News That Matters

KOSOVË

Shefi i OSBE-së,Michael Davenport,konfirmonë mbështetjen për parimin e shprehjes së vullnetit të lirë të njerëzve në ditën e demokracisë

Shefi i OSBE-së,Michael Davenport,konfirmonë mbështetjen për parimin e shprehjes së vullnetit të lirë të njerëzve në ditën e demokracisë

KOSOVË, LAJME
Ambasadorit Michael Davenport, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka konfirmuar mbështetjen për parimin e shprehjes së vullnetit të lirë të njerëzve, qoftë përmes kutisë së votimit qoftë përmes mediave, si bazë e autoritetit të çdo forme të qeverisjes, trasmeton “Radio-Ylberi” Siaps shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorit Michael Davenport,Dita Botërore e Demokracisë ka të bëjë edhe me lirinë e gazetarëve për ta kryer punën e tyre në mënyrë të sigurt,indetifikimin e lajmeve të rreme si dhe fuqizimin e grave për ta luftuar dhunën me bazë gjinore, dukuri kjo që u rrit gjatë pandemisë COVID-19. “Duhet të dëgjohen të gjithë zërat, qoftë në zgjedhje të lira, qoftë përmes pjesëmarrjes së publikut në procese vendimmarrëse, veçanërisht grave dhe të rinjve, për të mirën e të gji...
Paraqiten disa fotografi nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, akuza për Sali Mustafën dhe grupin e tij

Paraqiten disa fotografi nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, akuza për Sali Mustafën dhe grupin e tij

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/09/2021 13:13 Prokurorët e Gjykatës Speciale kanë drejtuar akuza të rënda në drejtim të Sali Mustafës, të njohur si Cali, gjatë seancës së sotme. Kësisoj, sipas tyre, në prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, Sali Mustafa së bashku me bartësit e tij keqtrajtuan shumë kosovarë dhe vranë një civil. Përpos akuzave, Prokuroria ka paraqitur edhe disa fotografi. “I akuzuari z.Mustafa së bashku me vartësitë e tij ndaluan në mënyrë të paligjshme dhe keqtrajtuan një numër të madh civil kosovar dhe vranë një civil. Të gjitha viktimat në këtë çështje janë shqiptarë/kosovarë. U rrahën, u keqtrajtuan, provat tregojnë se krimet kanë ndodhur në fshatin Zllaq, në zonën malore të Gollakut – jo larg Prishtinës. Njësiti “BIA”, ishte grupi që komandohet i akuzuari, Cali. Në vitin 1999 j...
Mustafa: Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë të zyrës së “Gestapos”

Mustafa: Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë të zyrës së “Gestapos”

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/09/2021 12:40 Ky gjykim mbahet kundër Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Salih Mustafa, i akuzuari i parë i Gjykatës Speciale, ka deklaruar se nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës. Ai iu referua Dhomave të Specializuara si Gestapo, emërtimi për Policinë sekrete të Gjermanisë naziste. “Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë të zyrës së Gestapos”,u shpreh ai
Këto janë akuzat e ngritura kundër Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

Këto janë akuzat e ngritura kundër Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

KOSOVË, LAJME
15/09/2021. 11:14 Sot ka nisur gjykimi ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë. Nga prokuroti i specializuar aty u lexuan akuzat e ngritura kundër këtij ish-pjesëtari të UÇK-së, dhe jo e gjithë aktakuza në tërësinë ë saj. Mustafa akuzohet për: Pika 1: Krimin e luftës të ndalimit arbitrar të kryer në një kompleks ndalimi në Zllash në Kosovë kundër të paktën 6 personave nga afërsisht 1 prilli 1999 – 19 prill 1999. Pika 2: Krimin e luftës së trajtimit mizor, të kryer në një kompleks ndalimi në Zllash në Kosovë kundër të paktën 6 personave nga afërsisht 1 prill 1999 – 19 prill 1999. Pika 3: Krimi i luftës, torturë, kryer në kompleksin e ndalimin në Zllash të Kosovës kundër të paktën 6 personave afërsisht 1 nga prill 1999 – 19 prill 1999. Pika 4: Krimi i luftës për vrasje të pal...
Sot varroset 23-vjeçari nga Mitrovica që vdiq në aksidentin e rëndë në Gjermani

Sot varroset 23-vjeçari nga Mitrovica që vdiq në aksidentin e rëndë në Gjermani

KOSOVË, LAJME
15/09/2021 10:25 Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Florent Zhilivodës, 23-vjeçarit nga Mitrovica, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, të dielën në Gjermani, trasmeton Radio-Ylberi Varrimi i tij do bëhet sot, nga ora 16:00, në varrezat e Shipolit. Mediat në Gjermani shkruajnë se 23-vjeçari humbi kontrollin e makinës së tij për arsye ende të panjohura dhe u përplas me barrierën qendrore. 23-vjeçari u hodh nga vetura. Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai vdiq në vendin e aksidentit.
Gjenden mallra kontrabandë në një depo në Veri

Gjenden mallra kontrabandë në një depo në Veri

KOSOVË, LAJME
15/09/2021 10:16 Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ushtruar sot një kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut. Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia. 1. Miell – 1.6 ton 2. Birra – 1000 litra 3. Pije te gazuara 1500 litra 4. Vaj ushqimor – 370 litra 5. Lëngje 500 litra 6. Filtera cigaresh 160000 copë 7. Ujë– 1000 litra Sipas njoftimit nga Dogana thuhet se të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore ne Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje. “Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që t...
Humb jetën një person në Vushtrri, pasi plagosi veten aksidentalisht

Humb jetën një person në Vushtrri, pasi plagosi veten aksidentalisht

KOSOVË, LAJME
15/09/2021 10:14 Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Stanovc i Epërm i Vushtrrisë, një person është plagosur me armë zjarri, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, përcjell Radio-Ylberi Policia bën të ditur se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri. “Me datë 15.09.2021, rreth orës 14:16, policia ka pranuar një informatë se në fshatin Stanovc i Epërm-Vushtrri, një person është i plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitë kompetente dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga familjaret e viktimës është informuar policia se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 ësh...
KQZ-ja njofton se ka filluar votimi përmes postës

KQZ-ja njofton se ka filluar votimi përmes postës

KOSOVË, LAJME
15/09/2021 10:05 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor. Tutje në njoftimin e KQZ-së, thuhet se kanë të drejtën për të votuar përmes postës të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532, transmeton “Radio-Ylberi”. Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë:https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/   Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021. ...
PK ka shqiptuar 2,091 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

PK ka shqiptuar 2,091 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

KOSOVË, LAJME
15/09/2021 09:54 Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 2,091 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19. Policia po ashtu ka shqiptuar 1,847 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 27 me dëme materiale. Policia po ashtu ka arrestuar 33 persona, 21 janë në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 6 në vuajtje të dënimit
div.meta-author { display:none; }