
Për policët në veri u dhurua shumë ushqim, por a pranojnë Njësitë Speciale ushqim nga vullnetarët?
22/09/2021 20:52
Policia e Kosovës ka thënë që vazhdimisht bëjnë planifikimet për furnizim me ushqim të zyrtarëve policorë, por kjo çështje ende nuk është rregulluar. Si rrjedhojë pjestarët e Policisë së Kosovës në veri u furnizuan me ushqim nga vullnetarët.
Ndërrimin e përfunduan pas më shumë se dhjetë orësh.
Por pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës, u zëvendësuan, duke mos e lënë jashtë kontrollit situatën në pikën kufitare në Jarinje, për asnjë moment.
E përgjatë kohës sa qëndruan në këtë aksion, dy kuti me mish gjedhi të konservuar, një jogurt, një mollë e gjysmë buke, shoqëruar me pije, ishte ushqimi për ta.
Ndërsa ditën e dytë, shujta e tyre kishte këtë përmbajtje.
Këto fotografi, nxitën komente të shumta.
Madje, në mesin e tyre pati edhe vullnetarë për të dërguar ushqim n...