News That Matters

LAJME

Njerëzit e evakuuar nga Afganistani mbërrijnë në SHBA

Njerëzit e evakuuar nga Afganistani mbërrijnë në SHBA

BOTË, LAJME
MË: 22.08.2021 NË ORA: 09.02 Të evakuuarit nga Afganistani mbërritën në Shtetet e Bashkuara të dielën, duke zbarkuar në Virxhinian veriore para se të dërgoheshin në një qendër të përkohshme strehimi në Chantilly. Avioni që mbante familjet ishte ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles aty pranë. Presidenti amerikan Joe Biden thotë se evakuimi i amerikanëve, afganëve në rrezik dhe të tjerëve nga aeroporti i Kabulit ishte rritur me shpejtësi gjatë fundjavës. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të dielën, Biden tha se 11,000 evakuuar ishin larguar me aeroplan nga kryeqyteti afgan në një periudhë 36-orëshe, raporton AP. Ai gjithashtu tha se asnjë i evakuuar nuk po fluturonte drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara pa kontroll paraprak.
19 mijë e 695  raste aktive me COVID-19 në Kosovë

19 mijë e 695 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
MË: 23 GUSHT 2021 NË ORA: 08:40 Kosova është duke regjistruar rritje në raportimin e rasteve të reja me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar një mijë e 682 raste të reja, 11 viktima. Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 19 mijë e 695. Po ashtu numri i të vaksinuarve aktualisht në vend është 707.793 Ndërsa gjatë këtij muaji ka pasur rritje të rasteve dhe qeveria ka marrur një varg masash.
Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

LAJME
MË: 23 GUSHT 2021 NË ORA: 06:25 Dashi Marrëdhënia që keni krijuar me partnerin/en do të jetë më e qartë dhe do të kuptoheni më së miri. Sa i përket aspektit financiar, kujdes me shpenzimet e tepërta. Demi Nëse nesër qëndroni vetëm do të bini në pesimizëm. Mundohuni të shmangni këtë situatë. Në planin financiar tregohuni të matur që të mos përballeni me surpriza të pakëndshme. Binjakët Nesër do të keni dëshirë të argëtoheni dhe partneri do t’iu a plotësojë qejfin. Kujdes me skenat e xhelozisë. Në lidhje me financat, parashikohet normalizim i problemeve që keni patur. Gaforrja Raporti me partnerin nuk do të jetë në nivelin e duhur. Komunikimi me të do të vijë duke u zbehur. Sa i përket financave, do të përpiqeni të stabilizoni situatën, por kujdes mos bëni gabime. Luani Gjatë kësaj të hën...
Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

LAJME
MË: 23 GUSHT 2021 NË ORA: 06:30 Sot në vendin tonë do mbajë mot i ngrohët me tempraura të larta. Ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Gjithashtu indeksi UV vazhdon t'i mbajë vlerat e larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Lëndohen tre persona në një aksident në Podujevë

Lëndohen tre persona në një aksident në Podujevë

LAJME, Storiet Kryesore
Tre persona janë lënduar në një aksidenti i cili ka ndodhur sot në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Në aksident ishin të përfshira tri automjete. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. “Rreth orës 11:00, është pranuar informata për një aksident komunikacioni rrugor të ndodhur në rrugën Ali Ajeti në Podujevë.Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku lëndime kanë pësuar tre persona.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”.
Dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës

Dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës

LAJME, SPORT
Sezoni i ri i Superligës së Kosovës 2021-22, nisi dje me tri ndeshje interesante, me Dritën që fitoi me përmbysje kundër Feronikelit, ndërsa Llapi dhe Gjilani me barazime kundër Drenicës dhe Ulpianës. Sot Superliga e Kosovës vazhdon me dy ndeshje tjera, Prishtina kundër Malishevës dhe Ballkani me Dukagjinin. “Plisat” pas paraqitjes së mirë në garat evropiane, e kërkojnë fitoren e parë kundër Malishevës, e cila është përforcuar mjaftë shumë në këtë afat kalimtar. Në ndeshjen tjetër përballet Ballkani me Dukagjinin, që pritet të jetë një ndeshje mjaftë interesante. Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00.
Ky është shteti evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga

Ky është shteti evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga

KURIOZITETE, LAJME
Vdekjet e lidhura me drogën janë shqetësim në tërë Evropën, por cili shtet ka shkallën më të lartë të tyre? Për të shtatin vit me radhë, Skocia përjetoi rritje të numrit të vdekjeve të lidhura me përdorimin e substancave narkotike, duke vazhduar të jetë shteti me shkallën më të lartë për numër të banorëve në Evropë. Vitin e kaluar, një numër rekord prej 1.339 personave vdekje të lidhura me përdorimin e drogës u regjistruan në Skoci. Kështu, Skocia po vazhdon ta ketë shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga për numër banorësh, me 21.2 raste fatale për 1.000 banorë. Kjo shifër është mbi tri herë e gjysmë më e madhe se në Angli dhe në Uells. Përpos drogës, edhe alkooli ishte shkaktar i konsiderueshëm i vdekjeve, më saktësisht në 173 sosh, ndërsa amfetamina ishte shkaktare e 60 vdekjeve. Zo...
16,341 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

16,341 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 16,341 raste. Numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus ka arritur në 125,348. Të shëruar janë 106,700 pacientë si dhe të vdekur janë 2,307 persona. Për menaxhimin e pandemisë në vend ka filluar edhe dhënia e vaksinave kundër COVID-19, deri tani 666,476 doza të vaksinës janë marrë nga qytetarët, prej tyre 227,581 janë të vaksinuar me të dyja dozat.
Superliga starton sot me tri super ndeshje

Superliga starton sot me tri super ndeshje

LAJME, SPORT
Pritjes i ka ardhur fundi pasi elita e futbollit kosovar rikthehet ditën e sotme në aksion.Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.Ky sezon i ri do të jetë me risi, pasi do të përdoret edhe sistemi VAR dhe në secilën ndeshje do të ketë nga nëntë zyrtarë. Pas paraqitjes spektakolare në Evropë, Drita e nis edicionin 2021/22 me ndeshjen si vendas ku përballë do ta ketë Feronikelin. Skuadra e Ardian Nuhiut llogaritet favorite në letër dhe synon ta nisë me fitore edicionin e ri, derisa mysafirët kërkojnë të befasojnë.Llapi do t’i luaj ndeshjet si vendas në Merdare, ku në xhiron e parë do t’i bëjë konak skuadrës së rikthyer në elitë, Ulpianës.   Pritet një takim tejet interesant mes skuadrave bardhekaltër, edhe pse vendasit shihen si favoritë në let...
div.meta-author { display:none; }