News That Matters

KOSOVË

Nitaj “Nuk shtyhen zgjedhjet, fushatë veç 5 ditë”

Nitaj “Nuk shtyhen zgjedhjet, fushatë veç 5 ditë”

KOSOVË, LAJME
Muharrem Nitaj nga AAK është deklaruar pas konsultimit me presidenten Vjosa Osmani për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve. Ai tha se nuk do të shtyhen zgjedhjet sepse nuk pati pajtim mes partive politike. Tutje, ai pohoi se fushatë zgjedhore do të ketë veç 5 ditë. “Ka një rekomandim të IKSHPK për shtyerjen e zgjdhjeve mirëpo spati pajtim. Zgjedhjet do të mbahen ditën e caktuar siç ka qenë e shpallur. Partitë politike ishin kundër. Fushatë zgjedhore ka 5 ditë“, tha ai para mediave./Indeksonline
Kurti: LVV është për shtyrje të zgjedhjeve lokale

Kurti: LVV është për shtyrje të zgjedhjeve lokale

KOSOVË, LAJME
13/09/2021 18:46 Kryetari i LVV që është edhe kryeministër i vendit, është shprehur se subjekti që ai drejton është për respektim të mendimit të mjekëve dhe për shtyrje të zgjedhjeve. “Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti dëmton subjektin tonë politik. Që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje dhe në të dy këto procese zgjedhore kemi dalë të parët”. Kurti ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qëndrore. “Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet vetëm një kandidat por më shumë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm një raund”. Nis takimi i subjekteve politike me presidenten Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rekomandimin e IKShPK-së rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Në takim po ...
Osmani pret në takim lamtumirës Kosnett, e dekoron me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Osmani pret në takim lamtumirës Kosnett, e dekoron me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

KOSOVË, LAJME
13/09/2021. 18:40 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përshëndetës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Osmani e ka falënderuar Kosnettin për “punën e palodhshme dhe angazhimin jashtëzakonisht aktiv gjatë misionit të tij në vendin tonë”. “Puna e ambasadorit Kosnett dhe të stafit të tij janë po ashtu kontribuese të rëndësishme në drejtim të mbajtjes së Kosovës lartë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-ve”. Palët diskutuan edhe për raportet e thella e strategjike ndërmjet të dy vendeve, me ç’rast Presidentja Osmani vlerësoi se tashmë jemi në një etapë të re të bashkëpunimit bilateral, e cila krijon mundësi të jashtëzakonshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në vitet në vijim, thuhet në komunikatën nga Zy...
Inaugurohet spitali i ri në Kosovë

Inaugurohet spitali i ri në Kosovë

KOSOVË, LAJME
13/09/2021 12:10 Është inauguruar sot Spitali për Fëmijë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe. Inaugurimin e tij, e bënë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas tij për kontributin e çmuar ndaj shtetit të Kosovës. Në inaugurimin e spitalit për fëmijë, Kurti u shpreh se përveç investimit në infrastrukturën shëndetësore, ky projekt është investim direkt edhe në shëndetin e fëmijëve në Kosovë. Edhe Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është shprehur mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, me rastin e inaugurimit të sotëm në QKUK, të Spitalit për Fëmijë....
Vdes mitrovicasi Shaban Kelmendi, njeriu që mundi Serbinë në Gjykatën e Strasburgut

Vdes mitrovicasi Shaban Kelmendi, njeriu që mundi Serbinë në Gjykatën e Strasburgut

KOSOVË, LAJME
13/09/2021 11:56 Ka ndërruar jetë Shaban (Jashar) Kelmendi nga fshati Lipë i Mitrovicës. Lajmin e hidhur për Mitropol e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do bëhet sot me namaz të Drekës në fshatin Lipë. “Për shkak të situatës epidemiologjike, të pame nuk do të ketë”, bëjnë të ditur familjarët. Kelmendi ishte pensionisti i vetëm kosovar i cili paditi Serbinë në Gjykatën e Strasburgut për rikthimin e pensionit që ia kishte borxh Serbia, lëndë kjo të cilën e fitoi pas shumë vitesh mund më 2016, atëherë kur i ndjeri ishte në moshën 81 vjeçare.
Nga sot lirohet njëri prind nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë dhe mbyllën qerdhet

Nga sot lirohet njëri prind nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë dhe mbyllën qerdhet

KOSOVË, LAJME
13/09/2021 10:42 Qeveria e Kosovës gjatë ditës së diel ka mbajtur mbledhjes e radhës ku u diskutuan masat e reja antiCovid19. Në këtë mbledhje janë miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, trasmeton radio ylberi Me vendim të ri, janë mbyllur edhe institucionet parashkollore. Por, sipas pikës 21 së vendiit, nëse fëmiu ka dy prindërit të punëduar, njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021. “21. Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtat...
UP ka hapur konkursin për afat të dytë për pranimin e studentëve të rinj

UP ka hapur konkursin për afat të dytë për pranimin e studentëve të rinj

KOSOVË, LAJME
13/09/2021 10:28 Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se sot është hapur konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2021-2022. Në njoftimin e bërë nga UP-ja thuhet se 2705 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në këtë afat të dytë. “Të dashur maturantë, ju njoftojmë që UP-ja e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22 – afati i II-të. 2705 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP në këtë afat të dytë të konkursit. Aplikimi nis nga sot”, thuhet në njoftim, trasmeton Radio-Ylberi Detajet për aplikim, data e konkursit dhe informatat e përgjithshme të konkursit i kuptoni duke klikuar në vegzën në vijim: https://uni-pr...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

KOSOVË, LAJME
13/09/2021 10:01 Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhet për të caktuar seancën e parë për sesionin vjeshtor dhe për të diskutuar disa nga pikat e rendit të ditës.Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës mbylli punimet për sesionin pranveror me 12 gusht. Rendi i ditës: Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe ...
Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, do të zgjasin deri më 26 shtator

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, do të zgjasin deri më 26 shtator

KOSOVË, LAJME
13/09/2021 09:42 Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur dje, ka marrë vendim për masat e reja për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, masa këto të cilat kanë hyrë në fuqi sot (13 shtator) dhe do të zgjasin deri më 26 shtator. Në mesin e masave që ka ndërmarrë Qeveria është shtyrja e procesit mësimor edhe për dy javë, si dhe mbyllja e çerdheve. Qeveria ka paraparë që familjet me fëmijë të regjistruar në çerdheve prindërit e të cilëve janë të punësuar, njëri nga ta të lirohet nga obligimi për tu paraqitur fizikisht në punë gjatë kësaj periudhe. “Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri me datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për...
Këtë të hënë pritet të bëhet inaugurimi i Spitalit për Fëmijë në QKUK

Këtë të hënë pritet të bëhet inaugurimi i Spitalit për Fëmijë në QKUK

KOSOVË, LAJME
13/09/2021. 09:21 Këtë të hënë pritet të bëhet inaugurimi i Spitalit për Fëmijë në QKUK, njëherit donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe. Nga Presidenca kanë bërë të ditur se, inaugurimin e tij do ta bëjnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët kishin nisur këtë projekt para disa viteve. Ceremonia e inaugurimit do të mbahet sot prej orës 10:00.
div.meta-author { display:none; }