News That Matters

KOSOVË

Vaksinimi kundër COVID-19 sipas profesioneve, të fundit renditen mësimdhënësit

Vaksinimi kundër COVID-19 sipas profesioneve, të fundit renditen mësimdhënësit

KOSOVË, LAJME
19/09/2021 09:36 Ditëve të fundit në Kosovë ka filluar të ketë rënie të numri të të infektuarve me coronavirus e gjithashtu edhe numri të rasteve të vdekjes. Krahas kësaj po vazhdojnë të rritet numri i qytetarëve të cilët po vaksinohen kundër coronavirusit. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 147 mijë e 803 doza të vaksinës. Sipas të dhënave nga MSh, deri më sot me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 722 mijë e 252 qytetarë, kurse me dozën e dytë janë 425 mijë e 551 qytetarë. Sipas ministrisë 51% e qytetarëve që kanë marrë vaksinën janë të gjinisë femërore kurse 49% janë të gjinisë mashkullore. Ministria gjithashtu bënë të ditur se sipas profesioneve personat që janë vaksinuar i takojnë amvisërisë, pastaj është kategoria e ...
22 vjet nga themelimi i TMK-së

22 vjet nga themelimi i TMK-së

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
19/09/2021 09:22 Sot bëhen 22 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000.Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet. TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit ...
Terapia për COVID e kushtueshme në Kosovë

Terapia për COVID e kushtueshme në Kosovë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
18/09/2021 12:03 Terapia e shtrenjtë për shërimin e COVID-19 po e bën të pamundur që pacientët të marrin terapitë adekuate për shërim nga ky virus. Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë në një intervistë për Ekonomia Online tha se kanë pranuar ankesa nga shumë pacientë të cilët e kanë të pamundur t’i paguajnë barnat për trajtimin e COVID-it. Madje ai thotë se sidomos për rastet që jetojnë me më pak se 1 euro në ditë këto çmime janë “vrasëse” për ta. “Ne kemi pasur raste të ankesave të pacientëve të cilat kanë ardhur si rezultat i pamundësisë për me i paguar barnat për trajtimin e sëmundjes dhe ne kemi adresuar në vazhdimësi këto ankesa që disa herë kanë shkuar deri në katër e pesë mijë euro për trajtimin e një pacienti. Padyshim që për rastet të cilat jetojnë me...
Kurti u dërgon letër falënderimi Emirateve të Bashkuara Arabe pas ndërtimit të spitalit të fëmijëve

Kurti u dërgon letër falënderimi Emirateve të Bashkuara Arabe pas ndërtimit të spitalit të fëmijëve

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
18/09/2021 10:05 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka dërguar letër falënderimi Ministres së Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe, përcjell “Radio-Ylberi” Pas inaugurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”, Kurti nëpërmjet dy letrave të falënderimit, ka shprehur sërish mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës. Kryeministri falënderoi Ministren e Shtetit, Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi dhe Drejtorin e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed për investimet në përmirësimin e infrastrukturës tonë shëndetësore. Mes tjerash në letrën falënderuese Kurti thekson se spitali i fëmijëve në Prishtinë do të mbetet ...
PK shqiptoi 1,438 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

PK shqiptoi 1,438 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

KOSOVË, LAJME
18/09/2021 10:00 Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1,438 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID. 54 persona u arrestuan, 26 persona u dërguan në mbajtje dhe tetë në vuajtje të dënimit, njofton “Radio-Ylberi” Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale. Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 711 tiketa trafiku.
Policia e Mitrovicës ka një njoftim për qytetarët

Policia e Mitrovicës ka një njoftim për qytetarët

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
17/09/2021 20:05 Policia në Mitrovicë njofton qytetarët e Mitrovicës e sidomos banorët e lagjes afër Palestrës sportive ,,Minatori” në Mitrovicë, të mos parkojnë automjetet e tyre në hapësirën për rreth palestrës sportive, nga ora 09:00 të datës 18.09.2021 deri në ora 22:00, të datës 19.09.2021, trasmeton “Radio-Ylberi” E tërë kjo për shkak të një ndeshje ndërkombëtare të hendbollit e cila do të zhvillohet në këtë palestër, thuhet tutje në njoftim. Njoftimi i plotë: I n f o r m a c i o n/N j o f t i m Mitrovicë, 17 shtator 2021 Policia në Mitrovicë njofton qytetarët e Mitrovicës e sidomos banorët e lagjes afër Palestrës sportive ,,Minatori” në Mitrovicë se për shkak të një ndeshje ndërkombëtare të hendbollit e cila do të zhvillohet në këtë palestër, të mos parkojnë automjetet e tyr...
Kurti i ka dërguar letër urimi Edi Ramës, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeministër i Shqipërisë

Kurti i ka dërguar letër urimi Edi Ramës, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeministër i Shqipërisë

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI
17/09/2021 15:18 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi Edi Ramës, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeministër i Shqipërisë. Siç thuhet në komunikatë, Kurti ka theksuar se ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe integrimin e tregut, duke hequr barrierat mes shqiptarëve. Kryeministri Kurti i uroi suksese gjatë mandatit qeverisës dhe e ftoi Kryeministrin Rama të vizitojë Kosovën për të diskutuar rreth përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive. Letra e plotë e Kryeministrit Kurti: Shkëlqesia Juaj, Me ...
Nagavci: Orët e humbura do të kompensohen

Nagavci: Orët e humbura do të kompensohen

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
17/09/2021 14:21 Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci për lirimin nga pagesa për vijimin e mësimit në arsimin e lartë, tha se kjo do të krijojë lehtësira për universitetet Ajo tha se po shmangin diskriminimin e pabarazinë sociale, duke sqaruar se për këtë vit nga buxheti do të ndahen 1.7 milionë euro për universitetet. “Studimet pa pagesë për arsimin e lartë ka qenë një nga zotimet tona, me këtë zotim ata lirohen nga pagesa e tarifave me rastin e regjistrimit dhe po shmangim diskriminimin për shkak të pa barazisë sociale”. “Në hyrje në fuqi shfuqizohet udhëzimi administrativ i mëparshëm. Në lidhje ne shumën e bursave do të vlejnë të njëjta vlera dhe ne kemi hapur thirrje edhe për 1 000 bursa për vajzat, dhe përtej kësaj kemi ofruar mbështetje për s...
Protestojnë mantelbardhët

Protestojnë mantelbardhët

KOSOVË, LAJME
17/09/2021 11:43 Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë është duke protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë. Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla në një konferencë për media tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka lënë nën mëshirën e fatit punëtorët shëndetësor. “Protesta jonë është e ndarë në dy pjesë, është pjesa e parë që po zhvillohet para Ministrisë së Shëndetësisë dhe pjesa e dytë e cila do të zhvillohet në ora 13:00 para Qeverisë. Dhe pyetja është pse? Mu në këtë ndërtesë ministri Vitia për gjatë kësaj kohe, në kohë të pandemisë e ka neglizhuar totalisht punëtorin shëndetësor dhe ka ndërpre çdo dialog social, ka qenë vetëm një takim i vetëm kur ne kemi ofruar ndihmë për vaksina, dhe asgjë më tepër. Si rrjedhojë e kësaj, zotë...
Policia dënon 1 mijë e 561 qytetarë që nuk respektuan masat anti-covid

Policia dënon 1 mijë e 561 qytetarë që nuk respektuan masat anti-covid

KOSOVË, LAJME
17/09/2021 11:35 Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 561 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat kundër coronavirusit. Gjithashtu, brenda 24 orëve, Policia ka dënuar edhe 1 mijë e 570 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, përcjell “Radio-Ylberi” Policia po ashtu njofton se kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, 23 prej tyre me persona të lënduar kurse 27 raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se janë arrestuar edhe 32 persona, 25 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse tre në vuajtje të dënimit
div.meta-author { display:none; }