News That Matters

KOSOVË

MASHTI dhe DKA-të synojnë që mësimi të nisë më 27 shtator

MASHTI dhe DKA-të synojnë që mësimi të nisë më 27 shtator

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se synojnë që më 27 shtator të fillojë mësimi në shkolla dhe puna në çerdhe. Nagavci në një prononcim për Telegrafin u shpreh se deri në fundjavë pritet të merret vendimi. “Shumë mirë që po ulen numrat, e po besoj që kur të shqyrtohen masat do të mundësohet fillimi i vitit të ri shkollor me prezencë fizike, në bazë të udhëzuesit. Udhëzuesi i ka katër skenar, ku varësisht prej situatës nëpër komuna do të vendoset”, tha Nagavci. Ajo shtoi se synimi është që të kthehen me mësim fizik në shkolla më 27 shtator, e po ashtu të hapen edhe çerdhet. “Varet plotësisht prej rekomandimeve të IKSHPK-së, ashtu siç kemi vepruar deri më tash. Kanë qenë rekomandimet e IKSHPK-së. Do të rishqyrtohen masat, janë në fuqi de...
Ambasadorët e QUINT-it takojnë Kurtin lidhur me reciprocitetin e targave

Ambasadorët e QUINT-it takojnë Kurtin lidhur me reciprocitetin e targave

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
21/09/2021 12:32 Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Ky takim siç duket ka ardhur si rezultat i vendosjes së reciprocitetit për targa të vendosur dje nga Qeveria e Kosovës. Të hënën më 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë. Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme RKS. Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë
Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët”: Synimi i Kosovës të jetë pjesë përbërëse e strukturave të sigurisë, në veçanti NATO dhe BE

Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët”: Synimi i Kosovës të jetë pjesë përbërëse e strukturave të sigurisë, në veçanti NATO dhe BE

KOSOVË, LAJME
21/09/2021 12:28 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të konferencës “FSK dhe partnerët” tha se vizioni i tyre për Republikën e Kosovës është një vend që promovon stabilitet dhe siguri, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin dhe më gjerë, shkruan “Radio-Ylberi” Kurti tha se Kosova synon të jetë pjesë përbërëse e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë, në veçanti NATO dhe BE. Ai tha se vendi po ashtu dëshiron të jetë pjesë e nismave rajonale dhe të promovojë marrëdhënie paqësore fqinjësore në mënyrë që të rrisë stabilitetin dhe besimin ndërmjet vendeve në rajon. Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e rëndësishëm që NATO, përmes KFOR -it, ka luajtur në zhvillimin e sektorit tonë të sigurisë dhe në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në ...
Salih Mustafa thotë se është i stresuar në mes emocioneve

Salih Mustafa thotë se është i stresuar në mes emocioneve

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
21/09/2021 10:37 Po vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Mes emocioneve, Mustafa kërkoi të merrte fjalën ku edhe tha se kohëve të fundit i është shkaktuar stres. “Nuk është që nuk po iu respektoj juve, sepse nuk është në bindjen time e kulturën time, por kohët e fundit më është shkaktuar stres që vjen si pasojë e faktorëve të ndryshëm dhe tani po ua them se cili është problemi. Për 12 muaj jam në paraburgim..
Vazhdon ende bllokimi i rrugës afër pikës kufitare në Jarinjë

Vazhdon ende bllokimi i rrugës afër pikës kufitare në Jarinjë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
21/09/2021 09:09 Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinje. Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 shtator nga Kuvendi i Kosovës, se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga “pala tjetër”. Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë pakënaqësie edhe më 20 shtator, kur ka nisur të zbatohet kjo masë, raporton Rel. Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto ...
Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
21/09/2021 Nga ora 09:30 sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Në seancën e djeshme ai ka lëshuar sallën dhe nuk ka pranuar të vazhdojë të dëgjojë dëshmitarin e parë që ka folur kundër tij në gjykatë. Ky veprim i tij është arsyetuar nga mbrojtësi i tij dhe është aprovuar edhe nga trupi gjykues, por kryetarja e panelit që po e gjykon Mustafën ka thënë se është e nevojshme që në seancën e sotme ai të jetë prezent.
Kurti takohet me ambasadoren e Finlandës në Kosovë

Kurti takohet me ambasadoren e Finlandës në Kosovë

KOSOVË, LAJME
20/09/2021 21:14 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall kanë zhvilluar sot një takim të rregullt pune. Në takim u bisedua për marrëdhëniet miqësore në mes Kosovës dhe Finlandës dhe fushat për përparimin e tyre, sidomos në ato të teknologjisë së informacionit, zhvillimit social dhe ekonomik si dhe për projektet kapitale të Kosovës, si ato në energjinë e ripërtëritshme, në të cilat Finlanda mund të ofrojë ndihmën e saj. Në takim u diskutua edhe për situatën pandemike, e cila në javën e ditët e fundit ka shënuar përmirësim falë masave të ndërmarra nga qeveria dhe respektimit rigoroz të tyre nga qytetarët. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Stjernvall për gatishmërinë dhe mbështetjen e pareshtur që shteti i Finlandës ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

KOSOVË, LAJME
20/09/2021 18:38 Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policorë, shkruan “Radio-Ylberi” Në njoftimin e bërë për media thuhet se hetuesit e IPK-së janë duke hetuar një rast ku i dyshuari është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”. Më tej, në komunikatë theksohet se rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorinë e shtetit.
div.meta-author { display:none; }