News That Matters

LAJME

Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të hapura këtë fundjavë për të pritur aplikimet e subjekteve politike

Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të hapura këtë fundjavë për të pritur aplikimet e subjekteve politike

LAJME, POLITIKË
Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të hapura këtë fundjavë për të pritur aplikimet e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit Sipas të dhënave të këtij institucioni, asnjë nga partitë parlamentare nuk i ka dorëzuar akoma listat me kandidatët për kryetarë komunash dhe për Kuvende Komunale. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për Ekonomia Online të dhënat e fundit lidhur me procesin e aplikimit. Sipas tij, deri në mesditën e së shtunës KQZ ka pranuar aplikimin për certifikim të 27 subjekteve politike. “Deri në mesditën e ditës së shtunë, KQZ-ja ka pranuar aplikimet nga 27 subjekte politike, prej të cilave 5 parti politike, 9 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politi...
1.370 raste të reja me Covid-19

1.370 raste të reja me Covid-19

LAJME, SHËNDETËSI
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.370 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë shëruar edhe 47 persona. Po ashtu gjatë 24 orëve janë vaksinuar 19.538 persona dhe gjithësej të vaksinuar janë 559.007 persona. Para disa diteve Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa për parandalimin e COVID-19. /Radio-Ylberi/
SHBA pritet të aprovojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

SHBA pritet të aprovojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

LAJME, Storiet Kryesore
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) pritet të autorizojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 për disa njerëz të me imunitet të dobët. “FDA po monitoron nga afër të dhënat, nga studimet që po bëhen nëse duhet të administrohet edhe një dozë shtesë e vaksinës kundër COVID-19 për individët me imunitet të komprometuar, agjencia, së bashku me CDC, do të vlerësojnë opsionet e mundshme për këtë çështje dhe do të ndajnë informacion në të ardhmen e afërt.”,” tha një zëdhënës i FDA për CNN. Një studim i kohëve të fundit nga studiuesit e Johns Hopkins gjeti se njerëzit e vaksinuar me imunitet të dëmtuar kanë 485 herë më shumë gjasa të përfundojnë në spital ose të vdesin nga Covid-19 në krahasim me popullatën e përgjithshme që është e vaksinuar. Bazuar në një vlerësim të CDC...
Në renditjen e FIFA-s, Kosova ngritet për pesë pozita

Në renditjen e FIFA-s, Kosova ngritet për pesë pozita

LAJME, SPORT
Ekipi kombëtar i Kosovës ka bërë përparime në renditjen më të re të FIFA-s.“Dardanët”, në ranglistën e publikuar sot e shohin veten në vendin e 115-të, pesë pozita më lartë sesa në renditjen e fundit, kur gjendeshin në vendin e 120-të. Ndërkohë, Verdhekaltrit kanë përparuar me 7 pikë, nga 1152 në 1159.Renditja e fundit e FIFA-s ishte publikuar në muajin maj. Kosova do t’i zhvillojë tri ndeshje kualifikuese të Botërorit 2022 në muajin shtator ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës.
Anulohet “Beerfest Kosova”, planifikuar të fillonte me 13 gusht

Anulohet “Beerfest Kosova”, planifikuar të fillonte me 13 gusht

KULTURË, LAJME
Ndonëse ishte pritur me padurim nga qytetarët dhe ishte planifikuar të zhvillohej me datat 13, 14, 15 gusht, Beerfest Kosova, që sivjet do të zhvillonte edicionin e 10-të, është anuluar. Sipas një komunikate nga organizatorët, shkak për këtë rezulton të jetë një vendim i Policisë së Kosovës që thotë se ky festival mund të paraqet rrezik për qytetarët. Njoftimi i plotë: Të dashur qytetarë të Kosovës, me keqardhje ju njoftojmë se Beerfest. Kosova, edicioni 10, nuk do të mbahet. Mund të lexoni: https://radioylberi.info/dafina-zeqiri-dhe-dj-geek-godasin-perseri-me-foto/ Kjo vjen pas një vendimi të Policisë së Kosovës, që thotë se mbajtja e këtij festivali paraqet rrezik për qytetarët! Ne si organizatorë nuk jemi dakord me këtë vendim dhe mendojmë që, Beerfest. Kosova në esencë nuk dallo...
Rekord i ri: 1009 raste të reja me Covid-19

Rekord i ri: 1009 raste të reja me Covid-19

LAJME, SHËNDETËSI
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 6,784 testime, 1009 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy person nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 82 pacient. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 4,416.
Në komunën e Mitrovicës para dy ditësh është shënuar një rast “ngacmim sekusual” në Polici

Në komunën e Mitrovicës para dy ditësh është shënuar një rast “ngacmim sekusual” në Polici

LAJME, Storiet Kryesore
Në komunën e Mitrovicës para dy ditësh është shënuar një rast “ngacmim sekusual” në Polici. Sipas raportit 24 orësh, një grua ka raportuar se gjersa ishte duke punuar në market është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit. I njëjti u lirua në procedurë të rregullt. “Mitrovicë 08.08.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit i dyshuari mashkull kosovar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Samsung kohët e fundit luftoi me rënien e shitjeve të telefonave të saj kryesorë të mençur

Samsung kohët e fundit luftoi me rënien e shitjeve të telefonave të saj kryesorë të mençur

LAJME, TEKNOLOGJI
Për modelin më të lartë aktual të Samsung, Galaxy S21, kishte një rritje të vogël, edhe pse shitjet e Samsung u ulën në përgjithësi. Kjo bazohet në shifrat më të fundit të raportuara nga Korean Business Post. Prandaj, vetëm 13.5 milionë kopje u shitën në treg në 6 muajt e parë. Krahasuar me modelet e mëparshme S20 dhe S10 , kjo do të thotë një rënie prej 20 dhe 47 për qind, respektivisht, po megjithatë ky mbetet telefoni inteligjent më i shitur deri më tani nga kjo kompani. Me 28 milionë njësi të shitura në një vit, S20 ishte telefoni më i shitur Galaxy deri më tani. Përjashtimi i vetëm është modeli debutues Galaxy S, i cili është shitur 24 milionë herë . Sidoqoftë, duhet të keni parasysh se tregu i telefonave inteligjentë ishte dukshëm më i vogël në përgjithësi në atë kohë. Nëse trendi n...
Disa mënyra natyrale se si të shpëtoni nga lythat

Disa mënyra natyrale se si të shpëtoni nga lythat

KURIOZITETE, LAJME
Mes problemeve të lëkurës, renditen edhe lythat, të cilat shfaqen tek gishtat ose duart. Ata janë të ashpër, prandaj shkaktojnë shqetësim jo vetëm për anën shëndetësore, por edhe për atë estetike. “Bright Side” liston disa mënyra se si mund t’i trajtoni ose t’i hiqni qafe në kushte shtëpiake. 1. Mjaltë Me sa duket, mjalti mund të përdoret në më shumë mënyra sesa thjesht në çajin tuaj. Mund ta përdorni nëse keni nevojë të trajtoni lythat e këqija. Ai ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale. Gjithashtu është vërtetuar se është një barrierë efektive kundër infeksioneve. Kur e mbuloni një lyth me mjaltë, ju e privoni atë nga i gjithë oksigjeni dhe, si rezultat, lythi do të fillojë të zhduket. Procedura: Këshillohet që të përdorni mjaltë të tillë si mjalti manuka. Aplikoni një shtresë të ...
div.meta-author { display:none; }