News That Matters

LAJME

Policia në Mitrovicë falënderon FSK-në për dhënien e një numri të maskave

Policia në Mitrovicë falënderon FSK-në për dhënien e një numri të maskave

LAJME, Storiet Kryesore
Sot me datën 26 gusht 2021 në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë   nga FSK-ë janë pranuar një numër i maskave mbrojtëse Covid-19, të cilat janë të dedikuara për zyrtarët policor të DRP Mitrovicë Jug. E më këtë rast, drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug, ka falënderuar publikisht FSK-në për dhurimin e këtyre maskave, duke u pajtuar që qëllimi është i përbashkët që të kalohet kjo sfidë, dhe të mbrohet shëndeti publik i qytetarëve dhe i zyrtarëve policorë.
Shtyrja e vitit shkollor? Flasin nga  SBASHK-u

Shtyrja e vitit shkollor? Flasin nga SBASHK-u

LAJME, Storiet Kryesore
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se janë në pritje të vendimit të Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor, teksa u shpreh se nuk ka ende një informacion zyrtar nëse ky vit do të shtyhet për shkak të situatës me pandeminë siç po raportohet nëpër medie. Gjatë takimit me nivelin lokal, Jasharaj tha se të gjithë mësimdhënësit janë të gatshëm të fillojnë mësimin me 1 shtator. “Nuk kemi informacion zyrtar për shtyrje të vitit shkollor, mund të ketë qenë ide e dikujt, por ne nuk e dimë. Ajo që mund të them është se në takim me nivel komunal, ata janë shprehur të gatshëm që të fillohet viti i ri shkollor me 1 shtator. Qëndrimi i SBASHK-ut është që do të veprojmë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shënd...
Puçrrat mund ti largoni duke fjetur

Puçrrat mund ti largoni duke fjetur

LAJME, SHËNDETËSI
Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi janë të bezdisshme, të përditshme dhe aspak tërheqëse. Sidoqoftë, rastet nuk janë të rralla ku trajtimet e shtrenjta nuk e zgjidhin këtë problem. Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda natës. E kemi fjalën për metodën me aspirinë. Përgatitni një pastë me tableta të shtypura të aspirinës dhe me ca pika ujë. Pastën aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta. Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën. Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund t’i heqë puçrrat.
Poezi nga Ismail Kadare

Poezi nga Ismail Kadare

KULTURË, LAJME
26.08.2021 /12:44 Ti ishe për mua Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja Ti ishe për mua e pakuptueshme, Troja që unë dot s’e pushtoja. Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske. Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra T’i përqafoja flokët e dendura. Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja Se gjithë grekët kur ra Troja. Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme, Ti, e shtrenjta ime etruske.
Çfarë do të ndodhte nëse Hëna do të ishte dy herë më afër Tokës?

Çfarë do të ndodhte nëse Hëna do të ishte dy herë më afër Tokës?

KURIOZITETE, LAJME
Nëse Hëna do të ishte në gjysmën e distancës aktuale nga Toka, baticat do të ishin 8 herë më të larta. Disa ishuj do të zhyteshin plotësisht nën ujë për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa pjesa me e madhe e vijës bregdetare ka të ngjarë të bëhet e pabanueshme për shkak të baticave. Por baticat më të larta në oqeane, nuk do të ishin pasoja e vetme e një Hëne më afër Tokës Në filmin e Xhim Kerrit të vitit 2003 “Brusi i Plotfuqishëm”, personazhi kryesor fiton papritmas fuqi të ngjashme me Zotin, dhe i përdor ato fuqi për të tërhequr Hënën më afër Tokës për t’i bërë përshtypje të dashurës së tij. Më vonë, po në film flitet për përmbytje të mëdha dhe të papara që ndodhin në mbarë botën. Ndërsa filmi është padyshim një trillim, ai ngre gjithsesi një pyetje: Çfarë do të ndodhte nëse Hëna do të ...
Bitcoini bie ndjeshëm

Bitcoini bie ndjeshëm

LAJME, TEKNOLOGJI
Kriptomonedha më e njohur, Bitcoin regjistroi humbje të mëdha sot. Vetëm disa ditë pasi u kthye në vlerat mbi 50,000 dollarë, në orët e para të mëngjesit Bitcoin ka pësuar rënie. Në orën 3:28 ET, bitcoin u fundos 4.17 për qind dhe u tregtua në 46.944 dollarë për një “monedhë”, ndërsa iter u dobësua me 4.08 për qind në 3.100 dollarë. Organi rregullator financiar i Britanisë së Madhe njoftoi më herët se arsyeja e ndalimit të tregjeve Bynes në atë vend është pasojë e faktit se produktet financiare të asaj kompanie përfaqësojnë një rrezik për përdoruesit
Mbi 40 milionë euro nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, ja përfituesit

Mbi 40 milionë euro nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, ja përfituesit

EKONOMI, LAJME
Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka marr disa vendime lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19. Këto vendime kanë të bëjnë për krijimin e vendeve të punës, përkrahje për prodhuesit vendor, shtesat për fëmijët, ata që kanë humbur anëtarët e familjes nga COVID-19 dhe ndihmë për familjet me nevojë me kuponë ushqimor. Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, janë ndarë 15 milionë euro për masën që parasheh krijimin e vendeve të punës, 12 milionë euro për mbështetje për familjen, 10.43 për prodhuesit vendor dhe 2.7 milionë euro për shëndetësinë. “Përmes masës 1 – Mbështetja e Punësimit synohet krijimi i vendeve të reja të punës, duke mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë punëkërkuesit. Nё zbatim tё kësaj mase janë ndarë mjete nё vlerё prej 15 milionё euro për ...
Publikohet lista e Spanjës për ndeshjen ndaj Kosovës dhe dy takimet tjera të shtatorit

Publikohet lista e Spanjës për ndeshjen ndaj Kosovës dhe dy takimet tjera të shtatorit

LAJME, SPORT
Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar për tri ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”. Spanja është lider i grupit, por me një ndeshje më shumë se Suedia dhe tri takimet e shtatorit pritet të sjellin ndryshime në renditjen tabelore të Grupit B. Ndeshja e parë për kombëtaren La Roja është kundër Suedisë me 2 shtator, e dyta ndaj Gjeorgjisë me 5 shtator dhe e treta në Prishtinë me 8 shtator ndaj Kosovës. Portierët: Unai Simon, David de Gea dhe Robert Sanchez; Mbrojtësit: Jordi Alba, Jose Gaya, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez dhe Raul Albiol; Mesfushorët: Sergio Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler dhe Brais Mendez; Sulmuesit: Pablo Fornals, Pablo Sarabia, F...
Policia shqipton gjobë për ngasësin e automjetit për tejkalim në vijë të plotë

Policia shqipton gjobë për ngasësin e automjetit për tejkalim në vijë të plotë

LAJME, Storiet Kryesore
Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicë Jug, ka shqiptuar gjobë për ngasësin e automjetit për tejkalim në vijë të plotë. Gjobitja e tij është bërë pasi i cili kishte qenë duke qarkulluar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, në fshatin Maxhunaj ka hyrë në tejkalim të kolonës në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, trasmeton Radio-Ylberi. Në njoftim thuhet se një rast i tillë është identifikuar edhe sot ku në media, dhe pastaj njësia e trafikut rajonal, ka arritur ta identifikoj ngasësin dhe t’ia shqiptoi tiketën në bazë të dispozitave të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor. Gjithashtu, Policia ne rajonin e Mitrovicës fton qytetaret që të raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës.
div.meta-author { display:none; }