News That Matters

KOSOVË

​Sot seanca e Kuvendit, 6 pika në rend dite

​Sot seanca e Kuvendit, 6 pika në rend dite

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
20/09/2021 08:24 Sot mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sezonin vjeshtor. Seanca pritet të fillojë në ora 10:00, ku do të ketë gjashtë pika në rend dite. Fillimisht do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës, e më pas pyetje parlamentare si dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme. Ndërsa pikë e katërt e rendit të ditës është shqyrtimi i shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.
​Sot vazhdon gjykimi i Salih Mustafës në Hagë

​Sot vazhdon gjykimi i Salih Mustafës në Hagë

KOSOVË, LAJME
20/09/2021 07:04 Sot në Hagë nga ora 09:30, do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafës. Në seancën e parë të gjykimit më 15 shtator, u bë e ditur se trupi gjykues do të dëgjojë dëshminë e dy dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga data 20 shtator deri të martën 28 shtator 2021. Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i fundit u bë publik më 28 shtator 2020. Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për “krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash”. Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020. Seanca e paraqitjes së par...
EULEX ofron 82 mijë euro për këdo që jep informata lidhur me vrasjen e Audrius Senavicius

EULEX ofron 82 mijë euro për këdo që jep informata lidhur me vrasjen e Audrius Senavicius

KOSOVË, LAJME
19/09/2021 14:44 EULEX ka njoftuar se ofron shpërblim prej 82,000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të vrasjes e pjesëtarit, Audrius Senavicius tetë vite më parë në veri të Kosovës. Kolegët e tij sot kanë bërë homazhe në vendin ku është kryer vrasja e Senaviciusit. “Ishte e enjte 19 shtator 2013 kur kolegu ynë Audrius Šenavičius u qëllua për vdekje derisa ishte duke vozitur për në punë. Sot ne nderojmë kujtimin për të dhe shprehim keqardhje të thellë për familjen dhe të dashurit e tij. Paraqituni, nëse keni ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë. Ne ofrojmë një shpërblim prej 82.000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje. Për informata rreth raportimit të çfarëdo informate ...
Ministrja Hajdari thotë se deri në fund të vitit do të bëhet rishikimi i 20 ligjeve

Ministrja Hajdari thotë se deri në fund të vitit do të bëhet rishikimi i 20 ligjeve

KOSOVË, LAJME
19/09/2021 13:45 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë deri në fund të vitit do të finalizojë njëzetë plotësim-ndryshime të ligjeve që prekin këtë dikaster. Ndër më të rëndësishmit pritet të jetë projektligji për investime strategjike, projektligji për zonat ekonomike, konkurrencën, turizmin dhe projektligji për inspektoriatin. Udhëheqësja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari thotë se do të rishikojnë gjithçka, pasi dëshirojnë qasje gjithëpërfshirëse, e jofavorizuese. “Pas analizës së industrisë dhe finalizimit të planit të programit qeveritar për zhvillim industrial, kemi mundësinë edhe për politikën e investimeve, politikën për inovacion dhe ndërmarrësi dhe politiken tregtare, me fokus politikën për eksporte. Është me rendësi të lartë t’i promovojmë ato mundësi industriale ed...
SBASHK: Nuk duhet të shtyhet mësimi, do të kemi probleme me zëvendësimin e orëve

SBASHK: Nuk duhet të shtyhet mësimi, do të kemi probleme me zëvendësimin e orëve

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
19/09/2021 11:42 Kanë mbetur pothuajse edhe 10 ditë deri ne fillimin e vitit të ri shkollor, e për këtë gjë Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj në një prononcim ka thënë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, dhe se së bashku me Ministrinë e Arsimit kanë bërë përgatitjet e duhura. “MASHTI bashkë me Drejtoritë Arsimore kanë deklaruar vazhdimisht edhe në takimet e përbashkëta se kanë bërë gjithë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe urojmë të jetë ashtu” deklaroi Jasharaj. Sipas Jasharajt mësimdhënësit dhe stafi teknik i shkollave janë vaksinuar dhe janë të kënaqur për faktin që të gjithë punëtorët e arsimit i janë përgjigjur kërkesës së tyre për vaksinim. “Nga deklarimet e kryetarëve të nivelit komunal sindikal shihet se janë vaks...
Sindikata e Policisë së Kosovës: Sigurimi shëndetësor, aksidental dhe jetësor – kur do të jetësohet?

Sindikata e Policisë së Kosovës: Sigurimi shëndetësor, aksidental dhe jetësor – kur do të jetësohet?

KOSOVË, LAJME
19/09/2021 11:37 Sindikata e Policisë së Kosovës ka filluar dje puntorinë “Sigurimi shëndetësor, aksidental dhe jetësor – kur do të jetësohet?”. Kjo punëtori po organizohet nga Sindikata e Policisë së Kosovës dhe fondacioni “Friedrich erbert Stiftung” në partneritet me sindikatën dhe shoqërinë civile. Përkundër që ligji për Sigurime Shëndetësore është aprovuar në vitin 2014 në Kuvendin e Kosovës, ai ende nuk është në zbatim. Policia e Kosovës nuk ka sigurim shëndetësor, aksidental dhe jetësor, po ashtu nuk është rregulluar me ligj pensionimi i parakohshëm si dhe ai invalidor. Me gjithë premtimet, asnjë qeveri deri më tani nuk e ka jetësuar këtë ligj
Ambasada e SHBA-së: Qeveria është duke i vazhduar bisedimet për t’u lidhur në tubacionin e gazit

Ambasada e SHBA-së: Qeveria është duke i vazhduar bisedimet për t’u lidhur në tubacionin e gazit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
19/09/2021 11:31 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një deklarim për Express kanë sqaruar se diskutimet mes Qeverisë së Kosovës dhe MCC’së për çështjen e kyçjes në gazsjellës janë duke vazhduar dhe se mbetet të shihet nëse Qeveria e Kosovës do ta përkrahë një projekt të tillë. “Diskutimet janë duke vazhduar, deri të dihet nëse qeveria e Kosovës do të mbështesë një propozim të tillë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës. Tutje thuhet se “siç ka deklaruar të premten ministrja Rizvanolli, Qeveria e Kosovës është ende duke e diskutuar dhe konsideruar projektin e propozuar që do ta ndihmonte Kosovën të lidhej me rrjetin ekzistues të gazit natyror në Maqedoninë e Veriut. Shumica e financimit, do të vijë nga fondet e BERZH dhe WBIF”. Në fund potenconet se projekti i pro...
KQZ ka njoftuar se me cilat dokumente mund të votoni në zgjedhjet komunale

KQZ ka njoftuar se me cilat dokumente mund të votoni në zgjedhjet komunale

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
19/09/2021 10:44 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se me cilat dokumente mund të votohet në zgjedhjet komunale që mbahen me 17 tetor, trasmeton “Radio-Ylberi” Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës: Letërnjoftim; Pasaportë; Dokument i udhëtimit; dhe Patentë shoferi.
Mbi 1 mijë gjoba  për mosrespektim të masave antiCOVID

Mbi 1 mijë gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

KOSOVË, LAJME
19/09/2021 10:00 Policia po vazhdon të dënoi qytetarët të cilët nuk po e respektojnë ligjin antiCOVID. Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1 mijë e 160 gjoba për mosrespektim të këtij ligji. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 163 gjoba trafiku. 20 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, ndërsa 16 janë dërguar në mbajtje.
div.meta-author { display:none; }