News That Matters

KOSOVË

Escobar për situatën në veri: Është në dorën e të dyja palëve që të mos ketë qasje ushtarake

Escobar për situatën në veri: Është në dorën e të dyja palëve që të mos ketë qasje ushtarake

KOSOVË, LAJME
25/09/2021 09:35 Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar thotë se përparësia kryesore në këtë detyrë do të jetë integrimi më i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në një intervistë gjithëpërfshirëse për Zërin e Amerikës, Escobar, i emëruar rishtazi në këtë detyrë, ndalet në tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dialogut mes tyre, luftën kundër korrupsionit, përcaktimin publik nga Sekretari i Shtetit të ish Kryeministrit Sali Berisha, në situatën në Bosnje Hercegovinë dhe në rolin e Kinës dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Zoti Escobar cilat do të jenë përparësitë tuaja për Ballkanin Perëndimor? Cilat do të jenë çështjet më të ngutshme me të cilat do të merreni? Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Janë dy çështje shumë...
PK ka shqiptuar 647 tiketa për mosrepektim të masave anti-covid

PK ka shqiptuar 647 tiketa për mosrepektim të masave anti-covid

KOSOVË, LAJME
25/09/2021 09:29 Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 647 tiketa për mosrespektim të masave antiCOVID. Po në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar 1,357 tiketa trafiku. Të premten kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale. Policia gjatë të premtes ka arrestuar 22, 10 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajte të dënimit
Dita e gjashtë e reciprocitetit, veriu vazhdon të mbetet i bllokuar

Dita e gjashtë e reciprocitetit, veriu vazhdon të mbetet i bllokuar

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
25/09/2021 9:19 Dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara tash e gjashtë ditë. Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Autoritetet e Kosovës, të hënën, më 20 shtator kanë nisur që veturave me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, t’iu vënë targa të përkohshme, pasi kanë thënë se të njëjtën gjë Serbia po e bën tash e sa vjet. Ndonëse asnjë incident i theksuar nuk është regjistuar që nga e hëna, nga autoritetet ndërkombëtare është bërë thirrje për shtensionim të situatës. Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin...
Vitia: Këto janë masat e reja anti-Covid

Vitia: Këto janë masat e reja anti-Covid

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
24/09/2021 19:14 I pari i shëndetësisë kosovare, Arben Vitia, përmes një konference për media ka njoftuar masat e reja të ndërmarra për parandalimin e transmetimit të pandemisë koronavirus. Ai ka thënë se shumica e masave të reja, të cilat do hyjnë fuqi në 27 shtator, janë nga ato të kaluarat, derisa si masë e re konsiderohet mbajtja e mësimit në shkolla nëpërmjet prezencës fizike në grupe prej 20 personash. Po ashtu, sipas ministrit, të gjithë personat që ia mësyjnë të hyjnë në ambiente të mbyllura do t’u kërkohet kartela e vaksinimit ose testi negativ. ”Nga vaksinimi do varet edhe qarkullimi. Tash që shumë shtete po aplikojnë edhe certifikatën digjitale të vaksinimit. Masat e ndërmarra dhe afatet kohore që janë dy javë shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll por n...
QUINT-i kërkon zbatimin e vendimit në lidhje me regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit

QUINT-i kërkon zbatimin e vendimit në lidhje me regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit

KOSOVË, LAJME
24/09/2021 18:00 Shefat e Misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara mbajnë shënim dhe mirëpresin deklaratën unanime të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në 24 shtator lidhur me mos zbatimin e vendimeve paraprake të saj, përfshirë 2016 vendim për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. “Është e shqetësuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është e detyruar t’i rikujtojë institucioneve ekzekutive që të garantojnë dhe zbatojnë sundimin e ligjit në këto raste të tejdukshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ky takim, të postuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane. “Siç u vu re në deklaratën tonë të Kuintit të 19 majit, respektimi i shtetit të së drejtës është detyrim për të gjitha qeveritë. Inkurajojmë fuqimisht Qeverinë e Kosovës që...
Kushtetuesja hedh poshtë ankesën e Listës Serbe për ndarjen e ministrive në Qeverinë Kurti

Kushtetuesja hedh poshtë ankesën e Listës Serbe për ndarjen e ministrive në Qeverinë Kurti

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
24/09/2021. 13:40 Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankesën e Listës Serbe që me 29 mars ishte ankuar se Qeveria Kurti nuk ia kishte dhënë dy ministri komunitetit joshumicë serb, respektivisht ministrinë e 3-të të komuniteteve pakicë në Qeveri. Në vendimin e saj, Kushtetuesja thotë se “është i detyrueshëm konsultimi ose miratimi i deputetëve që përfaqësojnë ‘komunitetin në fjalë’, përkatësisht deputetët që përfaqësojnë komunitetin serb ose që përfaqësojnë komunitetet tjera jo shumicë, varësisht nëse kandidati përkatës është deputet i Kuvendit ose jo, dhe jo shumica e të gjithë deputetëve që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë”, trasmeton “Radio-Ylberi” Bazuar në këtë, Qeveria Kurti, çështjen e ndarjes së Ministrisë së tretë për deputetët joshumicë, e cakton në diskutim me deputetët e...
400 mësimdhënës kanë nevojë të zëvendësohen,Ministria e Arsimit nuk i përgjigjet kërkesave të SBASHK-ut

400 mësimdhënës kanë nevojë të zëvendësohen,Ministria e Arsimit nuk i përgjigjet kërkesave të SBASHK-ut

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
24/09/2021 13:00 Sindikata e Arsimit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të krijojë listën shtesë për zëvendësimin e mësimdhënësve me sëmundje kronike apo që janë shtatzëna. Por Ministria e Arsimit nuk i ka kthyer ende përgjigjeje SBASHK-ut, ndonëse kanë mbetur edhe tri ditë deri në fillimin e vitit të shkollorë. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, tha për Infokus se janë në pritje të një përgjigje nga Ministria e Arsimit. “Nuk kemi marruar ende ndonjë përgjigje zyrtare nga ana e Ministrisë së Arsimit. Mirëpo sot kemi zhvilluar një takim me Zëvendësministrin e Arsimit, pasi që ministrja Nagavci ishte në udhëtim zyrtar. Zëvendësministri, Dukagjin Pupovci tha se për mësimdhënëset shtatzëna vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës do t’ia heq pikën e caktuar dhe do t’i liron ato nga paraqitja në...
SHSKUK: 421 pacientë po marrin trajtim për COVID-19

SHSKUK: 421 pacientë po marrin trajtim për COVID-19

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
24/09/2021 12:46 Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 421 pacientë. Prej tyre 347 me oksigjeno-terapi dhe 40 në gjendje të rënduar shëndetësore në mjekim intensit mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 75 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 41 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 20 pacientë Klinika e Gjinekologjisë,1 paciente Klinika e Pediatrisë, 1 pacient Spitali i Prizrenit, 32 pacientë Spitali i Gjakovës, 27 pacientë Spitali i Pejës, 72 pacientë Spitali i Gjilanit, 36 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë Spitali i Mitrovicës, 21 pacientë Spitali i Ferizajt, 29 pacient...
Në Shtërpcë vendoset poster me mbishkrime “Mirë se vini në Asociacionin e komunave serbe”

Në Shtërpcë vendoset poster me mbishkrime “Mirë se vini në Asociacionin e komunave serbe”

KOSOVË, LAJME
24/09/2021 Poster me mbishkrime “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”, janë hasur në rrugën Ferizaj-Prizren gjatë të enjtes. Kështu ka raportuar Policia e Kosovës sot, trasmeton "Radio-Ylberi" Sipas raportit, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe është hapur rast për nditje të përçarjes dhe mos durimit. “Shtërpcë, 23.09.2021 – 18:00. Patrulla policore ka raportuar se ka vërejtur në tabelat e rrugës rajonale Ferizaj-Prizren kanë vërejtur poster me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është hapur rasti i lartcekur”, thuhet në raport
div.meta-author { display:none; }