News That Matters

LAJME

Mbi 20.000 raste aktive me COVID-19 në vend

Mbi 20.000 raste aktive me COVID-19 në vend

LAJME, SHËNDETËSI
Kosova është duke regjistruar rritje në raportimin e rasteve të reja me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar një mijë e 067 raste të reja, dhe 17 viktima nga COVID-19. Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 20 mijë e 467, dhe gjatë 24h janë shëruar 278 persona Ndërsa gjatë këtij muaji ka pasur rritje të rasteve dhe qeveria ka marrur një varg masash.
Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

KURIOZITETE, LAJME
MË 24.08.2021 6:19 Dashi Sot Yjet nuk do të jenë në anën tuaj, kështu që përpiquni të shmangni çdo lloj diskutimi. Por mos u shqetësoni, pasi gjatë javës Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë. Në punë është një fazë disi komplekse. Demi Sot do të jetë ditë e mirë për ndjenjat dhe, në veçanti, beqarët do kalojnë momente të gëzuara. Ata që duan t’i japin fund një lidhje mund ta bëjnë atë më lehtë. Në punë, dëgjoni propozimet që ju bëhen, keni yjet në krah. Binjakët Gjatë ditës së sotme do të ndjeni njëfarë nervozizmi dhe shumë nostalgji. Në dashuri nuk është koha të mendoni për një person që ka qenë pjesë e së kaluarës suaj. Në punë keni disa probleme për shkak të nervozizmit. Gaforrja Horoskopi i Paolo Fox tregon se nëse jetoni dy histori të dashuruara, atë...
Moti për sot

Moti për sot

LAJME
MË: 24.08.2021 6:15 Sot në vendin tonë do mbajë mot i ngrohët me tempraura të larta. Ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-30 gradë Celsius. Po ashtu gjatë kësaj jave do të ketë rënie të tempraturave dhe reshje shiu Radio-Ylberi
Identifikohet kundërvajtësi në trafikun rrugor në Rajonin e Mitrovicës

Identifikohet kundërvajtësi në trafikun rrugor në Rajonin e Mitrovicës

LAJME, Storiet Kryesore
Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut ka shqiptuar gjobe per ngasësin e kamionit per ngarkesë të pa sigurt pasi ka arritur ta identifikoj ngasësin dhe t’ia shqiptoi tiketën në bazë të dispozitave të Ligjit per rregullat e trafikut rrugor. E ky kundërvajtës është indetifikuar nga policia pas raportimit të mediave. “Një rast i tillë është identifikuar edhe sot ku në media është publikuar një lajm për një kamion i cili kishte qenë duke qarkulluar në zonën e Skenderajt, me mbingarkesë, i cili e ka e rrezikuar trafikun dhe nuk ka përdor kurrfarë masash të sigurimit të materialit të ngarkuar. Po ashtu policia ka ftuar qytetarët që të raportojn çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës. “Policia ne rajonin e Mitrovicës fton qytetaret qe te raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek Po...
Goditet nga treni një 36 vjeçar nga fshati Aqarevë e Skenderajt

Goditet nga treni një 36 vjeçar nga fshati Aqarevë e Skenderajt

LAJME, Storiet Kryesore
MË: 23 GUSHT 2021 NË ORA: 12:40 Një 36 vjeçar është goditur nga treni në fshatin Aqarevë të Komunës së Skenderajt, raporton Gazeta Express. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e ditës së sotme, derisa mjeku ka konstatuar se viktima ka qenë pa shenja jete. Prekazi ka thënë se sipas rrethanave më shumë ka të ngjarë që viktima ka bërë vetëvrasje. “Rasti është pranuar në orën 06:43 dhe viktima është e moshës 36 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Policia ka pranuar informacion se një person është goditur nga treni, njësia është përgjigjur në atë rast menjëherë, kur kanë shkuar aty mjeku ka konstatu se personi është pa shenja jete. Kemi mendu që është aksid...
Rrahu nënën e tij, arrestohet mitrovicasi

Rrahu nënën e tij, arrestohet mitrovicasi

LAJME, Storiet Kryesore
Më 23/08/2021 | 10:20 Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi që e ka rrahur nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24 orësh. Njoftimi i Policisë: DHUNË NË FAMILJE Mitrovicë 22.08.2021 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Radio-Ylberi
Festivali PriFest fillon nga nesër me 52 filma

Festivali PriFest fillon nga nesër me 52 filma

KULTURË, LAJME
Në Kosovë nga nesër do të fillojë njëri nga festivalet më prestigjioz “PriFest” i cili do të zgjasë nga data 24 deri më 29 gusht. Prishtina Festival është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në Kosovë dhe këtë vit shfaqja e filmave do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në amfiteatrin e Kosovës, njofton Klankosova.tv. Organizatorja e këtij festivali Vjosa Berisha në një intervistë për emisionin “Ora 7”, tha se edhe pse këtë vit festivali do të mbahet me publik do të ketë kufizime dhe masa të shtuara anti-COVID për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa shfaqjet e hapura për publikun do të jenë falas. “Këtë vit kapaciteti i pjesëmarrësve në festival do të jetë 50% më i ulët. Të gjithë pjesëmarrësit brenda obligohen të bartin maska dhe duhet të kenë me vete dezin...
Pesë raste të dhunës ndaj gruas brenda një ditë në Kosovë

Pesë raste të dhunës ndaj gruas brenda një ditë në Kosovë

LAJME, Storiet Kryesore
MË: 23 GUSHT 2021 NË ORA: 09:38 Pesë raste të dhunës ndaj gruas kanë ndodhur brenda një dite në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Drenas, Lipjan dhe Podujevë dhe Prizren. Policia ka njoftuar se të arrestuar kanë përfunduar burrat nga Podujeva dhe Prizreni. “Podujevë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një marrëveshje verbale kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” “Prizren. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë në familje duke e kanosur me armë zjarri viktimën femër kosovare. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të pro...
Rritet shkalla e divorcit, dhe më pak njerëz po martohen

Rritet shkalla e divorcit, dhe më pak njerëz po martohen

KURIOZITETE, LAJME
MË: 23 GUSHT 2021 NË ORA: 09:11 Një studim i ri ka treguar se sa shumë ka ndryshuar Mbretëria e Bashkuar në aspektin e martesave dhe divorceve. Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), e cila mblodhi të dhënat mes vitit 1961 dhe 2011 në Angli dhe Ulles, erdhi në përfundim se më pak njerëz po martohen dhe më shumë po divorcohen. Studimi zbuloi se në vitin 1961, 68 përqind e njerëzve të moshës 16 vjeç e tutje ishin të martuar dhe vetëm 0.8 përqind ishin të divorcuar, ndërsa në 2011, 49 përqind e njerëzve të moshës 16 vjeç e lart ishin martuar dhe nëntë përqind ishin ose të divorcuar, shkruan The Independente, përcjell Klankosova.tv. ONS thekson se shifrat e regjistrimit ofrojnë vetëm një “pamje” të tendencave shoqërore. “Pra, ata nuk mund të na tregojnë se sa herë dikush është mar...
Xherdan Shaqiri lojtar i Lyon-it

Xherdan Shaqiri lojtar i Lyon-it

LAJME, SPORT
MË: 23 GUSHT 2021 NË ORA: 09:04 Skuadra franceze Olympique Lyon ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit me prejardhje nga Kosova Xherdan Shaqiri. “Olympique Lyonnais është i kënaqur që më në fund ka arritur një marrëveshje parimore me Liverpoolin për transferimin e mesfushorit zviceran, Xherdan Shaqiri, i cili ishte një figurë kyçe për vendin e tij në Kampionatin Evropian të kësaj vere”. Në komunikatën e ekipit francez thuhet se përfundimi i transferimit mbetet i kushtëzuar me rezultatin e ekzaminimit mjekësor që lojtari do të kalojë këtë të hënë në mëngjes dhe përfundimin e formaliteteve të fundit administrative. Shaqiri i ka fituar dy tituj të Champions League të fituara dhe me shumë tituj të ligave të ndryshme Ai tanimë është një nga lojtarët më me eksperiencë te skuadra e Lyonit...
div.meta-author { display:none; }