News That Matters

LAJME

Osmani nënshkruan marrëveshje me SHBA-të në vlerë të 3.8 milionë dollarë

Osmani nënshkruan marrëveshje me SHBA-të në vlerë të 3.8 milionë dollarë

EKONOMI, LAJME
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot amendamentin 2 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë. Në njoftimin e Presidencës thuhet se kjo është në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me USAID në vlerë prej 33 milionë dollarësh, percjell Klan Kosova “Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2020, me të cilën Republika e Kosovës ka përfituar 33 milion dollarë nga USAID-i. Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Republikës së Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë amerikan. Kurse sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfiton edhe...
U raportua se sulmoi fizikisht dikë në KQZ, Sami Kurteshi e mohon

U raportua se sulmoi fizikisht dikë në KQZ, Sami Kurteshi e mohon

LAJME, POLITIKË
Në media sot u raportua se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës. LEXO edhe: https://radioylberi.info/qeveria-e-kosoves-ka-ndare-paga-shtese-per-punetoret-shendetesore/ Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kurteshi. Ai për Express, ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra. “Jo, nuk janë të vërteta. Janë gënjeshtra”, ka thënë Kurteshi.
Miratohet projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Miratohet projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

EKONOMI, LAJME
25.08.2021 /13:17 Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projekligji që qartëson procedurat për shitjen e pasurisë dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se me këtë projektligj, pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, shtimit të efikasitetit të organeve ligj-zbatuese të cilat do të punojmë pa u ndalë që të forcohen, por po ashtu nuk do të rreshtet së kërkuari më shumë punë, e më shumë rezultate.
Qeveria e Kosovës ka ndarë paga shtesë për punëtorët shëndetësorë

Qeveria e Kosovës ka ndarë paga shtesë për punëtorët shëndetësorë

LAJME, POLITIKË
Qeveria e Kosovës ka ndarë paga shtesë për punëtorët shëndetësorë Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është vendosur që stafi mjekësor të ketë rritje page për tre muaj. Paga shtesë do të jetë jo më pak se 60 euro dhe do të jepet për muajt gusht, shtator dhe tetor. Njoftimi i Qeverisë: “2.7 MILIONË EURO PËR STAFIN MJEKËSOR Qeveria ndan 2,7 milionë euro për zbatimin e masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Me anë të këtij propozim-vendimi mbështetet stafi mjekësor në sektorin publik me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021″.
Veç muj me t’dashtë ashtu siç je

Veç muj me t’dashtë ashtu siç je

KULTURË, LAJME
25.08.2021 / 12:40 Poezi nga Jorge Luis Borges Jo, s’mundem me iu dhanë zgjidhje krejt problemeve t’jetës s’kam përgjigje për dyshimet as për ndërdyshjet e tua veç mundem me t’ndigjue e gjithçka me nda me ty… Jo, unë s’mundem me e ndryshue as t’shkuemen e as t’ardhmen tande por n’se asht nevoja pranë vedit m’ke gjithnji S’mundem me i shmangë teposhtat e tua, veç dorën mundem me ta shtri e me të mbajtë mos me u rrzue Gëzimi yt, fitoret e tua, triumfi yt vërtet s’janë të miat po shpirti më gëzon i tani kur t’shoh me flatra S’gjykoj vendimet e marra n’jetën tande po me të mbështetë e ndjej detyrë, me të nxitë e me të ndihmue nëse ti më pranon! S’mundem me i vu cak qiellit kah vërtitesh, veç mundem me t’ofrue hapsinë të mjaftë që ti t’naltohesh S’mundem me ta shmangë as vuejtjen tande, ...
Në kujtim të jetës dhe veprimtarisë të Adem Mikullovcit

Në kujtim të jetës dhe veprimtarisë të Adem Mikullovcit

KULTURË, LAJME
Adem Mikullovci u lind në vitin 1939, në Vushtrri, Kosovë. Ai ishte aktor dhe politikan shqiptar. Pas studimeve në Akademinë e Teatrit dhe Filmit në Beograd, në vitin 1968 ai u kthye në Prishtinë dhe filloi të punonte në Teatrin Popullor Krahinor, ku ishte pjesë e trupës së teatrit deri më 1990. Në një intervistë, me gazetaren Aurela Kadriun ai patë thënë se pas përfundimit të shkollës së mesme në mes të familjes ishte bërë një debat rreth shkollimit të tij, por ai përsi ka zgjedhur artin. “Nuk e di, nuk e di, kur e kreva maturën u bo debat i madh në famillje çka të studioj dhe vishin propozime të shumta. Prej, çka di une, fizikë, matematikë, e astronomi, e gjuhë e… gjeografi e s’di çka. Im at thonte, “Avokat, avokat le t’bohet thiu se i blun goja si gjakalla e mullinit edhe dynjenë ka me ...
Raka ka bërë thirrje për vaksinim për të ndaluar përhapjen e Covid-19

Raka ka bërë thirrje për vaksinim për të ndaluar përhapjen e Covid-19

LAJME, SHËNDETËSI
25.08.2021 /08:54 Mikorbiologu Lul Raka ka bërë thirrje për vaksinim për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Ai ka bërë të ditur se ka pasur qytetarë të cilët infektimin për herë të dytë me koronavirus e kanë kaluar më vështirë se herën e parë. “Ka riinfektime”, tha Raka. “Ndodh riinfektimi për shkak se nuk ka imunitet të mjaftueshëm pas një periudhe kohore. Për shembull pas një viti”, tha Raka për RTK’në. “Në disa raste të rralla ka qenë edhe më i rrezikshëm. Ka kërkuar edhe hospitalizim”, shtoi ai. LEXO edhe:  https://radioylberi.info/mengjesi-ideal-per-diabetiket/ Mirëpo, sipas tij, në shumicën e rasteve, riinfektimi kalon më lehtë. “Në pjesën më të madhe të rasteve kjo është prej imunitetit, edhe prej sëmundjeve tjera. Riinfektimi ka kaluar më lehtë”, theksoi ai....
Mëngjesi ideal për diabetikët

Mëngjesi ideal për diabetikët

LAJME, SHËNDETËSI
25.08.2021 /08:51 Diabeti është një sëmundje kronike e cila mund të avancojë deri në verbëri, probleme të veshkave ose sëmundje koronare të zemrës. Në këto kushte, është shumë e rëndësishme që njerëzit me diabet të kujdesen për ushqimin që konsumojnë. Për këtë arsye, ne duam t’ju tregojmë se cili është mëngjesi që diabetikët duhet të konsumojnë për të shmangur komplikimet e rënda shëndetësore. Për të gjithë njerëzit mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por veçanërisht për diabetikët, sepse glukoza e tyre mbaron më shpejt. Sanduiç me omëletë Përbërësit: 2 feta bukë gruri, 1 vezë, djathë me yndyrë të ulët Përgatitja: Merrni 2 feta bukë gruri dhe lyejini me pak gjalpë. Ndërkohë, përgatisni një omëletë me një vezë dhe pak djathë me yndyrë të ulët. Gatuajeni në një tigan me pa...
Biden i përmbahet afatit deri më 31 gusht për evakuimet në Afganistan

Biden i përmbahet afatit deri më 31 gusht për evakuimet në Afganistan

BOTË, LAJME
25.08.2021 /08:46 Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Washingtoni me shpejtësinë e duhur është duke përfunduar evakuimet nga Afganistani deri më 31 gusht, por la të hapur mundësinë për të zgjatur afatin, duke thënë se arritja e këtij qëllimi varet nga bashkëpunimi nga sundimtarët e rinj talibanë të vendit. “Sa më shpejt që të përfundojmë, aq më mirë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë. “Çdo ditë operacionesh sjell rrezik të shtuar për trupat tona”. Forcat amerikane kanë ndihmuar në evakuimin e 70,700 njerëzve që nga 14 gushti, tha ai. Në Kabul, talibanët thanë më herët të martën se të gjithë evakuimet e të huajve nga vendi duhet të përfundojnë deri më 31 gusht. Një zëdhënës i grupit gjithashtu i bëri thirrje Washingtonit të ndalojë marrjen e “ekspertëve afganë” si inxhinierë d...
Pritjet deri në dy orë në Merdare

Pritjet deri në dy orë në Merdare

LAJME, Storiet Kryesore
25.08.2021 /08:38 Pikat kufitare që ndajnë Kosovën me Serbinë janë më të ngarkuarat mëngjesin e kësaj së mërkure. Lexo edhe:  https://radioylberi.info/qeveria-me-vendim-te-ri-per-strehimin-e-refugjateve-afgane/ Pesë deri në dhjetë minuta janë pritjet në hyrje në të dy pikat. Në dalje në dalje nga Kosova në drejtim të Serbisë, pritjet në Merdare janë deri në dy orë, kurse tek Dheu i Bardhë deri në 40 minuta. Kjo është gjendja nëpër pikat tjera kufitare:
div.meta-author { display:none; }