rama feston sot ditëlindjen

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
04/07/2022. 16:16 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama feston sot ditëlindjen. Kreu i shtetit shqiptar mbush 58 vjet jetë. Në postimin e tij për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shumë ndjekës e uruan Ramën për ditëlindje, duke i shkruar fjalët më të mira. “MIRËMËNGJES, dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Heqja e pikës kufitare në Morinë, Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Heqja e pikës kufitare në Morinë, Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
03/07/2022. 17:38 Në mbledhjen e mbajtur nga Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare më datë 20 qershor 2022, një ndër vendimet e marra ishte heqja e pikës kufitare të Morinës për sezonin turistik. Kështu turistët do ta kenë më të lehtë të vinë nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas pa krijuar radhë trafiku. Kryeministri, Edi Rama ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ku ndan periudhat se si ka qenë pika kufitare dhe si është në ditët e sotme. Në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive u miratuan 16 marrëveshje bashkëpunimi që kishin të bënin që nga ekonomia, tek shëndetësia dhe siguria mes dy vendeve.
Ilir Meta merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA -së në Tiranë, për festimin e Ditës së Pavarësisë se Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ilir Meta merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA -së në Tiranë, për festimin e Ditës së Pavarësisë se Shteteve të Bashkuara të Amerikës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
02/07/2022. 20:20 Sonte ne Tiranë është organizuar një pritje nga Ambasada e SHBA për festimin e Pavarësisë se SHBA-së, ku po merr pjes edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta Ai përmes një postimi ne Facebook ka thënë se është krenarë për aleancën tonë strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve tanë. Postimi i plote: 🇦🇱🤝🇺🇸 Kënaqësi të merrja pjesë, së bashku me miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, për festimin e Ditës së Pavarësisë të këtij vendi mik. Krenarë për aleancën tonë strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve tanë, që meritojnë të zhvillohen më tej. Gjithmonë pranë njëri-tjetrit në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë,...
Hapet aksi Kardhiq-Delvinë, shkurton për 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë

Hapet aksi Kardhiq-Delvinë, shkurton për 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
02/07/2022. 15:33 Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është gati. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor, teksa bëri të ditur se nga sot do të jetë i hapur për gjithë qytetarët. “Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, tha Kumbaro në rrjetet sociale. Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës me një gjatësi prej 1,3 km i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m, sipas të gjitha kushteve të sigurisë. Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejsh...
Meta nderon me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ish-ambasadorin Gjergj Dedaj

Meta nderon me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ish-ambasadorin Gjergj Dedaj

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
01/07/2022. 21:54 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj. “Kisha nderin, qe me një ceremoni shtetërore, Shkelqësia e Tij, Ilir Meta, president i Republikës së Shqipërisë, të ma ndajë titullin: ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’. ‘Për kontributin e dhënë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, si dhe për punën e palodhur për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon'”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Edi Rama thotë ‘mirëmëngjes’ me pamje nga pritja e mbretit të Spanjës

Edi Rama thotë ‘mirëmëngjes’ me pamje nga pritja e mbretit të Spanjës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
29/06/2022. 09:58 Kryeministri shqiptar, Edi Rama, sot ka zgjedhur që t’i thotë ‘mirëmëngjes’ më ndryshe të gjithë atyre që e kanë mik ose e ndjekin në Facebook. Ai, ndryshe nga ditët e tjera kur poston fotografi dhe video duke promovuar vendet e bukura dhe ‘perlat e fshehura’ të Shqipërisë, ka publikuar momentin kur bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Rama, kanë hyrë në pritjen e organizuar nga Mbreti Felipe VI i Spanjës për shtetet pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s. “MIRËMËNGJES dhe me këtë moment të hyrjes në pritjen e organizuar mbrëmë nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Letizia, për mirëseardhjen e udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook. Nga sot deri më 30 qers...
Rama kryeson delegacionin shqiptar në samitin e NATO-s

Rama kryeson delegacionin shqiptar në samitin e NATO-s

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
28/06/2022. 17:33 Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur të martën për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologët e Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë. Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordimi mbi Konceptin strategjik 2022.
div.meta-author { display:none; }