News That Matters

KOSOVË

Kurti në takim ministra e zëvendësministra bisedon për zgjedhjet në Veri

Kurti në takim ministra e zëvendësministra bisedon për zgjedhjet në Veri

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ministrin për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, si dhe zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Sipas njoftimit të ZKM-së, ministrat dhe zëvendësministrat e informuan Kryeministrin për punët që po kryejnë dhe aktivitetet që po i zhvillojnë anekënd Kosovës, e në veçanti në mjediset e banuara me komunitetin serb. “Bashkë diskutuan mbi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, dhe për...
Sërish “çikat” na zbardhin fytyren: Donjeta Sadiku e siguron normën e parë olimpike për boksin e Kosovës

Sërish “çikat” na zbardhin fytyren: Donjeta Sadiku e siguron normën e parë olimpike për boksin e Kosovës

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës. Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano. Në gjysmëfinale, Sadiku triumfoi ndaj Mesianos në kategorinë -60 kilogram në kuadër të turnout botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kurti: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë

Kurti: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në hapjen e konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, tha se synimi ynë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë. “Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë. Ato e kanë fituar luftën politike, tashmë më nuk ka dyshime se këto dyja mund të ecin bashkë, ky është shteti që po punojmë për çdo ditë”, theksoi Kurti. Ai ka përmendur edhe skemat ku janë përfituese gratë e Kosovës. Kurti ka përmendur edhe mbi 90 mijë gra që përherë të parë kanë hapur llogari bankare. Kurti tha se gjatëk këtij muaji do të hapet thirrja për fuqizim ekonomik për gratë dhe vajzave që janë familjare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. "Gati 25 vjet p...
Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Sot, nesër e çdo ditë, me ju dhe për ju

Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Sot, nesër e çdo ditë, me ju dhe për ju

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se shënojnë arritjet e grave dhe vajzave si dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta. Osmani tha se sot kujtojnë të gjitha ato gra e vajza që s’janë në mesin tonë, e të cilat sipas saj, u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi. “Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju”, shkroi Osmani.
Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë, reagon kryesindikalisti Azemi

Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë, reagon kryesindikalisti Azemi

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Rreth 220 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës (UP), janë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në llogarinë e tij në ‘Facebook’, të mërkurën ka publikuar fotografi të disa të studentëve duke pastruar objektin e UP’së. Azemi ka thënë se me këto veprime studentët nuk mund t’i frikësojnë punëtorët të cilët janë në grevë. “Kur disa studentë mundohen t’i zëvendësojnë grevistët e UP duke bërë pastrimin e disa korridoreve, ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi por s’ju japin as juve më shumë se 300 euro. Ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës. Me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd, me përjashtim të atyre që iu fusin në këtë lojë”, ka ...
Udhëtimi ajror nga Zvicra mund të bëhet më i lirë këtë verë

Udhëtimi ajror nga Zvicra mund të bëhet më i lirë këtë verë

BOTË, EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Çmimet e biletave të linjës ajrore janë rritur në vitet e fundit, por ky trend rritës tani mund të ketë marrë fund, përcjell albinfo.ch. Kjo erdhi në bazë të një hulumtimi, gjetje e një analize çmimesh në faqen e udhëtimit Kayak. Hulumtimi tregon se çmimet për një numër fluturimesh nga aeroportet zvicerane midis fillimit të majit dhe fundit të shtatorit janë më të ulëta se sa ishin për të njëjtat destinacione në vitin 2023, kushdo që rezervon.
Shkolla e Mesme e Mjekësisë organizon program kulturo-artistik në shenjë përkujtimi të Epopesë së UÇK-së

Shkolla e Mesme e Mjekësisë organizon program kulturo-artistik në shenjë përkujtimi të Epopesë së UÇK-së

ARSIMI, KOSOVË, KULTURË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Sot në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda” në Mitrovicë është organizuar një program kulturo-artistik, në shenjë përkujtimi të Epopesë së UÇK-së, epopesë së lavdishme të Jasharëve, shkruan Mitropol. Drejtoria e shkollës ka thënë se ky organizim ringjallë ndjesinë e të qenit krenarë me sakrificën e familjës së Jasharëve. Tutje në njoftimin e shkollës thuhet se me këtë program përpiqen të ngulitin në mendjen e nxënësve heroizmin dhe sakrificën e UÇK-së dhe familjes Jashari në emër të lirisë dhe mëvetësisë së Kosovës.
Rifat Jashari pret krerët e shtetit në kullën e Prekazit

Rifat Jashari pret krerët e shtetit në kullën e Prekazit

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Rifat Jashari ka pritur presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, në kullën e Prekazit. Bashkë me ta, ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar. Para vizitës në kullën e Jasharëve, krerët e shtetit me ministra, kanë bërë homazhe në Prekaz për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, njofton Klankosova.tv.
Ilir Shaqiri këndon “Sërish vjen marsi” në Kuvendin e Kosovës

Ilir Shaqiri këndon “Sërish vjen marsi” në Kuvendin e Kosovës

KOSOVË, KULTURË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ilir Shaqiri, këngëtar i njohur i muzikës folklorike, ka nis performancën e tij në Kuvendin e Kosovës për nder të luftës çlirimtare të familjes Jashari, e cila njihet si “Epopeja e UÇK-së”. Performancën e ka nisur me këngën “Sërish vjen marsi”, një këngë legjendare mbi të bëmat e Adem Jasharit, komandantit të UÇK-së, që bashkë me shumë anëtarë të familjes ra heroikisht në mars të vitit 1998. Ilir Shaqiri e këndoi këngën në prani të familjes Jashari dhe të Rifat Jasharit, vëllait të Ademit.
div.meta-author { display:none; }