News That Matters

KOSOVË

Kurti: Procesi i Berlinit i mjaftueshëm për të mos pasur alternativa tjera

Kurti: Procesi i Berlinit i mjaftueshëm për të mos pasur alternativa tjera

KOSOVË, LAJME
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Tiranë, se u konfirmua se procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe mjaftueshëm i thellë që të mos ketë variante të tjera alternative”, ka thënë Kurti duke iu referuar edhe nismës për Ballkanin e Hapur, e të cilën Kosova bashkë me Malin e Zi dhe Bosnjën e kanë refuzuar. “Në bisedat që pata unë theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane. Për vendet tona theksova se janë elemente të domosdoshme në mënyrë që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë 1. Sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve 2. Demokratizimi i cili mundëson media...
Lajçak viziton nesër Kosovën

Lajçak viziton nesër Kosovën

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
14/09/2021 16:06 Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, do të udhëtojë nesër në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj. PSBE planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së Dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.
Ndaj Salih Mustafës nesër nis gjykimi nga Gjykata Speciale

Ndaj Salih Mustafës nesër nis gjykimi nga Gjykata Speciale

KOSOVË, LAJME
14/09/2021 15:32 Gjykata Speciale ka njoftuar se është caktuar që gjykimi i parë në çështjen gjyqësore të Salih Mustafës, i cili do të nisë më 15 shtator, në orën 9:30, në mjediset e DHSK-së në Hagë dhe do të transmetohet me një vonesë prej 45 minutash. “Aktakuza kundër z. Mustafa u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni përfundimtar u bë publik më 28 shtator 2020. bKundër tij janë ngritur akuza mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale dhe përgjegjësisë penale si epror për katër krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Pretendohet se krimet janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill 1999. Në ditën e parë, Kryegjykatësja e Trupit Gjykues do të çelë gjykimin, do të kërkojë që të akuzuarit t’i lexohet aktakuza, do ta informoj...
Kurti mbërrin në Tiranë, pritet të takohet me Merkel

Kurti mbërrin në Tiranë, pritet të takohet me Merkel

KOSOVË, LAJME
14/09/2021 11:48 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë për takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më parë në hapësirat e “Tirana Business Park” mbërriti edhe kryeministri malazez, Zdravko Kripokaviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Tashmë pritet nga çasti në çast edhe kryeministri i Shqipërisë, nikoqiri Edi Rama, si dhe kancelarja Merkel
Vishaj: Mbi 90 për qind e pacientëve në Infektivë janë të pavaksinuar

Vishaj: Mbi 90 për qind e pacientëve në Infektivë janë të pavaksinuar

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
14/09/2021 11:10 Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka deklaruar se mbi 99 për qind e pacientëve në Kosovë janë të infektuar me variantin Delta. Vishaj ka deklaruar se momentalisht në klinikën që ai e drejton janë duke u trajtuar 107 pacientë, prej të cilëve 12 janë në mjekim intensiv dhe pesë të intubuar. “Nga vaksinimi që është duke u bërë jemi të bindur që sfidat do të jenë më të vogla. Duket që koronavirusi do të jetë një sfidë shumë e rëndë. Delta përhapet shumë më shpejtë dhe zhvillon një formë klinike më të rëndë. Në Klinikën Infektive pacientë të vaksinuar plotësisht janë zakonisht 2-3 për qind, ndërkaq pothuajse mbi 90 për qind e pacientëve janë të pavaksinuar. Me vaksinim më të madh do të ketë më pak pacientë. Për momentin ka vende të mjaftues...
Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

KOSOVË, LAJME
​ 14/09/2021 09:00 Sot në Hagë do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselit, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit si dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit. Nga Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se seanca e radhës për konferencën ndaj Thaçit dhe të tjerëve mbahet sot në ora 14:30. “Siç është njoftuar në kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator në orën 14:30”, njofton Specialja. Ndërkohë që ditë më parë ka përfunduar konferenca përgatitore e ZPS-së në çështj...
Shqiptohet gjobë nga policia për tubimin elektoral në Rezallë të Skenderajt

Shqiptohet gjobë nga policia për tubimin elektoral në Rezallë të Skenderajt

KOSOVË, LAJME
Policia në Skenderaj ka shqiptuar gjobë për organizatorin e një tubimi në Rezallë, dhe subjektit politik si person juridik, pasi që nuk janë respektuar masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19. “Pas njoftimit përmes mediave për një tubim të mbajtur në fshatin Rezallë të Skenderajt në të cilin tubim nuk janë respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19, si dhe tejkalimi i numrit të lejuar të pjesëmarrësve në hapësirat e jashtme në tubimet publike, policia në Skenderaj, ka identifikuar lokacionin dhe organizatorin e tubimit. Për shkak të mos respektimit të vendimit të fundit të qeverisë, dhe për shkak se organizatori nuk kishte krijuar kushte për mbajtje të distancës, mospërkujdesjen për vendosjen e maskave të pjesëmarrësve në tubim, policia ka shqiptuar gjobë organizatorit si person fizik ko...
Rrëfimi prekës i 87 vjeçarit nga Peja: Ia vranë në luftë katër djem dhe dy nipa

Rrëfimi prekës i 87 vjeçarit nga Peja: Ia vranë në luftë katër djem dhe dy nipa

KOSOVË, LAJME
13/09/2021 23:56 Hajrulla Hysenit nga Zahaqi i Pejës,në luftën e vitit 1999 serbët ia vranë katër djemtë e tij dhe dy të vëllait. 87-vjeçari që asnjëherë më parë nuk është shprehur para mediave thotë se nuk ka marrë asnjë mbështetje shteti për të rritur 15 nipërit e mbesat e tij. Hyseni i cili para disa viteve ka humbur edhe bashkëshorten, në një rrëfim për RTV Dukagjinin thotë se askush nuk po i hapë derën. “Prej 22 vitesh askush nuk ma ka hapur këtë derë për të më pyetur se çfarë halli ke. Kam mbetur me 15 fëmijë të vegjël e nuse të reja, e vet i plakur. Kemi jetuar si kemi mundur e askush nuk na ka ofruar ndonjë vend pune”, përcjell Radio-Ylberi Ai pastaj ka rrëfyer historinë tragjike të familjes që i ndodhi me 15 maj të vitit 1999. “Na kanë ndalur të fundit derisa po shkonim në ...
Abdixhiku: Zgjedhjet nuk do të shtyhen, kjo është një ditë e madhe për demokracinë

Abdixhiku: Zgjedhjet nuk do të shtyhen, kjo është një ditë e madhe për demokracinë

KOSOVË, LAJME
13/09/2021 19:35 Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me krerët e partive dhe presidenten Vjosa Osmani lidhur me mundësinë për shtyerjen e zgjedhjeve. Abdixhiku para mediave tha se nuk kishte pajtueshmëri për shtyerjen e zgjedhjeve. Tutje ai tha se kjo është një ditë e mirë për demokracinë e vendit. “Në situatën e tanishme unë fillimisht kam bërë një propozim për liderët e aprtive për shkuritmin e fushatës zgjedhore dhe siç jeni informuar kam marrë përgjigje vetëm nga zotri Krasniqi dhe nga zotri Haradinaj, nuk kam marrë përgjigje nga zotri Kurti”, tha Abdixhiku. I pari i LDK-së shtoi se partia e tij do të ushtrojë vullnetarisht fushatë pesë ditore ose fare. “LDK do të ushtroj vullnetarisht fushtatë pesë ditore ose hiç, për të ruajtur shënde...
Krasniqi: Zgjedhjet të mbahen nën masa rigoroze, jo të shtyhen

Krasniqi: Zgjedhjet të mbahen nën masa rigoroze, jo të shtyhen

KOSOVË, LAJME
13/09/2021. 19:16 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me presideten Vjosa Osmani, ku u diskutua rekomandimi i IKShPK-së rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Ai tha që propozuan që fushata të mos mbahet fare apo të shkurtohet, mirëpo janë pro mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 17 tetor nën masa rigoroze, shkruan Indeksonline. “Patëm një takim për procesin zgjedhor. Unë thash që raporti i IKSHPK e konfirmon atë që ne e themi, që situata është përkeqësuar nga keqmenaxhim nga qeveria dhe që gjithë duhet të japim kontributin tonë për të përmirësuar gjendjen. Jemi të gatshëm të shkurtojmë fushatën apo të pezullohet, të ketë respektim rigoroz për masat. Po ashtu kërkova që ti jepet prioritet vaksinimit të trupave të KQZ, që të mos jenë në rrezik. Kërkuam përshpejtim të proces...
div.meta-author { display:none; }