News That Matters

KOSOVË

Masat antiCovid, gastronomia punon në kushte të reja

Masat antiCovid, gastronomia punon në kushte të reja

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021. 15:20 Ka përfunduar para pak minutash takimi i ministrave Vitia e Krasniqi me kryetarët e komunave. Në këtë diskutim virtual janë diskutuar masat e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga dita e hënë. Gastronomia do të lejohet të shfrytëzoj 50% të hapësirave të mbyllura. Megjithatë, do të ketë rregull të re për stafin por edhe për klientët për të hyrë në lokale, shkruan Indeksonline. Stafi i gastronomisë duhet të ketë kartelën e vaksinimit, apo njërin nga testet e bëra. Kushte të njëjta pritet të vlejnë edhe për klientët, ashtu siç ka paralajmëruar edhe edhe ministri Vitia. Me masat e reja, hapësirat e hapura të lokaleve do të shfrytëzohen deri në 70% të kapacitetit.
Kryetarët e Komunave takohen sot me ministrin Vitia, diskutohet për masat anti-Covid

Kryetarët e Komunave takohen sot me ministrin Vitia, diskutohet për masat anti-Covid

KOSOVË, LAJME
23/09/2021 12:40 Kryetarët e Komunave të Kosovës do të takohen sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Në këtë takim do të diskutohet për masat e reja antiCovid. drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sezan Ibrahimi ka thënë se Vitia sot do të takohet me kryetarët e Komunave. “Në orën 14 do të takohemi me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Në takim do të jenë edhe kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë të shëndetësisë’, tha Ibrahimi. Ndryshe, Arben Vitia dje gjatë raportimit në Komision Parlamentar për Shëndetësi ka thënë se Institutiti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që shkollat mos të hapen as pas 26 shtatorit e një vendim të tillë e ka kundërshtuar SBASHK-u.
MPB: 6375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare

MPB: 6375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 12:12 Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se brenda dy ditësh kanë lëshuar 6375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare. Kjo pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targa nga ana e Qeverisë së Kosovës, më 20 shtator të këtij viti. “Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. MPB-ja ka dhënë detaje edhe për tabelat e përkohshme që janë vendosur në pika kufitare. Tek pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë janë administruar 1616 tabela plotësuese, ndërsa në Merdare 1309. Në Mu...
Munguan anëtarët, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Munguan anëtarët, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 10:58 Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së anëtarëve të mjaftueshëm. Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri. Sipas Tahirit, në mbledhje kanë qenë prezent vetëm kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nënkryetarja e parë, Saranda Bogujevci dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. “Kemi qenë të ftuar në mbledhjen e Kryesisë. Fatkeqësisht mbledhja nuk u mbajt se nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm Edhe se jemi në një proces zgjedhor ne duhet të ushtrojmë funksionin tonë në Kuvend. Shihet qartë se ka një mungesë koordinimi Në mbledhje ka qenë Arben Gashi, Saranda Bogujevci e kryetari Glauk Konjufca, të tjerët munguan. Ajo [ka duhet të them është se nuk duh...
Osmani në ditën e tretë të qëndrimit në Shba vazhdon  takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme

Osmani në ditën e tretë të qëndrimit në Shba vazhdon takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
23/09/2021 10:40 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke vazhduar vizitën e saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ditën e tretë të qëndrimit në SHBA, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Osmani ka vazhduar takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme. Përmes një postimi në Facebook, presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka takuar kryeministrin e Kuvajtit, presidentin e Senegalit, presidentin e Guinea Bisaut dhe gjeneralin Wesley Clark. Gjatë këtyre takimeve u bisedua për të arriturat e deritashme të Kosovës, bashkëpunimin mes Kosovës me këto shtete dhe praninë e FSK-së në misionin paqeruajtës në Kuvajt
Serbët s’heqin dorë nga protesta, shtohet numri i kamionëve me të cilat është bllokuar rruga

Serbët s’heqin dorë nga protesta, shtohet numri i kamionëve me të cilat është bllokuar rruga

KOSOVË, LAJME
23/09/2021 10:13 Bllokada e qytetarëve serb në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak po vazhdon edhe sot, radhazi për katër ditë. Pavarësisht motit të ftohtë e reshjeve të shiut ata janë të vendosur të mos lëvizin në të dy pikëkalimet kufitare, në shenjë proteste për vendosjen e reciprocitetit për targa të Serbisë. Sipas Kosovo Online, bllokada është rreth tre kilometra e gjatë, kurse mbrëmë qytetarët serb shtuan numrin e kamionëve dhe i vendosën për të bllokuar trafikun. Në Jarinjë dhe Bërnjak janë vendosur edhe forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, por që deri tani nuk ka pasë asnjë incident përpos provokimeve të herëpashershme nga protestuesit. Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë kalimet kufitare të Kosovës....
Fermerët ia mësyjnë Ministrisë së Bujqësisë

Fermerët ia mësyjnë Ministrisë së Bujqësisë

KOSOVË, LAJME
23/09/2021 10:07 Drejt Ministrisë së Bujqësisë janë nisur një numër i madh i bujqve me mjetet e tyre të punës, për të protestuar kundër siç thonë ata padrejtësive që u janë bërë. Ditë më parë ata e kishin paralajmëruar protestën, duke thënë se do të nisën me 200 traktorë drejt kësaj ministrie, pasi janë të pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit. Ata sot janë parë duke shkuar drejt kësaj ministrie për të protestuar. “E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë“,...
Çfarë ndodhi mbrëmë në pikën kufitare në Bërnjak?

Çfarë ndodhi mbrëmë në pikën kufitare në Bërnjak?

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 09:10 Qeveria e Kosovës ka nisur të hënën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Mirëpo, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, në shenjë pakënaqësie. RTV Dukagjini raporton se mbrëmë gjatë natës serbët kanë vendosur zhavorr në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak. Ky medium raporton edhe se protestuesit serbë kanë shtuar numrin e mjeteve të rënda në rrugë.Ndryshe, gjatë ditës së djeshme xhandarmëria serbe në afërsi të Jarinjes, është vendosur në disa pika të larta duke vrojtuar njësitet e Policisë së Kosovës.
Ekspertët evropian dërgohen në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet

Ekspertët evropian dërgohen në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 08:41 Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese të Zgjedhjeve (ENEMO) ka dërguar pesë ekspertë ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet lokale të 17 tetorit pas akreditimit zyrtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës(KQZ). ENEMO ka bërë të ditur se ekipi kryesor tashmë gjendet në Prishtinë dhe do të vëzhgoj raundin e parë të zgjedhjeve dhe raundin e dytë në komunat ku mund të ndodh që të ketë raund të dytë. Poashtu IEOM i ENEMOs planifikon që në ditën e zgjedhjeve të monitoroj procedurat e votimit dhe të numërimit në një numër të limituar të vendvotimeve. Në këtë mënyrë IEOM i ENEMOs synon që ta rris integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor. “Me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë të vitit 2021, IEOM i ENEMOs synon të rris integritetin dhe transparencën e pr...
Sot mbahet konferencë për rastin e Pjetër Shalës

Sot mbahet konferencë për rastin e Pjetër Shalës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 08:24 Gjykata Speciale do të mbajë sot konferencë ndaj Pjetër Shalës, i njohur si komandant “Ujku”. Konferenca do të fillojë në ora 9:00. Shala po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për veprat penale ndalim arbitrar, torturë, trajtim mizor dhe vrasje në kohë të luftës. “Ujku” ishte arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe ishte transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në aktakuzën e konfirmuar më 12 qershor 2020 e të redaktuar më 15 prill 2021, prokuroria pretendon se Shala kishte kryer krime të luftës, në fabrikën e metalit në Kukës së bashku me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Pjetër Shala së bashku me persona të tjer...
div.meta-author { display:none; }