News That Matters

KOSOVË

Mikrobiologu  Raka tregon pse duhet të merret doza e tretë e vaksinës anti-Covid

Mikrobiologu Raka tregon pse duhet të merret doza e tretë e vaksinës anti-Covid

KOSOVË, LAJME
13/09/2021 07:05 Mikrobiologu Lul Raka, ka folur për dozën e tretë të vaskinës anti-COVID. Në një shkrim në Facebook, Raka ka treguar se kjo vaksinë po jepet pasi që disa persona nuk grumbullojnë numrin e duhur të anti-trupave andaj kjo dozë ua forcon imunitetin atyre. “Çka është doza përforcuese (“booster”) dhe çka është doza e tretë? Dozat përforcuese u jepen personave të shëndoshë, të cilët e kanë përfunduar serinë primare të vaksinimit dhe kanë zhvilluar përgjigje të mirë imunitare. Ky imunitet mund të ulet me kalimin e kohës, prandaj doza përforcuese jepet për ta “përforcuar” imunitetin”, shkroi ai. “Doza e tretë (ose doza shtesë) u jepet personave me sistem imunitar të kompromituar apo të dobësuar rëndë, pasi që ata nuk arrijnë të krijojnë nivel adekuat të mbrojtjes me vaksinimin ...
Vitia prezanton masat e reja, thotë se mund të ndryshohen brenda këtyre dy javëve

Vitia prezanton masat e reja, thotë se mund të ndryshohen brenda këtyre dy javëve

KOSOVË, LAJME
12/09/2021. 16:28 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se situata epidemiologjike mbetet akoma e ndjeshme dhe e paqëndrueshme në vendin tonë. Në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë administruar më shumë se 1 milion doza dhe më së paku një dozë janë vaksinuar mbi 680 qytetarë apo mbi 50 për qind qytetarë që mund ta marrin vaksinën. Tutje ai ka paralajmëruar se numri i hospitalizimieve mund të rritet përseri. “Valë të reja natyrisht që do të ketë dhe numri i hospitalizimieve mund të rritet përseri. Mbi 93 për qind e hospitalizimeve janë të pavaksinuar dhe ky është një trend që po e ndjek edhe vendet tjera”, shtoi ai. Vitia theksoi se nga kjo javë ekipet e vaksinimit, në të gjitha qendrat do të punojnë 7 ditë në javë dhe për gjatë festave zyrtare për të ofruar qasj...
Nagavci njofton mësimdhënësit se mësimi shtyhet të paktën edhe për dy javë

Nagavci njofton mësimdhënësit se mësimi shtyhet të paktën edhe për dy javë

KOSOVË, LAJME
12/09/2021 14:36 Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar edhe zyrtarisht se procesi mësimor do të shtyhet deri më 26 shtator. Nagavci përmes një njoftimi në Facebook tha se do t’i zbatojnë rekomandimet e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik që procesi mësimor të shtyhet edhe për dy javë. Ministrja tha se për këtë i ka njoftuar edhe mësimdhënësit. “Mësimdhënësit i njoftova se rekomandimet e fundit të IKSHPK-së janë që viti shkollor të shtyhet edhe për dy javë dhe ne do t’i respektojmë këto rekomandime për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha”, shkroi Nagavci. Tutje ajo tha se mbeten me shpresë që situata pandemike të stabilizohet dhe mësimi pas dy javësh të vazhdojë me prezencë fizike. Postimi i plotë: Do të jemi çdo herë në përkrahje të mësimdhënësve me ...
Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër

Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër

KOSOVË, LAJME
12/09/2021. 14:14 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten ka mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ministri Vitia i ka njoftuar kryetarët për masat e reja që pritet të miratohen më 13 shtator dhe që do të jenë të vlefshme deri më 26 shtator. Sipas këtij njoftimi, mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator. Takimet do të lejohen vetëm deri në 20 persona, me distancë 1.5 metra. Institucionet publike do të jenë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial. Po ashtu, është bërë e ditur se gastronomia do të vazhdojë të punojë si me masat e deritanishme, deri në orën 21:30...
Kurti: Aplikoni në konkurset publike, do të ndjekim standard të njëjtë për të gjithë

Kurti: Aplikoni në konkurset publike, do të ndjekim standard të njëjtë për të gjithë

KOSOVË, LAJME
12/09/2021  13:48 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video-mesazh përmes së cilës u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në konkurset publike. Kurti tha se do të ndjekin po të njëjtin standard për të gjithë, në çdo konkurs që është i hapur apo do të hapet në të ardhmen. “Çlirimi i dijeve profesionale dhe i vullneteve qytetare në shoqërinë tonë. Ndërmarrje publike duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset, si dhe të kontribuojnë në buxhetin e Republikës”, tha tutje Kurti. Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se gjatë javëve dhe muajve në vijim, Qeveria do të udhëheq procese të rekrutimit për borde të rregullta të drejta për shumicën e ndërmarrjeve publike qendrore. “Ndërmarrjeve tona publike u duhen gra e burra profesionistë, me...
Mblidhet Qeveria e Kosovës, diskutohet për masat e reja anti-covid

Mblidhet Qeveria e Kosovës, diskutohet për masat e reja anti-covid

KOSOVË, LAJME
12/09/2021 13:00 Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në forme elektronike ku po diskutohet për masat e reja anti-COVID. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. “Qeveria është duke mbajt një mbledhje elektronike ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, ka thënë Kryeziu. Në anën tjetër, në takimin e ministrit Vitia me Asociacionin e Komunave të Kosovës ishte bërë me dije se fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet edhe për dy jave. Poashtu kryetarët e komunave ishin njoftuar edhe për disa masa të reja, por për të cilat duhet të vendos qeveria në mbledhjen e sotme. Kujtojmë se vendimi i fundit i Qeverisë ishte që masat e fundit të vlen...
Mbi 2 mijë gjoba për ata që nuk respektuan masat anti-Covid

Mbi 2 mijë gjoba për ata që nuk respektuan masat anti-Covid

KOSOVË, LAJME
12/09/2021. 11:38 Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të rikthehen masat antiCOVID, është shtuar edhe numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës në bazë të ligjit COVID-19. Kësisoj në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 2 mijë e 65 gjoba për të gjithë qytetarët.Poashtu edhe për bizneset që nuk kanë respektuar masat e marra nga Qeveria. Duhet përkujtuar që si pasojë e ngritjes së numrit të të infektuarve dhe të viktimave nga koronavriusit, Qeveria ktheu masat antiCOVID në mesin e tyre edhe orën policore e cila nis nga ora 22:00, deri në ora 05:00
Sa është paga e asamblistit në Kosovë?

Sa është paga e asamblistit në Kosovë?

KOSOVË, LAJME
12/09/2021 11:03 Asambleistët në Kuvende Komunale në Kosovë të cilët e ngrisin zërin për hallet e qytetarëve të fshtrave e lagjeve paguhen hiç më shumë se 220 euro në muaj. Edhe në zgjedhjet e 17 tetorit një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë kandiduar për t’u zgjedhur si asambleistë/këshilltarë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale është 526 kandidatë. Roli i asambleistëve në komuna është tejet i rëndësishëm për zhvillimin, sidomos, të pjesëve rurale dhe ofrimin e kushtevë për një jetë më kualitative në vendet ku përzgjedhen. Bekim Salihu, Hulumtues i Lartë, në Insitutin “GAP”, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se puna e Kuvendeve Komunale varet shumë nga qasja aktive ose jo e ekzek...
Nga nesër punonjësve të institucioneve publike u kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ për COVID-19

Nga nesër punonjësve të institucioneve publike u kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ për COVID-19

KOSOVË, LAJME
12/09/2021. 09:35 Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komune, nga nesër duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, teste ose dëshmi se persona ka kaluar COVID-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës. Sipas vendimit të Qeverisë, ata persona përveç certifikatës së vaksinimit mund të hyjnë në ambientet e punës edhe me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; 2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo m...
IKSHPK-ja rekomandon të shtyhen zgjedhjet lokale

IKSHPK-ja rekomandon të shtyhen zgjedhjet lokale

KOSOVË, LAJME
11/09/2021 14:18 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka rekomanduar që të shtyhen zgjedhjet lokale në Kosovë të parapara më 17 tetor. Mbledhjet e njerëzve nëpër fushata shihen si një prej rreziqeve më të mëdha nga ky institucion në luftë kundër COVID-19 sidomos në një periudhë ku numri i rasteve të përditshme me COVID-19 është shumë i lartë.
div.meta-author { display:none; }