News That Matters

LAJME

Ministrat Sveçla dhe Balla nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e kalimit të kufirit në Morinë-Kukës

Ministrat Sveçla dhe Balla nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e kalimit të kufirit në Morinë-Kukës

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Brendshme në Shqipëri, Taulant Balla, për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve. Në këtë takim, u nënshkrua marrëveshje për lehtësimin e procedurave të kalimit në pikën kufitare Morinë-Kukës. Më të lirët në treg! “Ky proces i lehtësimit të kalimit kufitar nga 4 muaj që është zbatuar deri më tash, tash e tutje do të jetë 9 muaj brenda vitit.”, thuhet në njoftimin e ministrisë. “Bashkarisht, të dy ministrat mbeten të përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e Ministrive të tyre, me qëllim që qytetarët të lëvizin, të punojnë dhe të ndërveprojnë lirshëm midis dy vendeve.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/ ...
Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të votojë rekomandimin për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Një votim i suksesshëm do të hapte rrugën për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta kishte më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit. Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, tha se dita e votimit është hapi gjigant drejt anëtarësimit, por nuk është hapi final, sepse hapi final kërkon edhe votën e ministrave të jashtëm. Këshilli i Evropës është organizatë...
25 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

25 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

KOSOVË, KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
Sot shënohet 25-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. +383 (44) 105 106 Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës. Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet kjo dramë vuajtjesh nga më të tmerrshmet që kanë përjetuar njerëzit e kësaj toke. Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillim...
FSK arrin suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Iowa të ShBA-së

FSK arrin suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Iowa të ShBA-së

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se me ftesën nga Garda Kombëtare e Ioëas të Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, pjesëtarët  nga FSK-ja, Agron Bojku dhe Emir Ahmetaj morën pjesë në garën e “Luftëtari më i mirë” ku sipas njoftimin, treguan performancë të lartë duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë. Për një ndërtim të sigurtë! Sipas FSK-së, partneriteti me Iowan është një nga partneritet më të suksesshme që ka krijuar mundësi për  t`u trajnuar e shkëmbyer përvojat së bashku. Ndërkaq sipas kësa force "Luftëtari më i mirë” është një garë vjetore ku pjesëmarrësit sfidohen në disa disiplina ushtarake, si ato fizike e taktike dhe vlerësimi bëhet për secilën disiplinë. Më të lirët në treg! Na vizitoni "Ushta...
Henrik Bariq, kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Henrik Bariq, kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit doli nga Shkolla e Madhe, nxori rregulloren për fillimin e mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë shqipe. +383 (44) 105 106 Për një ndërtim të sigurtë! Rektori i Universitetit të Beogradit më 1907, prof. Jovan Cvijiq, shumë herë në punimet e tij ka theksuar rëndësinë e studimit të gjuhës dhe kulturës shqipe.Mund të hapet një fushë e re e studimeve ku të fillojnë studimet për etnografinë, gjuhën dhe dialektet e arbanasve”, thotë ai në librat e tij. Vetëm në vitet 1920-1921 u vu lënda “Historia dhe gramatika e gjuhës shqipe”. Edhe pse bëhet fjalë vetëm për lëndën, që atë vit u vu në programin mësimor të Fakultetit Filozofik, është ai vit që merr...
Adem dhe Hamëz Jashari, dërgojnë të fala nga Veriu

Adem dhe Hamëz Jashari, dërgojnë të fala nga Veriu

KOSOVË, KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
Dy të rinjët e familjes së madhe Jashari, ishin sot në Veri. Ata në një postim në rrjete sociale kanë shkruar: "Nga Prekazi në Veri! Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës.Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit. Të fala nga Veriu!🇦🇱👮‍♂️🫡". +383 (44) 105 106
“Aurora Group” ngrit sërish pagat e puntorëve – shembull për kompanitë tjera në Kosovë

“Aurora Group” ngrit sërish pagat e puntorëve – shembull për kompanitë tjera në Kosovë

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Pronari Valdet Fejzullahu ka rritur sërish pagat e 200 punëtorëve deri 25%, puntorët në festa paguhen 100% - plus dhe pushim vjetor. Punëtorët që bëjnë orë shtesë pas orës 18:00, do të paguhen 50% më shumë për orë. Pagat e punëtorëve janë ngritur deri 25% për të disatën herë brenda një periudhe të shkurtër. Vendim ky i pritur shumë mirë nga stafi i kësaj kompanie, duke marrë parasysh çmimet e larta të produkteve në treg. Në kompaninë "Aurora Group" punëtorëve ju takon pushimi veror, ndërsa pronari Valdet Fejzullahu u'a paguan edhe kontributet pensionale. Përveç rritjes së pagave, “Aurora Group” ka vendosur që ditët e festave të jenë pushim dhe të paguhen. Të shtunën e ka bërë ditë pushimi, ashtu që dy të shtuna pushohet e dy punohet. +383 (44) 105 106 Për nj...

KV TREPÇA KAMPION I LIGËS 1 (lindje)

LAJME
KV Trepça e ka mbyllur një sezonë fantastike në Ligën e Parë (lindje), pasi në ndeshjen e fundit të edicionit 2023/24 e mposhti AS Vushtrrinë 3:0 (25:15; 25:18; 25:12). “Xehetaret” e mbyllën sezonin me 38 pikë, me 13 fitore nga 14 ndeshje, duke arritur promovimin në Raiffeisen Superligën B. Kupën kampioneve ua ndau presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, kurse nënkryetari i Mitrovicës Arian Tahiri i ndau medaljet e arta. FVK e përgëzon KV Trepça dhe qytetin e Mitrovicës për suksesin e arritur, duke uruar që ky promovim do t’i motivojë të gjithë për mbështetje akoma më të madhe e rezultate tjera kulmore. #FVK#RaiffeisenBank#KVTrepça#SuperligaB#Liga1 +8 Të gjitha reagimet: 8181
Ndahen përfundimisht Ariana Grande dhe Dalton Gomez

Ndahen përfundimisht Ariana Grande dhe Dalton Gomez

KURIOZITETE, LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
Ariana Grande dhe ish-bashkëshorti i saj, Dalton Gomez janë divorcuar zyrtarisht. Lajmi u bë publik të martën. Këngëtarja 30-vjeçare dhe ish-burri i saj 28-vjeçar, u ndan më shumë se një vit më parë, transmeton Klankosova.tv. Grande dhe Gomez u martuan në një ceremoni private në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni, më 15 maj të vitit 2021. Para fejesës së tyre në atë kohë, çifti kishte qenë shumë privat në lidhje me marrëdhënien e tyre, me Grande që ndante vetëm disa imazhe të Gomez në rrjete sociale. Sipas People, çifti ishte në lidhje që nga janari i vitit 2020. Grande dhe Gomez gjithashtu u karantinuan së bashku gjatë pandemisë COVID-19.
Është përzgjedhur kryesia e Fondacionit Besa ne Friedberg

Është përzgjedhur kryesia e Fondacionit Besa ne Friedberg

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Në Friedberg të Gjermanisë u mbajtën zgjedhjet e pjesshme me çrast është kompletuar Kryesia e Fondacionit BESA.Në mbledhjen e gjerë të antarësisë së Fondacionit, me datën 16.03.2024 në BESA u vendos të bëhet ky plotësim si pasojë e dorëheqjes vullnetare të disa anëtareve të kryesisë. Pas zgjedhjeve konform statutit të saj, Kryesia e Fondacionit BESA ka këtë përbërje:Kryetar i parë. Ilir SeferiKryetar i dytë. Arben LumiNënkryetar i parë. Mentor BislimiNënkryetari i dytë. Etem MetaArkatar, Sami KuqiAnëtarë të e kryesisë u zgjodhën: Rexhep Nikçi, Zeqir Sumaj dhe Fatbardha Nikçi. Pas zgjidhjes së nyjës statutore dhe dorëheqjes se disa anëtareve të Kryesisë u vërejt kthimi masiv i ndërmarrësve rrespektivisht ish-anëtareve te ditëve të para të themelimit të cilët para ca kohësh a vitesh për ...
div.meta-author { display:none; }