News That Matters

KOSOVË

Konjufca – Lajçakut: Integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme

Konjufca – Lajçakut: Integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
16/09/2021 10:36 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Në takim u bisedua për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kryekuvendari Konjufca u shpreh se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme. “Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”. Kreu i Kuvendit po ashtu vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e li...
Lajçak vazhdon vizitën në Kosovë

Lajçak vazhdon vizitën në Kosovë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
16/09/2021. 09:03 I ngarkuari i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme takimet me krerë të institucioneve dhe me përfaqësues të bizneseve. Takimin e parë Lajçak do ta zhvillojë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, që pritet të fillojë në ora 08:45. Po ashtu diplomati i BE-së në ora 16:00, do të takohet edhe me drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës. Gjatë ditës së djeshme Lajçak u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe më zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Kurti vetëm përmes një komunikate për media ka njoftuar për takimin. Mbarëvajtja e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të takimit. Kryeministri Kurti riktheksoi se në dialog Kosova...
Në prag të fushatës zgjedhore, IKSHPK bën apel për respektimin e masave antiCOVID-19

Në prag të fushatës zgjedhore, IKSHPK bën apel për respektimin e masave antiCOVID-19

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
16/09/2021. 08:53 Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka bërë apel tek qytetarët, institucionet dhe organizatat publike e private për respektimin e masave që parandalojnë shpërndarjen e COVID-19. Ky apel sipas IKSHPK-së vije pasi që numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve vazhdon të jetë i lartë. “Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19 dhe vdekshmërisë së lartë, në veçanti, bëjmë thirrje për ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimeve publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim.” shkruan IKSHPK në një status në Facebook. Në fakt nga e enjta nisë edhe fushata zgjedhore, për zgjedhjet lokale, që do të zgjasë një muaj. Tutje apelohej edhe tek Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin e ndërmarrin ve...
Sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
16/09/2021 08:50 Këtë të enjte, nis zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ani se vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit, kjo fushatë është paraparë të zgjas 30 ditë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditë më parë certifikoi listën përfundimtare të votuesve. Më 17 tetor të drejtë vote do të kenë rreth 1 milion e 885 mijë qytetarë, derisa 24 mijë votues do të jenë të rinj për dallim nga zgjedhjet e fundit të parakohshme. Gjithashtu, në listën zyrtare të votuesve, janë përfshirë edhe 90 mijë votues që në zgjedhjet e fundit votuan jashtë vendit.
Lajçak: Me Kurtin nuk kam biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës

Lajçak: Me Kurtin nuk kam biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/09/2021 20:38 Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës. “Biseduam për dialogun dhe rrugën përpara – kjo është më e rënëdishmja. Diskutuam edhe për bashkëpunimin rajonal dhe disa çështje tjera, por fokusi ishte te dialogu”. “Nuk e diskutuam për arkivat. Më lejoni t’i përgjigjem kësaj pyetje, e dini që kam një vizitë tre ditore, takime me palë të ndryshme dhe do t’iu jap përgjigjen pas të përfundojnë sepse sapo kam filluar. Tani do ta takoj Bislimi, për të vazhduar diskutimet më në detaje”, tha ai pas takimit. Ndryshe diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të ...
Nis takimi Kurti-Lajçak me dyer të mbyllura – diskutohet për dialogun

Nis takimi Kurti-Lajçak me dyer të mbyllura – diskutohet për dialogun

KOSOVË, LAJME
15/09/2021 17:58 Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ky është takimi i parë i Lajçak gjatë qëndrimit të tij treditor në Kosovë. Derisa, nesër pritet të takohen me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjfuca dhe disa nga liderët politikë. Takimi po zhvillohet i mbyllur për medie, të njëjtat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit. Lajçak gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj. Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit...
Mbrojtja kërkon lirimin e ish-presidentit Thaçi

Mbrojtja kërkon lirimin e ish-presidentit Thaçi

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/09/2021 16:36 Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka apeluar vendimin e gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, mbi vazhdimin e paraburgimit, duke kërkuar sërish lirimin e tij nga kjo masë. Në shkresën e publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, mbrojtja ka renditur gabimet që pretendon se gjyqtari paraprak i ka bërë në vendimin e tij për vazhdimin e paraburgimit, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas mbrojtjes, gjyqtari paraprak ka aplikuar gabimisht barrën e provës për rishikimin e nenit 41(1), ka gabuar në refuzimin për t’u angazhuar me kohëzgjatjen e parashikuar të paraburgimit. Mbrojtja tutje ka pretenduar se gjetjet mbi ndikimin dhe autoritetin e Thaçit janë aq të padrejta dhe të paarsyeshme sa që përbëjnë një abuzim me diskrecionin. Sipas mbrojtjes, gjyqtari gji...
Një pajisje në minierën e KEK-ut ka levizur jashtë planit

Një pajisje në minierën e KEK-ut ka levizur jashtë planit

KOSOVË, LAJME
15/09/2021 15:12 Mbrëmë rreth orës 22:30, një pajisje (eskavatori 8M – bashkëlidhur) në minierën e KEK-ut ka lëvizur për disa metra mbrapa jashtë planit të operimit. Intervenimi i menjëhershëm i ekspertëve të minierës ka vënë nën kontrollë këtë lëvizje duke ndërprerë punën e pajisjes, stabilizimin dhe sigurimin e saj. Ne këtë drejtim menjëherë është formuar komisioni që të bëjë vlerësimin e ngjarjes me ç’rast sipas vlerësimeve preliminare nuk ka ndonjë dëmtim. Ekspertët e minierës janë duke bërë përpjekjet maksimale që kjo pajisje të kthehet në punë sot eventualisht nesër. Vlen të theksohet se ky është vetëm njëri ndër 12 eskavatoret (në djerrinë dhe qymur) që janë në operim e të cilët vazhdojn punën pa asnjë problem në prodhim të qymyrit dhe djerrinës si dhe operim normal të minierës. P...
KDI: Demokraci edhe në pandemi

KDI: Demokraci edhe në pandemi

KOSOVË
15/09/2021 15:02 Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, për vitin e dytë më radhë na gjen në përballje me krizën globale shëndetësore të shkaktuar nga pandemia COVID -19. Shënimi i kësaj dite, në kohë pandemie, na rikujton rëndësinë e mirëmbajtjes së vlerave demokratike në periudha të krizave dhe na shtynë të reflektojmë mbi gjendjen e demokracisë në vendin tonë. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se tema e sivjetme globale për ditën ndërkombëtare të demokracisë e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara artikulon nevojën e forcimit të përpjekjeve të institucioneve dhe praktikave demokratike në përballje me krizat që mund të sjellë e ardhmja. Kjo temë ndër të tjera thekson rëndësinë që ka kultivimi dhe mbrojtja e vlerave demokratike në mënyrë që krizat si kjo më pandeminë të mos e minojë niv...
Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës

Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/09/2021 13:47 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ritheksuar edhe një herë se në dialog me Serbinë nuk do të bisedojnë për integritetin territorial të Kosovës, dhe për pavarësinë e cila është shpallur më 17 shkurt 2008. Osmani kështu theksoi gjatë një diskutimi në Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP), në një bashkëbisedim për të ardhmen e Kosovës me ambasadorin Wolfgang Ischinger, ndërsa u shpreh se Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është e fokusuar që ta paraqesë Kosovën keq ndërkombëtarisht. “Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është fokusuar në fyerje të tmerrshme gjatë procesit të negociatave… Serbia ende po përpiqet ta bëjë Kosovën të duket keq”, tha ajo. Presidentja shtoi tutje se në dialog asnjëherë nuk do të bisedojnë me Serbinë për disa tema. “Ne kurrë nuk do të p...
div.meta-author { display:none; }