News That Matters

LAJME

Qeveria me vendim të ri për strehimin e refugjatëve afganë

Qeveria me vendim të ri për strehimin e refugjatëve afganë

LAJME, POLITIKË
25.08.2021  / 08:00 Qeveria e Kosovës është mbledhur sërish këtë të martë për të diskutuar rreth strehimit të refugjatëve afganë. Sipas njoftimit të Qeverisë tani mbrojtje e përkohshme do t’ju ofrohet edhe personave të tjerë përveç atyre që janë caktuar deri tash ku përfshihen personat në bazë të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do zhvendosen në SHBA apo në një shtet të tretë. “Sipas këtij vendimi, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atyre të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave tjerë, në bazë të marrëveshjes me Sh...
21.922 raste aktive me COVID-19 në vend

21.922 raste aktive me COVID-19 në vend

LAJME, SHËNDETËSI
25.08.2021 /7:30 Kosova është duke regjistruar rritje në raportimin e rasteve të reja me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar një mijë e 901 raste të reja, dhe 13 viktima nga COVID-19. Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 21 mijë e 922, dhe gjatë 24h janë shëruar 433 persona Ndërsa gjatë këtij muaji ka pasur rritje të rasteve dhe qeveria ka marrur një varg masash.
Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

LAJME
25.08.2021 / 07:05 Dashi Ekziston një mundësi e vogël, por reale, që dikush po ju mbush me informacione të rreme, duke shpresuar se do të merrni një vendim të gabuar. Duke pasur parasysh këtë, verifikoni mirë çdo gjë që ju thuhet. Mos i besoni askujt. Demi Keni shumë gjëra që ju bëjnë të ecni përpara, ndaj nuk ka arsye përse të mbani fytyrë të vrenjtur. Cilado qoftë arsyeja duhet ta tejkaloni dhe të viheni në lëvizje. Kura më e mirë për depresionin është veprimi, ndaj bëni diçka dhe bëjeni tani. Binjakët Nuk doni që një mik apo koleg të vuajë, por në këtë rast është e këshillueshme që të mos bëni asgjë për ta ndihmuar. Planetet sugjerojnë se ky është një nga ato raste ku tjetri duhet ta marrë vetë mësimin, me gjasë në mënyrën më të vështirë. Gaforrja Vendosini vetes qëllime, por sigurohun...
Moti sot

Moti sot

LAJME
25.08.2021 /7.00 Sot, do të këtë mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Po ashtu do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
400 vjet pa rënë shi, vendi më i thatë në botë

400 vjet pa rënë shi, vendi më i thatë në botë

KURIOZITETE, LAJME
24.08.2021 /23:56 Shumë herë kjo hapësirë në tokë nuk laget nga shiu gjatë gjithë viti, por ekzistojnë disa zona në shkretëtirën Atacama ku nuk ka rënë shi prej 400 vjetësh. Shkretëtira Atacama shtrihet përgjatë bregdetit të Kilit, në Amerikën e Jugut, pranë Oqeanit Paqësor që është ‘pellgu’ më i madh ujor në botë. Në qytete ka shenja të një lumi i cili mendohet se mund të ketë të paktën 120.000 vite që është tharë. E gjithë shkretëtira, sipas studiuesve dhe historianëve mund të ketë mbi 3 milionë vjet që është e tharë, duke e bërë kështu këtë vend vendin më të thatë në të gjithë globin. Shkretëtira e Atcamas, nga natyra e saj gjeografike aspak normale që ka, përdoret shpesh herë nga NASA, për të testuar makineritë e tyre, përpara se t’i nisin ato në planetët e tjerë të sistemit tonë...
Ndikimi i mbipeshës te sëmundjet që shkaktojnë plakjen e trurit

Ndikimi i mbipeshës te sëmundjet që shkaktojnë plakjen e trurit

LAJME, SHËNDETËSI
Depozitat e mëdha dhjamore në zonën e belit janë të rrezikshme për shëndetin, madje mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së sklerozës tek njerëzit në moshë madhore. Ky është konkluzioni i një studimi të botuar në prill të këtij viti. Studimi u krye në Korenë e Jugut dhe në të morën pjesë 473.000 njerëz mbi moshën 65 vjeçare. Në harkun kohor të mbi gjashtë viteve, 13 për qind e pjesëmarrësve në studim u diagnostikuan me demencë, transmeton AgroWeb. Prevalenca e kësaj sëmundjeje ishte më e madhe në mesin e meshkujve që kishin një indeks të shëndetshëm të masës trupore por një bel më të gjerë se një 90 centimetra. Çfarë është demenca Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar d...
Këngët e shenjta të kolonive shqiptare në Sicili nga Giuseppe Schirò

Këngët e shenjta të kolonive shqiptare në Sicili nga Giuseppe Schirò

KULTURË, LAJME
Vëllimi i Këngëve të Shenjta Giuseppe Schirò të kolonive shqiptare të Sicilisë, u botua në vitin 1907 dhe u shtyp në Napoli në La Tipografia Editrice Bideri. Ky vëllim përfaqësoi që në fillim një nga rezultatet më domethënëse editoriale dhe shkencore në lidhje me trashëgiminë e madhe të përbërë nga letërsia siciliano-shqiptare e lidhur ngushtë me fenë. Qëllimi i dijetarit ishte të parandalonte humbjen e kësaj trashëgimie shumë të pasur të përbërë nga këngë të shenjta, të cilat përfaqësonin traditën dhe identitetin kulturor të kolonive shqiptare në Sicili. Puna e tij u vlerësua menjëherë nga komuniteti shkencor dhe nga institucionet fetare lokale. Mbledhja në një vëllim e traditës gojore të këtyre këngëve të shenjta, të cilat ishin dhënë për disa që nga themelimi i kolonive shqiptare, nën...
Kina lejon fëmijën e tretë në familje

Kina lejon fëmijën e tretë në familje

KURIOZITETE, LAJME
28.08.2021 /23:22 Legjislatura më e lartë e Kinës ka miratuar një reformë të ligjit që lejon prindërit të kenë deri në tre fëmijë. Komiteti i Përhershëm i Kongresit Kombëtar Popullor të Kinës ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Planifikimin e Familjes dhe Popullsisë. Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi se ligji duhet të ratifikohet nga presidenti kinez Xi Jinping që ligji të hyjë në fuqi. Reforma u soll në bazë të një vendimi për mbështetjen e çifteve që duan të kenë fëmijën e tretë, i cili u miratua në fund të majit nga Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Byroja Politike, e kryesuar nga presidenti Jinping tha se reforma kishte për qëllim t’i përgjigjej plakjes së kombit dhe të përmirësonte burimet njerëzore të vendit. Kjo reformë është një tjetër treg...
‘Gruaja shqiptare sa është e re ka frikë nga babai, kur martohet nga burri dhe kur plaket ka frikë nga djali’

‘Gruaja shqiptare sa është e re ka frikë nga babai, kur martohet nga burri dhe kur plaket ka frikë nga djali’

KULTURË, LAJME
Petro Marko, njëri nga shkrimtarët që pati ndikim të madh në letërsinë shqipe, ishte publicist, arsimtar e gazetar. Ai ka lindur në Dhërmi më 25 nëntor 1913. Me të kryer filloren në fshatin e lindjes më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. “Gruaja shqiptare sa eshte e re ka frikë nga babai; kur martohet ka frikë nga burri; e kur plaket ka frikë nga djali”
Dhjetë filmat që thyen tabutë në kinematografi

Dhjetë filmat që thyen tabutë në kinematografi

KULTURË, LAJME
Rrjeti prestigjioz BBC ka listuar dhjetë filmat që thyen tabutë në kinematografi. Një ndër ta është edhe filmi me personazhin e parë gei. Homoseksualiteti ishte një fenomen jo i përdorur në filmat europianë dhe hollivudianë që nga vitet 20’,30’,40’ por sugjerohej që ato të jepeshin të koduar. Filmat eksperimentalë nuk kishin ndërmend të ekspozoheshin, por megjithatë, 20-vjeçari Kenneth Anger, një nga producentët më të mirë amerikanë, u dënua për prodhimin e filmit Fireworks në vitin 1947, një film për jetën e një të riu homoseksual. Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë. Në fund ata e liruan Kenneth Anger, duke i thënë se filmi ishte art dhe jo pornografi. Ndërsa skena e parë e seksit në një film i përket vitit të largët 1933. Një aktore austriake 18-vjeçare, Hedy Lamarr,...
div.meta-author { display:none; }