News That Matters

KOSOVË

MPB: Nga nesër qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

MPB: Nga nesër qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

KOSOVË, LAJME
20/09/2021 16:36 Nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, MPB njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga nesër në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës. “Përderisa qytetarët të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thu...
IKD: Deklaratat e dëshmitarëve në Dhomat e Specializuara të pakuptueshme

IKD: Deklaratat e dëshmitarëve në Dhomat e Specializuara të pakuptueshme

KOSOVË, LAJME
20/09/2021 16:30 Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën, ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të parë në gjykimin për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.Për mbrojtjen e identitetit të dëshmitarit me kodin W03593, në mënyrë që i njëjti të mos mund të identifikohet, pamjet janë bërë të turbullta dhe zëri i tij është modifikuar.Megjithatë, sipas Instituti i Kosovës për Drejtësi, modifikimi i tepruar i zërit ka bërë që deklaratat e dëshmitarit të jenë pothuajse të pakuptueshme. “Një gjë e tillë e ka bërë të vështirë për publikun, për pjesën ku është e hapur seanca, që të informohet mbi zhvillimet në DhSK, si dhe për mediat që të raportojnë saktë për deklarimet e dëshmitarëve pranë Speciales. Instituti i Kosovës për Drejtësi...
Vazhdon bllokimi i rrugës kah pikat kufitare, Jarinje e Bërnjak

Vazhdon bllokimi i rrugës kah pikat kufitare, Jarinje e Bërnjak

KOSOVË, LAJME
20/09/2021 14:47 Të shumtë janë qytetarët që ende po qëndrojnë në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës si shenjë proteste pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zëvendësimin e tabelave të veturave të Serbisë me tabela të përkohshme të Republikës së Kosovës. Makineri të shumta, automjete private janë vënë në rrugë e cila pamundëson lëvizjen e automjeteve, duke krijuar një bllokim total të lëvizjes në drejtim të Leposaviqit dhe zonave të tjera të Veriut të Kosovës. Nga ora 9 e mëngjesit ka filluar bllokimi i rrugës në afërsi të Jarinjës dhe nuk është liruar as tash pas më shumë se 5 orëve. Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme ka ftuar qytetarët që të mos shfrytëzojnë dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak si shkak i situatës së krijuar....
BE: Kosova dhe Serbia të ndalin menjëherë tensionet

BE: Kosova dhe Serbia të ndalin menjëherë tensionet

KOSOVË, LAJME
20/09/2021 13:04 Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media ka folur për pas vendosjes të reciprocitetit për targat të veturave që vijnë nga Serbia që mori Kosova sot. Ai tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla, njofton Klan Kosova. “Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”. Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i ...
Nis seanca e dytë e gjykimit ndaj ish-komandant, Salih Mustafa  gjykatësja nuk ia jep fjalën Mustafës

Nis seanca e dytë e gjykimit ndaj ish-komandant, Salih Mustafa gjykatësja nuk ia jep fjalën Mustafës

KOSOVË, LAJME
20/09/2021 10:52 Ka nisur seanca e dytë e gjykimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa në Hagë. Në këtë seancë do të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve. Me të nisur seanca, Salih Mustafa kërkoi të fliste mirëpo gjykatësja nuk ia dha fjalën. “E nderuara gjykatëse kisha pas dëshirë të flas diçka para se të dëgjoni dëshmitarët”, tha Mustafa. Gjykatësja tha se këtë do ta bëjë në një moment të caktuar. “Në ndonjë moment sot mund tua jap fjalën, por tani për tani kemi një program të organizuar për sot. Do të marrim në pyetje dëshmitarin dhe pastaj në një moment të duhur do t’iu jap mundësinë për të thënë atë që doni të thoni”, tha gjykatësja
Reciprociteti në targa/ Vuçiq thërret takim urgjent të Këshillit të Sigurisë

Reciprociteti në targa/ Vuçiq thërret takim urgjent të Këshillit të Sigurisë

KOSOVË, LAJME
20/09/2021 10:45 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10 të mëngjesit, në të cilën tema kryesore do të jenë ngjarjet në Kosovë. Kështu raporton gazeta “Novosti” duke iu referuar burimeve. Raportohet se temë qendrore e takimit do të jetë vendimi i Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me targa ndaj Serbisë
Kurti mori pjesë në hapjen virtuale të kampit veror “Edu Camp“ 2021

Kurti mori pjesë në hapjen virtuale të kampit veror “Edu Camp“ 2021

KOSOVË, LAJME
20/09/2021 10:40 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen virtuale të kampit ndërkombëtar veror “Edu Camp“ 2021, ku po marrin pjesë mbi 100 nxënëse dhe nxënës nga Gjermania, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. “Progresi që po përjetojmë sot është bërë i mundur vetëm falë dijes. E shkollat dhe universitetet janë vendi ku prodhohet dija. Pikërisht për shkak se progresi është i lidhur ngushtë me dijen, ne besojmë se e drejta për t’u shkolluar është universale dhe si e tillë duhet t’u garantohet të gjithëve pa dallim. Prandaj edhe kemi marrë vendimin që edukimi publik në Kosovë në të gjitha nivelet të jetë falas,” tha në hapje kryeministri Kurti. Duke falënderuar organizatorët, mësuesit dhe ligjëruesit nga Kosova dhe Gjermania, kryeministri vlerës...
Pjesëtari i Policisë së Kosovës iu flet shqip protestuesve serb:“Protestën nuk ua ndalojmë…”

Pjesëtari i Policisë së Kosovës iu flet shqip protestuesve serb:“Protestën nuk ua ndalojmë…”

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
20/09/2021 9:51 Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat. E një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer qytetarëve serbë, të cilët kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën. Njëri nga pjesëtaret e policisë iu është drejtuar në gjuhën shqipe protestuesve serb duke iu thënë se “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”. Në një video të publikuar nga mediat serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve. “Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet me u liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai. https://youtu.b...
Vendimi i Qeverisë së Kosovës që ndalon hyrjen me targa të Serbisë nga sot

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që ndalon hyrjen me targa të Serbisë nga sot

KOSOVË, LAJME
20/09/2021 09:19 Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve. Vendimi është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove. Përmbajtja e dokumentit të nënshkruar nga ministri Sveçla: Obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës. Obligohen shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit. Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë. T...
Ministri Sveçla publikon vendimin për reciprocitetin ndaj Serbisë lidhur me targat

Ministri Sveçla publikon vendimin për reciprocitetin ndaj Serbisë lidhur me targat

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
20/09/2021 09:09 Mëngjesin e ditën së sotme Njësia Speciale e Kosovës janë vendosur në pikat kufitare në Veri, pasi nga sot nuk lejohet qarkullimi me targa KS. Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se ky veprim ka për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht targave të automjeteve, transmeton “Radio-Ylberi” Tutje, Sveçla ka shkruar se situata është e qetë dhe se Policia e Kosovës ka marrë masat që mos të pengohet apo vonohet lëvizja e njerëzve dhe e mallrave. Postimi i plotë pa ndërhyrje: Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer...
div.meta-author { display:none; }