News That Matters

LAJME

Vrasja e Liridona Ademajt: Nga një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve

Vrasja e Liridona Ademajt: Nga një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Sipas Gjykatës, bazuar në arsyetimin e Prokurorisë ka prova të mjaftueshme për të cilat më pas të akuzuarit do të mund të arratiseshin ose të ndikonin në prova. Sipas njoftimit të Gjykatës, Naim Murseli ia kishte dhënë edhe armën Granit Plavës për ta kryer krimin. Njoftimi: Prishtinë, 03 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit N.M për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, G.P për veprën penale Vrasje e rëndë dhe vepën pe...
Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit

Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit

LAJME
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën në Shkup se Aleanca Veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kur u pyet të komentojë deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po synon të nxisë konflikt në rajon. “Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithsesi se jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e p...
“Super-Këshilltari” që merr rrogë 7.500 euro, afërsi me Kojufcën e Gërvallën

“Super-Këshilltari” që merr rrogë 7.500 euro, afërsi me Kojufcën e Gërvallën

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Gani Jakupi, ‘super-këshilltari’, i cili siç raportoi Periskopi në një shkrim ekskluziv – prej qershorit 2023,  merr rrogë mujore 7.500 euro nga Ministrisa e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e udhëhequr nga Donika Gërvalla, del të jetë edhe një njeri mjaft i afërt me ministren, kryeparlamentarin Konjufca dhe ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami. Gani ‘super-konsulenti’, për herë të parë ishte promovuar para tri vitesh, në emisionin “Desku” të KTV-së, ku në atë kohë udhëhiqej nga gazetari Agron Bajrami [tani ambasador i Kosovës në Bruksel]. Gani Jakupi, aty pati thur lavde për partinë tani në pushtet, e duke kritikuar qeverisjet e kaluara, ai pati deklaruar kështu, përcjell Periskopi: “Në Kosovën nuk jam i interesuar për një arsye të thjeshtë. Deri me paraqitj...
Procesohen pagesat për familjet e prekura nga vërshimet

Procesohen pagesat për familjet e prekura nga vërshimet

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë procesuar pagesat për familjet që janë prekur nga vërshimet. “Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023.” Ai tha se janë mbështetur 1 mijë e 905 familje- “për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura”. “Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për ...
Spitali i Mitrovicës: Për 9 muaj, mbi 1 mijë e 100 lindje

Spitali i Mitrovicës: Për 9 muaj, mbi 1 mijë e 100 lindje

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
1 mijë e 187 lindje janë kryer nga 1 janari deri në fund të muajit shtator të vitit 2023, në kuadër të Repartit Gjinekologji/Obstetrikë dhe Neonatologji të Spitalit të Përgjithshëm Dr”Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë Prej tyre 731 kanë kryer lindje normale, kurse 456 janë kryer lindje me operacion (SC) Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 620 janë femra dhe 580 të gjinisë mashkullore. 13 raste te lindjeve kanë pasur binjak ndersa 369 gra janë bërë nëna për herë të parë
Zjarri në IML, reagon Haxhiu: Nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave

Zjarri në IML, reagon Haxhiu: Nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Sot në mëngjes, ndërtesa e Institutit të Mjekësisë Ligjore është kapluar nga zjarri. Ndërsa Policia e Kosovës dhe Prokuroria ka nisur hetimet e rrethanave që kanë shkaktuar zjarrin në këtë objekt. Për rastin ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. “Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave”, ka shkruar ajo në Facebook. Postimi i plotë: Rreth orës 08:00 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri. Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar ...
Edhe dy muaj paraburgim ndaj “Llune”, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

Edhe dy muaj paraburgim ndaj “Llune”, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke ia vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Millun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, i cili është i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me numër PPS.nr.103/22, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M edhe për dy muaj, gjykata ka marr aktvendimin me numër PPPS.nr.63/22 të datës 10.11.2023, me të cilën është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M deri m...
Ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Mora fjalë” në “Air Albania”: Këngë e tmerrshme

Ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Mora fjalë” në “Air Albania”: Këngë e tmerrshme

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, SPORT, Storiet Kryesore
“Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Është një këngë e tmerrshme, çohu Adem, pa lidhje, s’ka lidhje, zero”, është shprehur Manjani. “Por ama po ta thuash këtë publikisht, do të thotë që ti ke përdhosur historinë”, ka thënë Manjani, në një intervistë me GogoCast. Më tutje ai ka kërkuar t’i shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit. “Mund të më shpjegoje dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit? Pa lidhje”, kështu ka qenë reagimi i tij.
Gëzuar ABC-ja

Gëzuar ABC-ja

ARSIMI, KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Të dashur nxënës,studentë, mësues, arsimtar, profesorë, pedagogë e ju punëtor të arsimit,Kongresi i Manastirit i vitit 1908, me 22 Nëntor,e ndriti historinë tonë mbarëkombëtare për shqiptarët, ku u vënë themelet e shkronjave shqipe, që u bënë dritë për gjithë shqiptarët.Respekt të veçant të gjithë pishtarëve të arsimit dhe iluministëve për punën e bërë me aq sakrificë! Njëherit, Urime dita e alfabetit të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e janë, me dëshirë që këte identitet një gjuhë, një komb, e një flamur ta ruajmë duke avansuar sa të jemi gjallë gjenerat pas gjenerate.Themeli i çdo mirësie është dituria, dituria e fituar nga shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe është më shkencore, po edhe më e dashur për ata që shkruajnë e flasin gjuhën shqipe. ...
Projektet dhe investimet nuk kanë të ndalur në SHMLM “Dr. Xheladin Deda”

Projektet dhe investimet nuk kanë të ndalur në SHMLM “Dr. Xheladin Deda”

ARSIMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Sot u bë përurimi i radios "Agmia" në shkollën e mesme të lartë të mjekësisë "Dr. Xheladin Deda" në Mitrovicë, në kuadër të Projektit: Veprim Kundër Diskriminimit për të Gjithë. Implementues: Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe IPKO Foundation Në përurim ishin prezent edhe nxënësit e grupit Agmia i cili ishte pjesemarrës në trajnimet e organizuara nga KEC dhe IPKO Foundation së bashku me profesoreshat e nderuara Shemsije Zeqiri dhe Hadije Ademi Ferati Kjo radio ishte si donacion nga KEC dhe Ipkofondation por një pjese u mbështet edhe nga Këshilli i Prindërve të shkollës sonë me kryetarin Shaban Salihu të cilët na përkrahën në implemetimin e kesaj radioje. Po ashtu në përpilimin e projektit përpos prof.Shemsije Zeqiri dhe Hadije Ademi, mori pjesë edhe prof. Ylber Dur...
div.meta-author { display:none; }