Dy vëllezër janë rrahur pas një mosmarrëveshje në Istog. Njëri është lënduar fizikisht, kurse tjetri sipas policisë është dërguar në mbajtje.
“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”
Në 24 orët e fundit, në tri raste të ndara, njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Jug, kanë sekuestruar tri armë.
Po ashtu lidhur me rastet janë arrestuar të dyshuarit në fjalë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre janë hapur rastet për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit, në tri raste të ndara, njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Jug, kanë sekuestruar tri armë.
Në rastin e parë sekuestrimi i armës është realizuarrreth orës 17:58, të datës 26 gusht 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kçiq, në kohën kur një Njësi e Reagimit të Shpej...
Në pikat kufitare të Kosovës sot në mëngjes pritjet nuk janë të gjata.
Mirëpo, përjashtim bën këtu pikëkalimi kufitar i Merdarës i cili zakonisht është i ngarkuar.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritjet për të dalë nga Kosova përmes kufirit të Merdarës janë dy orë deri në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona në këtë pikë kufitare është e gjatë 1,100 metra.
Mirëpo pikat tjera të kalimit kufitar nuk janë kaq të ngarkuara.
Për të dalë përmes kufirit të Jarinës pritja është 10 deri në 15 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 20 metra.
Në pikëkalimin kufitar të Muçibabës pritjet janë 5 deri në 10 minuta ndërsa nuk ka fare kolonë.
Në të gjithë Pikat e Kalimeve Kufitare të Kosovës nuk ka ngarkesë pasi pritjet janë 3 deri në 5 minuta.
...
Mëngjesin e së premtes kanë arritur 121 afganët e parë në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se kjo pritje e afganëve u kujton shqiptarëve se kush ishin dhe u bën nder si vend e si popull.
Tutje, Rama tha se krenohen me traditën, teksa u ka uruar mirëseardhje afganëve.
“Mirëseardhje në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkroi Rama në llogarinë e tij në Facebook
Kanë mbërritur në Rinas 121 afganët e parë. Top Channel ka mësuar se pak përpara se ata të dilnin nga avioni dhe të shkelnin në tokën shqiptare ka ngjitur shkallët ambasadorja Yuri Kim.
121 afganët e parë kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri. Për të pritur 121 afganët e parë ishte ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.
Një pjesë e 121 afganëve kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre, shkruan Topchannel.
Në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë deklaron se në mesin e 121 afganëve të parë që erdhën në Shqipëri janë 11 foshnja,të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave indi...
27.08.2021. /07:00
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 2 mijë e 295 raste të reja, dhe 18 viktima nga COVID-19.
Gjithashtu janë shëruar edhe 1.183 pacient sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 24 mijë e 939.
27.08.2021. 06:06
Dashi
Horoskopi për ju sot ka parashikuar një ditë jo të qetë e cila do të jetë e ngarkuar me punë, ku nuk do të mungojnë as disa keqkuptime. Shpesh herë do të ngrini edhe zërin, por gjithsesi nuk do lini pas dore as punën dhe as studimet duke përmbushur obligimet tuaja. Megjithatë hyrja e Mërkurit në Shigjetar ju jep shumë energji dhe shkathtësi për të përballuar gjithçka.
Demi
Horoskopi sot ofron një zhgënjim për ata që janë duke pritur diçka të re. Ndërsa Jupiteri duket se do ju përkrahë në aspektin financiar duke ju mundësuar edhe për ndonjë shpenzim që keni planifikuar. Hëna te Peshqit ju bën diplomatë dhe kjo do ju favorizojë të gjeni anën e ndritshme të gjërave. Në mbrëmje do të braktisni gjithçka dhe kohën tuaj do t’ja dedikoni dashurisë dhe miqësisë.
Binjakët
S...
27.08.2021. /06:00
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius
Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
26.08.2021 /22:25
Aktori i mirënjohur kosovar Bekim Fehmiu që jetoi dhe veproi në Beograd kishte depërtuar edhe në skenën ndërkombëtare me rolet e tij, madje ai e ka luajtur një rol që jo shumë njerëz e din.
Në disa foto ekskluzive ku shihet Bekim Fehmiu në rolin e Nikolle Bojaxhiut, babait te Nene Terezës.Këto foto& thuhet që janë parë nga shumë pak persona. Ai shihet me plisin e bardhë në kokë dhe veshje të vjetra shqiptare.
Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë ndërsa ka jetuar edhe në Shkodër dhe Prizren. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga viti 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq. Famën e arriti me filmin „Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967.
Aktori i njohur ndërroi jetë në vitin 201...
IKSHPK-ja ka njoftuar s♪7 brenda 24 orëve nga 12.406 mostra të marrura 2.295 kanë rezultuar pozitive me covid-19.
Ndërsa 18 persona kanë vdekur brenda 24h dhe1.183 janë shëruar.
Gjithashtu brenda 24h janë vaksinuar edhe 16.862 persona.
/Radio-Ylberi/