News That Matters

KOSOVË

Tre krerët e shtetit bëjnë homazhe për viktimat e 11 Shtatorit

Tre krerët e shtetit bëjnë homazhe për viktimat e 11 Shtatorit

KOSOVË, LAJME
11/09/2021. 12:34 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendësambasadorin amerikan Nicholas J.Giacobbe kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton” në 20 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA. Para pllakës përkujtimore të 11 Shtatorit, Osmani ka theksuar se sulmet e vitit 2001 zgjuan ndërgjegjen e gjithë botës. Sipas saj, në këtë përvjetor, Kosova rikonfirmon mbështetjen e saj ndaj SHBA-së dhe nderon kujtimin për mijëra viktima të sulmeve terroriste, në mesin e të cilëve pati edhe shqiptarë. “SHBA-të janë aleat i yni strategjik dhe i përhershëm. Sot jemi me ta, sikurse në çdo situatë tjetër. I kujtojmë viktimat e 11 Shtatorit dhe e konfirmojmë edhe njëherë se si populli me p...
Nga Qeveria tregojnë se për çka do të flasin Kurti e Merkel

Nga Qeveria tregojnë se për çka do të flasin Kurti e Merkel

KOSOVË, LAJME
11/09/2021 10:26 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do të ketë një takim bilateral me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel në Tiranë. Vizita e kësaj të fundit në Ballkanin Perëndimor po shihet si mbështetje për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës evropiane. Nga ekzekutivi konsiderojnë se Merkel do të jap mesazhin mbështetës për vazhdimin e Procesit të Berlinit, derisa opozita e mirëpret një vizitë të tillë. Ndërkohë, njohësit e integrimeve evropiane presin nga Merkel qartësimin e pozicionit të saj për iniciativën rajonale të “Ballkanit të hapur”. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu konfirmoi për KosovaPress takimin bilateral ndërmjet, kryeministrit Kurti dhe kancelares Merkel, ndërsa tha se aty do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal, Procesin e Berlinit...
Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija, që humbën familjarët nga zjarri që kaploi shtëpinë

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija, që humbën familjarët nga zjarri që kaploi shtëpinë

KOSOVË, LAJME
10/09/2021 19:25 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija, në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët kanë humbur dy fëmijët, pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë e tyre, derisa ata ishin në gjumë, raporton Radio-Ylberi Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeçar. Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija. Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për kujdesin e treguar nga Qeveria e Kosovës.
FSK marshon bashkë me ushtrinë amerikane

FSK marshon bashkë me ushtrinë amerikane

KOSOVË, LAJME
10/09/2021 16:50 Forca e Sigurisë së Kosovës, së bashku me ushtrinë amerikane nga 86th Infantry Brigade Combat TEam – Monutian, regjimenti i parë i këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së kanë realizuar marshimin kondicional për nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001. “Pjesëmarrës në marshim ishin pjesëtarë nga regjimenti i parë i KFT-së dhe nga 86th Infantry Brigade Combat Team – Mountain”, thuhet në njoftimin e FSK-së, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se marshimi është realizuar në fshatrat e komunës së Ferizajt dhe është përmbyllur me homazhe tek memoriali i Beau Biden, në afërsi të kampit Bondsteel. Marshimi është realizuar në fshatrat e komunës së Ferizajt dhe është përmbyllur me homazhe te memoriali i Beau Biden, djalit tw presidentit amerikan Joe Biden, në afërsi të ka...
Andin Hoti shkon në zyrat e Veteranëve pas debatit rreth arkivave për UÇK-në

Andin Hoti shkon në zyrat e Veteranëve pas debatit rreth arkivave për UÇK-në

KOSOVË, LAJME
10/09/2021 16:41 Kryetari i Delegacionit për bisedime për çështjen e personave të humbur në dialogun Kosovë-Serbi ka vizituar OVL-UÇK-në pas debatit të fundit lidhur me hapjen e arkivave për UÇK-në.Hoti ka postuar një fotografi në Facebook ku ka shkruar se UÇK është themeli i palëkundur i Republikës.“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themeli i palëkundur i Republikës tonë. Jashtëzakonisht i nderuar nga pritja dhe bashkëbisedimi motivues me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së! Zemrat tona rrahin vetëm UÇK”, ka shkruar ai. Një deklaratë e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me arkivat për UÇK-në ka ngjallur reagime të skenës politike.Besnik Bislimi dje tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore gjatë takimeve që ka pasur në Bruksel dy ditë më parë.“Gjatë takimit tri...
Kryeministri Kurti, emerton profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit

Kryeministri Kurti, emerton profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit

KOSOVË, LAJME
10/09/2021 14:52 Zyra e Kryeministrit, ka bërë të ditur se Albin Kurti ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit. “Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij. Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re”, thuhet tutje në njoftim, percjell Radio-Ylberi
Qeveria: Përfaqësues të shoqërisë civile do të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të ndërmarrjeve publike

Qeveria: Përfaqësues të shoqërisë civile do të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të ndërmarrjeve publike

KOSOVË, LAJME
10/09/2021 14:42 Zyra e Kryeministrit është në proces të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve drejtuese të Ndërmarrjeve Publike si; Posta e Kosovës Sh.A., Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava Sh.A. Gjilan dhe Trepça Sh.A. Kështu thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës. “Në ditët në vijim komisionet rekomanduese të emëruara me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit do të fillojnë me shqyrtimin e CV-ve (aplikacioneve) të kandidatëve për anëtarë të bordeve drejtuese dhe do të bëhet përzgjedhja e listës së ngushtë të kandidatëve për t’u intervistuar. Me qëllim të rritjes së transparencës së këtij procesi, të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të regjistruara në Kosovë, janë ftuar nga Zyra e Kryeministrit që të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së an...
Kurti: Gjendja në qershor e korrik ishte tjetër, si qeveri çdoherë marrim përgjegjësinë që na takon

Kurti: Gjendja në qershor e korrik ishte tjetër, si qeveri çdoherë marrim përgjegjësinë që na takon

KOSOVË, LAJME
10/09/2021 13:23 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videomesazhi u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi COVID-19, duke thënë se pikëllimi që ka kapluar mbarë njerëzimin nuk e bën më të vogël dhimbjen që ndjen secili kur e humb të afërmin e vet, e sipas tij, atë dhimbje s’e lehtëson dot askush, veç koha deri diku. “Falënderim e mirënjohje infermierëve dhe mjekëve, policëve dhe inspektorëve, për këto mbi 500 ditë pune e beteje vetëmohuese”, ka thënë Kurti, transmeton Klankosova.tv. Më tej, Kurti tha se sot mund të duket sikur qeveria të cilën ai e udhëheq do të mund të bënte më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por sipas kreut të qeverisë, gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. “Po të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numrat ishin t...
Reagon djali i ish-presidentit Thaçi pas debatit për arkivat

Reagon djali i ish-presidentit Thaçi pas debatit për arkivat

KOSOVË, LAJME
10/09/2021 11:14 Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar me një fotografi ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK’në. Ai ka publikuar një fotografi nga koha e luftës, ku shihet Thaçi bashkë me Adem Jasharin dhe Kadri Veselin. Të gjithë në këtë foto janë të armatosur. Kësaj fotografie, ai nuk i ka vënë asnjë mbishkrim, siç bën zakonisht. Ndryshe, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka thënë se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UCK’në. Sipas reagimeve, ky dakordim nënkupton bërje të pazarit me UCK’në dhe “arkivat e saj” duke goditur...
1 milion vaksina të administruara deri më tani në Kosovë

1 milion vaksina të administruara deri më tani në Kosovë

KOSOVË, LAJME
10/09/2021 09:37 Në Kosovë sot ka arritur numri prej 1 milion doza të vaksinave të administruara. Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për medie. “Është shumë e rëndësishme që të mbajmë ritmin pozitiv të vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MSH-së. Po ashtu, MSH ka falënderuar ekipet e vaksinimit për punën e bërë deri më tani. “1 MILION vaksina te administruara. Mirënjohje ekipeve të vaksinimit për punën e çmuar dhe besimin e patundur për të arritur këtë nivel të trendit të vaksinimit në një kohë të pazakontë. Le të i bashkojmë thirrjet tona për të afërmit e më të dashurit tonë, që të rezervojnë një termin për vaksinim sa më herët që është e mundur. Tash kur e kemi të njoh...
div.meta-author { display:none; }