News That Matters

KOSOVË

Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Mustafës

Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Mustafës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
24/09/2021 Sot do të vazhdojë gjykimi kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, shkruan “Radio-Ylberi” Dëshmitari i parë në gjykimin e Mustafës e ka përfunduar dëshminë e tij pas katër seancave që janë mbajtur një pas një gjatë javës, ndërsa poashtu dje filloi intervistimi i dëshmitarit të dytë.
Vazhdonë bllokada në rrugët që të dërgojnë në Jarinje e Bërnjak

Vazhdonë bllokada në rrugët që të dërgojnë në Jarinje e Bërnjak

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
24/09/2021 09:41 U bënë pesë ditë që rrugët që të dërgojnë në dy pikat kufitare në veri, Jarinje e Bërnjak po mbahen të bllokuara nga serbët lokalë. Ata janë këmbëngulës se pa u larguar masa e reciprocitetit në targa të automjeteve e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk do të këtë zhbllokim, shkruan “Radio-Ylberi” Ndërkohë Policia e Kosovës vazhdon t’i mbajë forcat e saj në këtë zonë anipse deri më tani nuk ka ndonjë incident të madh të raportuar. Situata po vëzhgohet pandërprerë edhe nga KFOR-i e EULEX-i ndërsa dje janë parë edhe helikopter të forcave serbe duke fluturuar afër Jarinjes. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje që sa më parë të dialogohet për këtë çështje dhe palët ti ulin tensionet
Vendimi për targat s’është i vetmi, pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Vendimi për targat s’është i vetmi, pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

KOSOVË, LAJME
24/09/2021 09:30 Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës kanë marrë ndaj shtetit të Serbisë. Marrëveshja e Brukselit në vitin 2011, për lëvizje të lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Marrëveshja për Tregti të Lirë më vendet e Ballkanit Perëndimor e njohur më shkurtesën CEFTA, jo gjithmonë janë respektuar nga këto shtete. Kjo ka shtyrë qeveritë e Kosovës disa herë të marrin masa reciproke ose të vendosin taksa doganore, ndaj mallrave të prodhuara në Serbi. Masa e parë e reciprocitetit, në vitin 2011, trasmeton “indeksonline” Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011. Kjo mas...
Reagon Rusia për situatën në veri

Reagon Rusia për situatën në veri

KOSOVË, LAJME
24/09/2021 09:26 Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka shprehur shqetësimin e saj për situatën në Kosovë. Kjo ministri ka vlerësuar se veprimet e institucioneve të Prishtinë ishin provokime që synonin dëbimin e serbëve. Në reagimin e saj thuhet se ata janë të shqetësuar për përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës. “Në thelb është një përpjekje e shqiptarëve për të pushtuar zonat e populluara me serbë dhe për të vendosur kontrollin e tyre atje. Ne i konsiderojmë këta hapa si një provokim që synon spastrimin etnik dhe dëbimin e serbëve nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Tutje, kjo ministri u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që urgjentisht të tërheqin njësitë speciale policore nga veriu dhe t’i përkushtohen seriozisht detyrave për...
Sot pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës masat e reja anti-covid

Sot pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës masat e reja anti-covid

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
24/09/2021 09:07 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia një ditë më parë bëri të ditur se nga e hëna, më 27 shtator do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër COVID-19. Vitia tha se masat pritet të miratohen të premten në mbledhjen e Qeverisë. “IKSHPK konstaton se situata epidemiologjike me COVID-19 aktualisht shënon rënie të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve por megjithatë është akoma jo stabile, duke pasur parasysh se varianti Delta është dominues në qarkullim në Kosovë. IKSHPK përkundër situatës rekomandon vigjilencë dhe vazhdimin e disa masave në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e COVID-19”, deklaroi ministri. Megjithatë, Vitia tha se duke pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar, atëherë një pjesë e masave do të jenë në ketë drejtim: – ...
Silver Sabre 2021”/ Dëshmi e fuqishme e bashkëveprimit të suksesshëm të KFOR-it me institucionet e sigurisë së vendit

Silver Sabre 2021”/ Dëshmi e fuqishme e bashkëveprimit të suksesshëm të KFOR-it me institucionet e sigurisë së vendit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 18:02 Në Gjakovë, sot në dy vend-lokacione u realizuar Ushtrimi Fushor “Shpata e Argjendtë 2021”, ku morën pjesë: Këshilli i Sigurisë së Kosovës, FSK, KFOR-i, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Komuna e Gjakovës dhe Kryqi i Kuq i Kosovës. Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, morën pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Ferderici, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zv. Komandanti I KFOR-it, gjeneralbrigade Gunter Schopf, shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John P. Maier, drejtori i Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës I NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter, zv.drejtori i AME-së, Shefki Abdullahu, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë së K...
Arben Vitia bën publike masat e reja

Arben Vitia bën publike masat e reja

KOSOVË, LAJME
23/09/2021 17:21 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për masa të reja kundër Covid-19, në Kosovë, shkruan “Radio-Ylberi” Vitia tha se në koordinimin me ministritë e linjës dhe me institucionet përkatëse shëndetësore kanë vendosur për masa të reja në vend nga e hëna e javës së ardhshme. “Nga rekomandimet e dy javëve paraprake kemi pasur shumë takime dhe diskutime për masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator, pra nga e hëna e ardhshme. Sot kemi marrë edhe rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja, për këto masa”, ka thënë Vitia. Ndër të tjera, Vitia deklaroi se tashmë në të gjitha institucionet publike dhe private që punojnë me palë, do të kërkohet certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse që dëshmojnë që punonjësi nuk është i infektuar me Covid-19. “Ashtu siç ...
Osmani takon Clintonin: Është pak të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

Osmani takon Clintonin: Është pak të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 16:56 Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në New York është takuar me ish-presidentin amerikan Bill Clinton. “Të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë është pak. Presidenti Bill Clinton, faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për popullin tonë”, ka shkruar ajo në Twitter. Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla janë duke qëndruar në New York në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Hapen çerdhet dhe shkollat nga e hëna

Hapen çerdhet dhe shkollat nga e hëna

KOSOVË, LAJME
23/09/2021 15:28 Disa prej masave të reja që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës nga kjo e hëne janë hapja e çerdheve dhe shkollave me prani fizike, por duke respektuar udhëzuesit përkatës. Po ashtu, gastronomia lejohet të shfrytëzohet hapësira e mbyllur, por klientëve do t’u kërkohet që të kenë me vete kartelën e vaksinimit ose testin PCR, serologjik apo të antigjen. Kurse hapësirat e hapura do të vazhdojnë të shfrytëzohen deri në 70% të kapacitetit. Orari i kufizimit të qarkullimit të qytetarëve mbetet i njëjti, pra nga 22.00 deri në ora 05.00. Ministri Vitia informoi kryetarët e komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27 shtator 2021: – Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të le...
div.meta-author { display:none; }